By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjykata e Londrës shpall fajtorë gjashtë bullgarë për spiunazh për Rusinë
May 12, 2025
ICAO e shpalli Rusinë përgjegjëse për rrëzimin e Boeing-ut në vitin 2014
May 12, 2025
Ultimatumi i BE-së ndaj Rusisë është gati të skadojë. “Heshtje e çuditshme në Moskë”
May 12, 2025
Anglezi vret motoçiklistin me makinë sepse po udhëtonte mbi një rrotë, përplaset dy herë me të
May 12, 2025
Flautistja prizrenase Berra Kruemali me koncert solistik
May 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshem se stuhitë ballkanike nuk kanë përfunduar ende
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshem se stuhitë ballkanike nuk kanë përfunduar ende
Lajme

Shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshem se stuhitë ballkanike nuk kanë përfunduar ende

Kosova Times
Last updated: 2024/09/14 at 1:17 PM
Kosova Times Published September 14, 2024
Share
SHARE

Eksperti i fushës së sigurisë Hyzri Salihu, sado që nuk e nënçmon situatën e krijuar me këto 7 kërkesat e Aleksandër Vuqiqit, adresuar Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar, ai është i bindur se ato do i shërbejnë atij më shumë për konsum politik dhe shantazh të dyanshëm, se sa që do të kenë efektin e tyre ndikues në zhvillimet për të cilat adresohen.

“E ka për konsum të brendshëm dhe për të “ kërcënuar “ bashkësinë ndërkombëtare për ti bërë presion Kosovës. Dhe, edhe ajo që ka thënë 72 orë do të thotë se ai është vetëm zëdhënës sepse në serbi vendos familja Markoviq – vija e Milloshit dhe Daçiqit. Pra, Vuçiq është zëdhënës i familjes mafioze -terroriste Markoviq, tha Salihu për Kosova Times.

Ai po ashtu ka tërhequr vërejtjen se duhet të jemi të vetëdijshëm se në situatë të pritshme Rusia nuk ka arsye të përfshihet në një luftë, nëse në rajonin Ballkanik nuk mundë të krijohet një precedent.

“Precedent është dhe do të jetë Serbia, për aq kohë sa orientimi i saj politik do të jetë me përparësi orientimi në Moskë. Shtrëngimi ndaj Serbisë nuk është vetëm objekt amerikan apo evropian, por edhe i popujve dhe shteteve fqinjë që rrezikohen prej qëndrimit agresiv të saj. Të pa imunizuar nga goditjet terroriste shtetet shqiptare duhet të rrisin vigjilencën në tërë dimensionin e parandalimit të tyre< tha Salihu për “Kosova Times”.

Salihu thotë se rrezikut për sigurinë kombëtare nga veriu, përballë qëndrimit të pastabilizuar të Serbisë në rajon, rrezikut prej terrorizmit ndërkombëtar dhe rreziqeve që sjellin efektet e forta të përfshirjes në rrjetet e trafiqeve dhe krimit të organizuar ndërkombëtar, nxitja në të gjithë format e emigracionit nga jashtë dhe brenda vendit, janë disa nga sfidat për të ardhmen.

“Tentativa e terrorizmit shtetëror serb me grupet e specializuara paramilitare në 24 shtator 2023 rrotull manastirit të Banjskë dhe skenari për të nxitur “revoltën popullore serbe” për ta kapur vijën e Ibrit, janë raste unikale që meritojnë studim të detajuar për mundësinë e përsëritjes në forma të tjera. Ngjarja e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Veriut të Kosovës, është akt terrorist shtetëror, përsëritje e skenarëve kriminalë të Serbisë, paralajmërim për mundësinë e destabilizimit të rajonit drejt një krize të nxehtë ushtarake”, thotë Salihu.

Sipas tij, Ballkani Përëndimor është sinonim i pasigurisë rajonale, kundër dëshirës për anët pozitive të saj, prandaj Ballkani vazhdon të mbetet i pashkëputur nga çështjet etnike dhe problemet territoriale.

Rreziqet sipas Salihut, që vijnë nga ndikimi rus në këtë rajon dhe ato që shfaqen nga jugu nëpërmjet linjave të depërtimit të emigracionit masiv, ekstremizmit fetar, krimit të organizuar dhe terrorizmit transnacional, faktorëve të tjerë të brendshëm, do të kërkojnë bashkëpunimin e ngushtë me SHBA-të dhe vendet e NATO-s.

Prandaj ai thotë qartë se shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm se stuhitë ballkanike ende nuk kanë përfunduar.

“Do të jetë detyrë e vetë shqiptarëve që të ndërtojnë ura aty ku ka lumenj në mes tyre. Është me të vërtet ,kohë e fundit ,që shqiptarët së pari të identifikojnë vetën kombëtarisht. Historia jonë si Komb është shumë e hidhur që të mos nxjerrim mësim prej saj. Është koha e fundit që ne të bashkohemi dhe të zhvillojmë një kuvendim ndërshqiptar,i cili do të duhej ti përballonte kufijtë e dialogimit të përditshëm ,të vështrimit të pjesshëm të problemit dhe të deklarimit verbal për të ardhmen tonë”, thekson eksperti i Sigurisë Hyzri Salihu.

Sipas tij, duke pasur parasysh pikërisht kushtet dhe rrethanat ekzistuese ,ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm për veprimet që do të ndërmarrim në të ardhmen si komb.

“Shqiptarët përherë kanë jetuar në pritje të mëdha. Kemi nevojë për rindërtimin e modelit të jetës,jo sipas diktatit dhe interesave të vjetra ,por sipas modelimit në dimension të ri ,duke e orientuar kombin drejt sigurisë”, është porosia e ekspertit të sigurisë Hyzri Salihu përmes bashkëbisedimit të zhvilluar me “Kosova Times”.

You Might Also Like

Kujtohet heroi Fadil Vata, bashkëveprimtarët: I pathyer në sfidat e kohës

Përkujtohet rënia e heroit Agron Rrahmani

Presidentes Osmani i jepet Çmimi i Evropës

Nesër përpjekja e pesëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit

Abdixhiku: Takimi te Presidentja mundësi për zgjidhje

TAGGED: #Hyzri Salihu
Kosova Times September 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ambasada amerikane uron për dekadën e bashkëpunimit me FSK-në

Kosova Times Kosova Times June 6, 2024
Fshati i Bosnjës i varros 19 viktimat e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut
Në komunën paralele të Skënderajt lëshoheshin dokumente të falsifikuara
Haxhiu renditë punët për katër vjet qeverisje
“Penicilina italiane” është një hit i vërtetë në botë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?