By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lajme të rreme, Deepfakes, Provokime Historike: Kush dëshiron t’i ndajë Poloninë dhe Ukrainën?
June 12, 2025
Rrahje, goditje elektrike, uri: 846 ditë të oficerit ukrainas në robëri ruse
June 12, 2025
“Mirror”: Durrësi, qyteti i bukur bregdetar i ngjashëm me Ibizën
June 12, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 12, 2025
Moti në Shqipëri i kthjellët në të gjithë territorin
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Emigracioni një fenomen shqetësues në Malësi të Madhe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Emigracioni një fenomen shqetësues në Malësi të Madhe
Ballina 2Rajon / Botë

Emigracioni një fenomen shqetësues në Malësi të Madhe

Kosova Times
Last updated: 2024/09/14 at 7:45 PM
Kosova Times Published September 14, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri të dhënat e Censit të vitit 2023, publikuar kohët e fundit, dëshmojnë për një rënie të ndjeshme të numrit të banorëve, një pjesë e madhe për shkak të nivelit të lartë të emigracionit. Sipas të dhënave të INSTAT, vetëm nga viti 2018 deri në vitin 2022, nga Shqipëria janë larguar rreth 195 mijë persona. Një nga zonat më të prekura është edhe Malësia e Madhe. Studiuesi shqiptar- amerikan Lulash Palushaj paraqiti në Malësi të Madhe librin e tij të fundit kushtuar plagës së emigracionit në këtë zonë.

Studiuesi dhe shkrimtari shqiptare-amerikan Lulash Palushaj, autor i 15 librave, që i kushtohen historisë dhe traditave të Malësisë së Madhe, paraqiti sot përpara studiuesve dhe autoriteteve nga Malësia e Madhe, këndej dhe andej kufirit të sotëm shtetëror, librin e tij të fundit “Ku vojte o Malësi e Madhe, ka vete o shqiptar ”, kushtuar asaj që ai e quan plaga më e madhe e malësorëve, emigracioni.

“Plaga më e madhe është se kemi lënë ato pleq nëpër shtëpia të zbrazura. Plaga më e rëndë është lotët që derdhin pleqtë se ku i kanë njerëzit e shtëpisë. Se nuk mund të ketë shtëpi pa njerëz dhe njerëz pa vendlindjen e vet. Kjo është më e rëndësishmja që unë kam pasqyruar në këtë vepër”, tregon ai.

Për nënkryetarin e Bashkisë “Malësi e Madhe”, Sytki Ndreca, studiuesi Palushaj ka arritur të prekë një ndër problemet më kryesore që vazhdon të ketë Malësia e Madhe.

“Ikja dhe emigrimi jashtë territorit të Malësisë së Madhe, por edhe jashtë Shqipërisë, në emigracion, në diasporë, ka marrë një përmasë të madhe, ç’ka është shumë e frikshme”, thotë ai.

Nënkryetari i bashkisë thotë se të dhënat e fundit, të publikuara nga censusi i popullsisë dhe banesave, dëshmojnë edhe përmasat e largimit të banorëve nga Malësia e Madhe, si drejt emigracionit, ashtu edhe zonave të tjera në brendësi të vendit.

Sipas census-it të vitit 2023 Malësia e Madhe ka 21640 banorë ose më pak se 15 mijë banorë në krahasim me vitin 2011 dhe rreth 32 mijë më pak se regjistrimi i vitit 1991.

Pjesëmarrësit nga shqiptarët në Mal të Zi theksuan gjatë takimit se tema e emigrimit është shqetësuese për malësorët që jetojnë në të dy anët e kufirit dhe se trajtimi i kësaj teme ka të bëjë me nevojën e ndalimit të shpopullimit të trojeve shqiptare.

“Kjo temë përbën një fenomen shqetësues edhe për Lulashin se edhe ai vetë po e jeton emigracionin në SHBA. Pothuajse në shumicën e veprave të tij ai trajton këtë fat të hidhun të malësorëve, si andej, si këndej kufirit”, thotë Rrok Gjolaj. këshilltarë në Minsitrinë e Arsimit në Mal të Zi.

Shqipëria, thotë Lulash Palushaj, ka potenciale natyrore dhe ekonomike për të mbajtur në vendin e vet shqiptarët, por është e nevojshme të nxitet punësimi dhe të përdoren të mirat natyrore në dobi të zhvillimit.

Poetja Mimoza Rexhvelaj, banore e Malësisë së Madhe, thotë se tashmë në malësi ka fshatra që kanë mbetur bosh për shkak të braktisjes dhe largimit të banorëve drejt emigrimit, kryesisht në Amerikë dhe Angli. Ndaj, libri i fundit i Lulash Palushajt, thotë ajo, është një klithëm për ndryshimin e këtij realiteti.

“Klithma dhe ulurima në fakt, që bën professor Palushaj në librin e tij, është kthehuni në atdhe, kthehuni tek pragu, kthehuni tek familja, tek nëna, tek baba që ju presin”.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se, nga viti 2011 deri në vitin 2023, Shqipëria ka rreth 600 mijë banorë më pak. Ndërsa brenda një periudhe 5 vjeçare, nga viti 2018 deri në vitin 2022, nga Shqipëria janë larguar 194.900 persona, me një mesatare prej rreth 39 mijë personash në vit.

You Might Also Like

Lajme të rreme, Deepfakes, Provokime Historike: Kush dëshiron t’i ndajë Poloninë dhe Ukrainën?

Rrahje, goditje elektrike, uri: 846 ditë të oficerit ukrainas në robëri ruse

Axhenda ndërkombëtare

Si “ndodhi” pajtimi: Vance dhe “gruaja e akullt” e Shtëpisë së Bardhë i bashkuan Musk dhe Trump

Marinsat janë gati të dalin në rrugët e Los Angeles. Ata do të mbajnë me vete plumba të vërtetë

TAGGED: #Emigracioni, #Lulash Palushaj, #Malësi e Madhe
Kosova Times September 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Teknologji

ByteDance akuzohet se i ka ndihmuar Kinës të spiunojë aktivistët e Hong Kongut

Kosova Times Kosova Times June 7, 2023
Skuqje me domate greke – Tomatokeftedes
Shqipëri, fermerët e vegjël përballë emigracionit dhe çmimeve të ulëta
Sveçla viziton policët në QKUK: Gjendja e tyre po përmirësohet
Deputeti grek përjashtohet nga partia e Mitsotakis pas komenteve për migrantët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?