By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kuvendarët e zgjedhur nga populli që po duken e sillen si kamp paramilitarësh
May 11, 2025
Trump i kërkon Ukrainës të pranojë bisedime me Rusinë në Stamboll
May 11, 2025
Drita dhe Prishtina mposhten, fitojnë Malisheva, Ballkani e Suhareka
May 11, 2025
KQZ: Deri në orën 18:00 kanë votuar 40,94% e qytetarëve, pjesëmarrja më e lartë në Dibër dhe Tiranë
May 11, 2025
Osmani: Miqësia me Austrinë, shtyllë e fortë e rrugëtimit tonë evropian
May 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pas 7 pikëshit ultimativ të Aleksandër Vuçiqit, asnjë kompromis në dëm të shtetit, Republika e Kosovës të vepron me unitet dhe mbështetet në parimet Kushtetuese
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pas 7 pikëshit ultimativ të Aleksandër Vuçiqit, asnjë kompromis në dëm të shtetit, Republika e Kosovës të vepron me unitet dhe mbështetet në parimet Kushtetuese
Ballina 1Lajme

Pas 7 pikëshit ultimativ të Aleksandër Vuçiqit, asnjë kompromis në dëm të shtetit, Republika e Kosovës të vepron me unitet dhe mbështetet në parimet Kushtetuese

Kosova Times
Last updated: 2024/09/13 at 9:36 PM
Kosova Times Published September 13, 2024
Share
SHARE

Analistët politik i kanë vlerësuar si shumë serioze kërkesat e Presidentit serb Vuçiqi me 7 pikëshin e tij në adresë të shtetit të Kosovës, andaj kërkojnë që kjo situatë e re të menaxhohet me kujdes, unitet politik dhe bashkërendim të fuqishëm me faktorin ndërkombëtar. Uniteti politik duhet të reflektojë me një Qeveri të Shpëtimit Kombëtar.

Analisti dhe njohësi i fushës të së drejtës Muhamet Kelmendi thotë se Serbia vazhdojë prapë me kërkesat e paraqitura si kushte ndaj Kosovës në avazin e vjetër shoveno-fashist.

“Kushtet tregojnë se Serbia nuk është demokratizuar. Serbia në emër të kërcënimit të luftës ka paraqitur kushte, të cilat janë abstrakte dhe të parealizueshme. Çdo kërkesë ka elemente të rrezikshme. Me ato kërkesa-kushte synohet të dezorganizohet Republika dhe të krijohen kushtet për ta ripushtuar Kosovën,” thotë Muhamet Kelmendi.

Sipas Kelmendit, me këtë iu dha fund njohjes së Kosovës nga Serbia. Po ai thotë se Kosova është shtet dhe e ka Kushtetutën e vetë, mbi të cilën është ndërtuar pushteti dhe ajo duhet respektuar.

“Kushtet e kriminelit të të luftës Vuçiq fillojnë me kushtin esencial, me Asociacion dhe kalojnë deri te përdorimi i dinarit si mjet pagese. Zgjedhjet në veri organizohen vetëm në bazë të ligjit të Kosovës. Format juridike dihen. Rikthimi i policëve, i gjyqtarëve, i prokurorëve dhe i administratës nuk mund të realizohet kuturu. Dorëheqjet ishin ligjore. Plotësimi i vendeve të punës bëhet vetëm me konkurs”, ka deklaruar Kelmendi për “Kosova Times”.

Ai shton se në këtë situatë Kosova nuk mund të trajtohet ndryshe, dhe janë gënjeshtra ato që thotë Vuçiq kinse në Kosovë ka të burgosur politik.

“Të arrestuarit janë ish anëtarët e bandës së Radojçicit. Kemi edhe dy a tre veta të arrestuar pse e kanë sulmuar Policinë e vendit. Tërë kushtet e paraqitura janë anti – Kushtetutës së Kosovës. Kosova kërkohet të respektoj ligjet e veta. Duhet të gjenden domosdo edhe modalitetet e pjesëmarrjes së minoritetit serb në pushtet. Liritë dhe të drejtat janë të garantuara”, tha Muhamet Kelmendi. Sido qoftë ai paralajmëron se rreziku për Kosovë nga Serbia mbetet potencial. “Serbia kështu nuk u largua nga rruga e Milloshevicit. Këtej priten aksione kriminale tjera. Rreziku është permanent. Kërkohet gatishmëri e Republikës për të mbrojtur veten”, theksoi Kelmendi.

Zeqa: Të mblidhet urgjentisht Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe formohet Qeveria Shpëtimit Kombëtar

Analisti politik Florim zeqa thotë se pas kërkesave 7 pikëshe të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe shpërndarjes së pamfleteve luftënxitëse në veriun e vendit, Qeveria e Kosovës duhet të merret seriozisht e jo ta neglizhojë situatën e krijuar pas konferencës për media të presidentit serb.

Zeqa thekson se nuk mjaftojnë deklaratat e kryeministrit Albin Kurti në rrjetet sociale se “Kosova është më e fortë se kurrë më parë, nuk trembet nga kërcënimet e Serbisë”, etj.

“Menjëherë dhe pa humbur kohë, kryeministri Albin Kurti duhet të thërrasë një mbledhje urgjente me Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe me forcat politike në vend për të shqyrtuar ndërmarrjen e veprimeve të duhura dhe të koordinuara, e jo t’i tregojë opinionit se “sa larg është Serbia nga vlerat demokratike dhe njerëzore”! Për arsye se Serbia është duke e ashpërsuar fjalorin luftënxitës në Kosovë, ndërkohë që bashkësia ndërkombëtare është duke qëndruar indiferente ndaj veprimeve të shtetit serb. Merreni me mend sikur të njëjtën gjë ta bënin liderët e shtetit të Kosovës, menjëherë do të alarmohej bashkësia ndërkombëtare, Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mblidhej urgjentisht për ta qortuar, e mbase edhe për ta ndëshkuar Kosovën”, thekson Zeqa për “Kosova Times”.

Mobilizimi i forcave të sigurisë së Kosovës dhe krijimi i një qeverie të shpëtimit kombëtar karshi situatës, është I domosdoshëm sipas analistit Zeqa, pavarësisht se kemi garanci mbrojtëse nga faktori ushtarak ndërkombëtar.

“Edhe pse Kosova ndjehet e mbrojtur dhe e siguruar me prezencën e forcave të NATO-s, assesi nuk bën të neglizhohen kërkesat e Vuçiçit, për faktin se veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në veri i kanë dhënë alibi të mjaftueshme Vuçiqit për realizimin e shpejtë të disa prej kërkesave të parashtruara! Politika e gabuar e kryeministrit Albin Kurti, e cila i dëmtojë seriozisht raportet e shtetit tonë me aleatët strategjik e ka trimëruar Aleksandër Vuçiqin, i cili pandërprerë provokon destabilizim në pjesën veriore të vendit tonë, duke i paraqitur serbët si “viktima të rrezikuara nga pushteti në Prishtinë”! Pas zhvillimeve të fundit në veri dhe lansimit të 7 kërkesave të presidentit serb, shumë lehtë mund të ndodhë që agresioni politik i Serbisë të kthehet në veprime ushtarake, të cilat nuk do të ndaleshin aq lehtë dhe aq shpejtë siç e mendon një pjesë e politik-bërjes kosovare. Që kjo të mos na zë në befasi, duhet mobilizim i përgjithshëm në nivel vendi dhe bashkërendim i veprimeve i të gjitha forcave politike, qoftë nevoja edhe për krijimin e një ‘Qeverie të Shpëtimit Kombëtar’, për të shpëtuar atë që e kemi fituar me gjak dhe sakrifica të panumërta”, potencoi analisti Zeqa.

Ai thekson se nuk është koha e thurjes së lëvdatave nga qeveria dhe as e kritikave nga opozita.

“Por është koha unifikimit të faktorit politik dhe shoqërorë në Kosovë në përballimin e situatave të (pa)pritura, të cilat mund të jenë afër, madje edhe shumë më afër se që mendohet nga ekspertët e sigurisë shtetërore! Mrekullia vetëm një herë ka zbritur nga qielli për shqiptarët. Kështu e shoh unë situatën e krijuar, qofsha gabim në konstatimet e mia!”, nënvizoi Zeqa për “Kosova Times”.

You Might Also Like

KQZ: Deri në orën 18:00 kanë votuar 40,94% e qytetarëve, pjesëmarrja më e lartë në Dibër dhe Tiranë

Osmani: Miqësia me Austrinë, shtyllë e fortë e rrugëtimit tonë evropian

Bajrami i reagon Kusarit lidhur me vendimin për rritjen e energjisë

Rama: Prishtina, shembull ndër 120 qytetet e Evropës dhe Arabisë

KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri

TAGGED: #7 pika, #Aleksandër Vuçiq, #Kosova
Kosova Times September 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kuti me krerët e komunave veriore për zhvillimin e infrastrukturës

Kosova Times Kosova Times September 9, 2024
Bajrami: Me urdhër të një gjykate jokompetente janë ekzekutuar 3.5 milionë euro në AKP
Hapet ekspozita ‘Bota kujton Srebrenicën’ në Prishtinë
Izraeli sulmon aeroportin në Bejrut-nuk lejon që palestinezët të kthehen në shtëpi
Çfarë bën Qendra Humanitare Serbo-Ruse?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?