By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një javë pasi Kosova u bë pjesë e Bordit të Paqes, deklarohet Kurti
January 30, 2026
Kurti: E kemi veç njoftimin nga Kushtetuesja, jo edhe arsyetimin
January 30, 2026
Kurti: Në shkurt do të shohim a ka interesim nga opozita për bashkëpunim
January 30, 2026
Komuna e Prishtinës njofton për trajnime të FSK-së në Badoc dhe Koliq
January 30, 2026
Policia e Kosovës në kufirin SHBA–Meksikë, fokusi te menaxhimi kufitar
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Deçani synon që lisin Molikë ta fusë në listën e trashëgimisë së mbrojtur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Deçani synon që lisin Molikë ta fusë në listën e trashëgimisë së mbrojtur
Ballina 1Lajme

Deçani synon që lisin Molikë ta fusë në listën e trashëgimisë së mbrojtur

Kosova Times
Last updated: 2024/09/14 at 10:24 PM
Kosova Times Published September 14, 2024
Share
SHARE

Lisi Molikë, i cili besohet të jetë i vjetër mbi 500 vjet. E veçanta e këtij lisi është trashësia e tij mbi 5 metra, gjë që bjeshkatarët thonë se zor mund të gjendet në bjeshkë të tjera. Andaj, komuna e Deçanit e ka për synim që këtë lis ta fusë në listën e trashëgimisë së mbrojtur natyrore.

5.30 metra është trashësia këtij lisi të llojit “molikë”, i cili po i numëron shekujt në bjeshkën e bukur të Baballoqit.

Banorët e këtij lokaliteti thonë se së paku 4 gjenerata e mbajnë mend kështu siç është, po me këtë madhësi, prandaj së fundmi kanë filluar edhe ta mirëmbajnë si aset të trashëgimisë natyrore në këto bjeshkë.

Lisat e tjerë përreth nuk e kanë trashësinë as sa të një degë të tij thonë këta bjeshkatarë.

Zyrtarët komunal të Deçanit thonë se “Molika e Baballoqit” është një lis karakteristik, qoftë për nga madhësia dhe degëzimet e tij. Sipas tyre, lis i tillë nuk haset askund në bjeshkët e komunave te tjera si të Pejës, Gjakovës dhe Junikut, prandaj kanë menduar që t’u propozojnë institucioneve qendrore që ai të renditet në listën e monumenteve natyrore dhe si i tillë të mbrohet nga shteti.

“Që kjo pishë të jetë në listën e monumenteve natyrore të  mbrojtura nga shteti. Dhe njëherësh kjo do të jetë një pikë reference për turistët e ardhshëm dhe në këtë formë edhe bjeshka e Baballoqit ta ketë një pikë një diçka që shihet që është diku rreth 500 vjeçe që u ka mbijetua të gjitha kushteve natyrore. Kështu që ja vlen të ruhet dhe të konservohet”, tha për RTK, Bajram Çeku, zyrtar në DBZhR në Deçan.

Banorët por edhe zyrtarët komunalë janë të bindur se propozimi i tyre do të hasë në mirëkuptim të institucioneve shtetërore sepse siç thonë ata, Ministria e Mjedisit edhe ashtu ka kërkuar nga komunat që çdo lis, që ka karakteristika të veçanta siç janë madhësia dhe vjetërsia të futet në listën e monumenteve të mbrojtura.

You Might Also Like

Një javë pasi Kosova u bë pjesë e Bordit të Paqes, deklarohet Kurti

Kurti: E kemi veç njoftimin nga Kushtetuesja, jo edhe arsyetimin

Kurti: Në shkurt do të shohim a ka interesim nga opozita për bashkëpunim

Komuna e Prishtinës njofton për trajnime të FSK-së në Badoc dhe Koliq

Policia e Kosovës në kufirin SHBA–Meksikë, fokusi te menaxhimi kufitar

TAGGED: #Deçani, #Molika, #Trashëgimi e mbrojtur
Kosova Times September 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Një recetë për gjellën e lirë të përgatitur nga 10 përbërës

Kosova Times Kosova Times January 25, 2026
Deliu-Kodra i reagon Sveçlës: Ky qëndrim është provokim i hapur që sot protesta e veteranëve të eskaloj në dhunë
Presidentja e përkohshme e Venezuelës i bëri thirrje Trumpit për paqe dhe dialog
Përgatitjet për inaugurimin e presidentit Trump
Milatoviq pret që të ruhet qasja për pavarësinë e Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?