By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre
February 5, 2026
Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE
February 5, 2026
Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën
February 5, 2026
Arrestohen tre të dyshuar për grabitje, i katërti në kërkim
February 5, 2026
Roboti humanoid më i shpejtë në botë prezantohet në Kinë
February 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bie interesimi për blerjen e druve, shkak ngrohja me kondicionerë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Bie interesimi për blerjen e druve, shkak ngrohja me kondicionerë
Ballina 1Lajme

Bie interesimi për blerjen e druve, shkak ngrohja me kondicionerë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/13 at 10:28 PM
Kosova Times Published September 13, 2024
Share
SHARE

Konsumi i energjisë elektrike është rritur gjatë muajve të verës krahasuar me vitet e kaluara. Ndërsa, ngritje e konsumit pritet edhe gjatë dimrit. Kjo, pasi thuhet se një numër i madh i qytetarëve, të cilët më parë kanë përdorur drutë për t’u ngrohur, tani po ngrohen me kondicionerë dhe pajisje të tjera. Pavarësisht rritjes së konsumit, nuk pritet krizë energjetike gjatë dimrit.

Deri këtë vit, Beqir Igrishta është ngrohur me dru. Megjithatë, sivjet ai po mendon të blejë kondicioner apo pajisje tjera për t’u ngrohur me energji elektrike.

“Me pelet ngrohemi, por mendoj me bë me rrymë, sepse edhe peleti po shtrenjtohet për çdo vjet”, tha ai.

Edhe ata që janë ngrohur me dru, por edhe me pajisje te tjera, po ankohen se faturat e energjisë po u vijnë shtrenjtë.

Mirëpo për dallim nga vitet e tjera, interesimi për të blerë dru ka rënë.

Gjatë vitit të kaluar çmimi i një metri dru sillej nga 60-65 euro. Ndërsa, gjatë këtij viti çmimi i tyre është 50-55 euro. Shitësit thonë se interesimi për të blerë dru sivjet ka rënë.

Me përdorimin e kondicionerëve, është rritur edhe konsumi i energjisë elektrike.

Nga Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike thonë se krahasuar me tri vitet e fundit, sivjet konsumi ka qenë më i madh.

“Normalisht që përdorimi i kondicionerëve e ka bërë të veten dhe ka pasur edhe rritje të konsumit. Ndërkohë, në këtë periudhë, pra prej 1 deri 11 shtator, konsumi mesatar ditor ka arritur mbi 12 mijë megavat orë. Për këtë periudhë kemi importuar mbi 3.5 milionë euro”, tha Margarita Rashiti, zëdhënëse e KESCO-s.

Nga kjo kompani kanë thënë se janë të përgatitur në rast se vendi përballet me ndonjë krizë energjetike.

Megjithatë njohës të ekonomisë e përjashtojnë mundësinë e një krize.

“Ne kemi kapacitetin për të prodhuar më shumë energji elektrike dhe njëkohësisht të përballemi me situatën. Në bazë të të dhënave që janë, vetëm në bazë të mbështetjes në të kaluarën janë kursyer miliona euro. Prandaj, edhe mbështetja e fundit për pajisje efiçiente do të ndikojë në përmirësimin e situatës energjetike në Kosovë”, tha Lulzim Beqiri, njohës i ekonomisë.

Ministria e Ekonomisë të enjten ka hapur thirrjen përmes së cilës rreth 10 mijë familje do të subvencionohen për blerjen e pajisjeve efiçiente për ngrohje.

You Might Also Like

Policia alarmon për rritjen e fajdesë, shfaqet edhe përmes autosalloneve

Osmani sërish do të kundërshtojë rritjen e çmimit të rrymës

Osmani: Institucionet tona u ndërtuan në pasojat e një lufte gjenocidale

Kurti kujton masakren e vitit 2000 në Mitrovicë: Kosova nuk harron asgjë!

Osmani kujton masakrën e Mitrovicës: Krim i hapur kundër njerëzimit

TAGGED: #Dru, #Kondicioner
Kosova Times September 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Brenda Komunitetit Rus, grupit të ekstremit të djathtë që lulëzon nën regjimin e kohës së luftës të Putinit

Kosova Times Kosova Times May 7, 2025
Kurti: Fokusi është te menaxhimi i krizës energjetike
Hulumtim i tmerrshëm për Ozempic:Shqiptaret e marrin në masë për të humbur peshë, por pasojat mund të jenë të tmerrshme
Taylor Swift i bashkohet klubit të miliarderëve
Dy raste të heqjes së patent shoferit në Ferizaj nga shpejtësia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?