By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Largim i mbeturinave inerte sonte në disa lagje të Prishtinës
January 28, 2026
Nagavci i drejtohet Prokurorisë për zgjedhjen e Drejtorit të Albanologjikut
January 28, 2026
Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë
January 28, 2026
Sallatë me spinaq, patate të ëmbla të pjekura dhe proshutë
January 28, 2026
Gjendet i vdekur një person në një automjet në Veternik
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ursula von der Leyen takon të enjten liderët e Ballkanit Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ursula von der Leyen takon të enjten liderët e Ballkanit Perëndimor
Rajon / Botë

Ursula von der Leyen takon të enjten liderët e Ballkanit Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2024/09/15 at 12:03 PM
Kosova Times Published September 15, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka ftuar për këtë të enjte, më 19 shtator, liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor për një drekë pune ku do diskutohen pagesat e para nga Plan i Rritjes rajonin.

Bëhet fjalë për pakon më të madhe financiare që BE ka ndarë ndonjëherë për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Pakoja në shumë prej 6 miliard eurosh, ka për qëllim dyfishimin e ekonomive të vendeve të rajonit Brenda një dekade.

Këstet e para duhet të paguhen gjatë vjeshtës ndërsa shtete kishin për obligim të dorëzojnë në Bruksel agjendën e reformave si parakusht për marrjen e mjeteve financiare. Pikërisht përmbajtja e këtyre agjendave do jetë temë boshte e diskutimeve që Von der Leyen do i zhvillojë me liderët e rajonit.

Kosova në këtë rrafsh ishte e shteti i parë që ia ka dorëzuar dokumentin Komisionit Evropian.

Vetëm Bosnja e Hercegovina nuk e ka dorëzuar agjendën dhe në këtë mënyrë e ka përjashtuar veten nga pranimi i pjesës së parë të mjeteve financiare.

Përpos reformave të domosdoshme që janë të përbashkëta për të gjitha 6 vendete Ballkanit Perëndimor, Kosova dhe Serbia kanë edhe një kusht shtesë për të përfituar nga pakoja financiare, e që ka të bëjë me qasjen konstruktive të palëve në procesin e dialogut.

Sipas kalendarit të përcaktuar, kjo drekë punë duhej të zhvillohet pas një raundi i ri të dialogut mes Kosovës e Serbisë në nivel kryenegociatorësh.

Ky takim ishte planifikuar të mbahet me 17 shtator, dy ditë para ardhjes së liderëve.

Besnik Bislimi nga Prishtina si dhe Petar Petkoviq nga Beogradi kanë konfirmuar ardhjen në Bruksel për të martën.

Mirëpo mbajtja e takimit të përbashkët të kryenegocitorëve mbetet e pasigurt meqë palët nuk u pajtuan për agjendën e diskutimeve.

You Might Also Like

Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë

Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank

Lufta kthehet në Detin e Zi. Putini ndjek atë që dëshiron që nga dita e parë

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake

TAGGED: #Liderët e Ballkanit Perëndimor, #Ursula von der Leyen
Kosova Times September 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Sulmi në Ibër-Lepenc, FBI konfirmon prezencën e të pandehurve në Varagë

Kosova Times Kosova Times December 9, 2025
Ankesa e nënës së Navalny do të shqyrtohet me dyer të mbyllura
FSShK në mbrojtje të minatorëve: Shkelje e patolerueshme
Presidenti Begaj viziton KFOR-in
UP nuk jep detaje se sa profesorë janë angazhuar edhe në kolegje private
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?