By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtetasit e huaj mashtrohen që të luftojnë për Rusinë në frontin ukrainas
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shtetasit e huaj mashtrohen që të luftojnë për Rusinë në frontin ukrainas
Rajon / Botë

Shtetasit e huaj mashtrohen që të luftojnë për Rusinë në frontin ukrainas

Kosova Times
Last updated: 2024/09/15 at 9:08 PM
Kosova Times Published September 15, 2024
Share
SHARE

Në Telangana të Indisë, një person po bën përpjekje të dëshpëruara për të kthyer vëllanë e tij nga fronti i forcave ruse në Ukrainë, pasi ai u mashtrua të punojë për Rusinë gjatë sulmit në këtë vend fqinj. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Wilkins, ekspertët thonë se hile të tilla përdoren vërtet nga Rusia, ndërsa shpjegojnë se përse ajo i mashtron shtetasit e huaj që të marrin pjesë në këtë luftë.

Salman Zahur Sayyed thotë se vëllanë e tij e mashtruan që të punojë në vijën e frontit për Rusinë gjatë sulmit në Ukrainë.

Ai shkoi në Rusi, pasi iu premtua se do të punojë për qeverinë, me një pagë rreth dy mijë dollarë në muaj dhe mundësinë për të marrë shtetësinë ruse. Kur mbërriti, ai nënshkroi një kontratë. Pastaj, gjërat filluan të përkeqësohen.

“Kur vëllai im dhe të tjerë kuptuan se çfarë po ndodhte, u thanë se do t’u duhet të luftojnë sa herë që i nevojiten ushtrisë, pasi tashmë i kishin firmosur dokumentet”, tregon zoti Sayyed.

Ai thotë se kontrata ishte në rusisht dhe se vëllai i tij nuk kishte se si ta kuptonte.

Megjithëse vëllai i tij është pjesë e forcave mbështetëse dhe jo pjesë e njësive luftarake, ai ka qenë në front pranë Khersonit dhe vetëm dy muaj më parë pa se si njëzet indianë, nepalezë dhe rusë u vranë nga një sulm me dronë ukrainas.

Sipas analistëve, qindra njerëz nga vende si India, Nepali dhe Kuba janë mashtruar për t’u bërë pjesë e forcave ruse në Ukrainë. Ata thonë se evidenca tregon se Rusia po e shton këtë praktikë.

“Ndonjëherë këto metoda i ngjasojnë trafikimit të qenieve njerëzore, pasi rusët përqëndrohen tek personat që duan të largohen nga vendi i tyre. Indianët dëshirojnë të gjejnë mundësi për t’u larguar nga India dhe ata në thelb i joshën. I mashtruan”, thotë Milosz Bartosiewicz, nga Qendra për Studime Lindore.

Një tjetër eksperte i tha Zërit të Amerikës se është e zakonshme që vendet ndërluftuese të rekrutojnë shtetas të huaj, por se sipas analizës së saj historike të dy shekujve të fundit, mashtrimi i rekrutëve që të punojnë në zona lufte është përdorur shumë rrallë në të kaluarën.

“Arsyeja përse nuk bëhet kjo është sepse ka kosto të thella politike. Merr kështu ushtarë aspak të mirë, që nuk kanë asnjë dëshirë për të luftuar, pasi nuk kanë ardhur aty për të luftuar. Pra nuk ka ndonjë përfitim domethënës. Ky është një fenomen i rrallë dhe na tregon se sa beson Putini se mund të përballojë ushtria ruse në Ukrainë dhe se çfarë i nevojitet për të fituar – pra se sa i madh është ky hendek”, thotë Elizabeth M.F. Grasmeder, nga Universiteti Duke.

Zoti Sayyed thotë se vëllai i tij as nuk e di nëse po paguhet.

“Nuk kanë patur mundësi të kontrollojnë nëse kanë marrë ndonjë pagesë në bankë, pasi gjenden larg civilizimit nëpër pyje. Agjentët mund t’i kenë mashtruar duke u dhënë edhe të dhëna jo të sakta bankare”, thotë ai.

Zoti Sayyed thotë se mënyra e vetme për t’u lidhur me të vëllanë është kur ndonjë ushtar rus i lë telefonin e tij për të folur.

You Might Also Like

Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç

Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj

Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve

Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë

Joseph: Nëse rusët do të interesoheshin për Serbinë, do t’ia shisnin NIS-in, topi është në fushën e Vuçiçit dhe kjo është pika e kthesës

Kosova Times September 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia rrisin mbrojtjen përmes blerjeve nga SHBA

Kosova Times Kosova Times August 27, 2025
Varroset njeriu që shtëpinë e tij e ktheu në shtab të UÇK-së
Mitrovicasi bie aksidentalisht në lumin Buna, policia vazhdon kërkimet
BE nuk ka datë për takimin mes kryenegociatorëve Kosovë – Serbi
Arrest shtëpiak ndaj doganierëve e një polici të dyshuar për korrupsion
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?