By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 janar
January 5, 2026
Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë
January 4, 2026
Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga
January 4, 2026
Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi
January 4, 2026
Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë
January 4, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Petkoviq reagon ndaj deklaratës së Rashiqit për institucionet arsimore dhe shëndetësore në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Petkoviq reagon ndaj deklaratës së Rashiqit për institucionet arsimore dhe shëndetësore në Kosovë
Rajon / Botë

Petkoviq reagon ndaj deklaratës së Rashiqit për institucionet arsimore dhe shëndetësore në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/14 at 9:29 PM
Kosova Times Published September 14, 2024
Share
SHARE

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq tha se ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq ka “njoftuar për pushtimin” e institucioneve arsimore dhe shëndetësore serbe nga autoritetet e Kosovës, duke shtuar se roli i tij në Qeverinë e kryeministrit, Albin Kurti, është të jetë “udhëheqës” dhe “megafon”.

“Rashiq po kontribuon në fushatën e përditshme antiserbe, e cila synon një Kosovë dhe Metohi të pastër etnikisht, pa serb, të cilët Kurti dëshiron t’i lërë pa spitale dhe shkolla, mjekësi dhe tekste shkollore dhe në këtë mënyrë të shkaktojë një katastrofë humanitare”, thuhet në reagimin e Petkoviqit lidhur me deklaratën që Rashiq dha për Radion Evropa e Lirë.

Mirëpo, në deklaratën e tij, Rashiq nuk ka “njoftuar” për pushtimin e spitaleve dhe shkollave që funksionojnë në zonat ku jetojnë serbët në Kosovë, dhe funksionojnë në bazë të sistemit serb. Por, ministri Rashiq ka deklaruar se duhet të planifikohen opsionet në mënyrë që të mos “befasohemi nga ajo që Beogradi fsheh nga ne”.

Ai po ashtu ka thënë se institucionet arsimore dhe shëndetësore në komunitetet serbe në Kosovë, të cilat financohen nga buxheti i Serbisë dhe funksionojnë nën sistemin e saj, do të duhet “të inkorporohen” në sistemin legjislativ të Kosovës, pasi marrëveshjet e arritura në Bruksel e parashikojnë një gjë të tillë.

“Duhet të gjejmë hapësirë në ligjet e Kosovës, në mënyrë që bashkëqytetarët tanë të mos pësojnë dëme”, ka thënë Rashiq për Radion Evropa e Lirë.

Me marrëveshjen e parë mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Bruksel në vitin 2013, është rënë dakord për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, për ngritjen e komunave dhe të institucioneve të tjera sipas sistemit të Kosovës, si dhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili do të rregullonte funksionimin e disa institucioneve serbe dhe financimin e tyre.

Përkundër kësaj, Kosova nuk e ka formuar Asociacionin dhe Serbia ka refuzuar t’i shpërbëjë institucionet e saj paralele.

Por, nga fillimi i këtij viti, autoritetet e Kosovës kanë filluar t’i mbyllin institucionet serbe, me arsyetimin se puna e tyre cenon rendin kushtetues të Kosovës.

Këto veprime janë kritikuar nga komuniteti serb dhe nga bashkësia ndërkombëtare, e cila thotë se lëvizjet e tilla “të pakoordinuara” mund t’i rrisin tensionet në terren.

Më 13 shtator, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se autoritetet e Kosovës do të “pushtojnë” institucionet shëndetësore dhe arsimore.

Paraprakisht, në fillim të shtatorit ai tha se Kosovë funksionojnë ende institucionet më të rëndësishme, përkatësisht shëndetësia dhe arsimi.

You Might Also Like

Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë

Trump tha se SHBA-të kanë nevojë për Groenlandën dhe shpjegoi se çfarë lidhje kanë Kina dhe Rusia me të

Ndërhyrje masive në pothuajse të gjitha frekuencat

I moshuari vret vajzën e tij 60-vjeçare në zonën e Modenës

Normalizimi gradual i Sistemit të Trafikut Ajror

TAGGED: #Nenad Rashiq, #Petar Petkoviq
Kosova Times September 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Policia: Gjobitja për shoferët me targa ilegale serbe nis nga 22 nëntori

Kosova Times Kosova Times November 20, 2022
KDTP ia konfirmon Kurtit bashkëpunimin për mandatin e tretë
Lufta në Gazë i ndërlikon marrëdhëniet e koklavitura Izrael-Rusi
Në UP sot e nesër zhvillohen procedurat e riakreditimit institucional
Kurti zhvillon takim me Kryeministrin e Grenadës, për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?