By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Senati gati të veprojë mbi sanksionet ndaj Rusisë
May 31, 2025
Civilë të vrarë në Ukrainë si pasojë e sulmeve ajrore ruse
May 31, 2025
Syzet inteligjente të Google: Përkthim dhe navigim në kohë reale për udhëtarët
May 31, 2025
Policia shqiptoi për 24 orë, 2244 gjoba në trafik
May 31, 2025
5 lagje të Prishtinës sot mbesin pa ujë
May 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Serbia në aleancë me Rusinë kundër shtetit të Kosovës me planin 7 pikësh të deklaruar nga krimineli i luftës Aleksandër Vuçiq
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Serbia në aleancë me Rusinë kundër shtetit të Kosovës me planin 7 pikësh të deklaruar nga krimineli i luftës Aleksandër Vuçiq
Ballina 1Lajme

Serbia në aleancë me Rusinë kundër shtetit të Kosovës me planin 7 pikësh të deklaruar nga krimineli i luftës Aleksandër Vuçiq

Kosova Times
Last updated: 2024/09/15 at 10:16 PM
Kosova Times Published September 16, 2024
Share
SHARE

Ekspertë të fushës së sigurisë dhe analistë politikë, vlerësojnë se 7 pikshi i Aleksandër Vuçiqit është projekt i hartuar në Rusi dhe për zbatim nëpërmes të Serbisë për degradimin dhe defunksionalizimin e shtetit të Kosovës, për çka qeveria serbe menjëherë është vënë në veprim për zbatim të masave që përmban ky projekt.

Kështu vlerëson dhe ngre alarmin njohësi i fushës së sigurisë Xhevat Meha. Ai thotë se këto ditë Vuçiq shpalosi 7 pika që janë një përzierje e kërkesave dhe kërcënimeve për Kosovën si shtet i pa varur.

“Këto 7 pika janë të menduara thellësisht për të pasur interpretime të shumanshme. Pavarësisht nga kjo, unë i përmbledh si një lëvizje drejtë përshkallëzimit të gjendjes në veri të Kosovës”, tha Meha për “Kosova Times”.

Përmes këtyre kërkesave, Meha alarmon se Serbia pretendon të rimerr pushtetin që e kishte dikur në veri, deri në ardhjen e Qeverisë Kurti e cila gradualisht i zhbëri dhe largoi strukturat serbe nga të gjitha segmentet e shtetit të Kosovës, ku ishin të instaluara dhe bënin politikën dhe zbatonin direktivat e Beogradit. Me këtë ultimatum 7 pikësh Serbia pretendon rikthimin aty ku ishte.

“Kërkesa për largimin e forcave policore të Kosovës nga veriu është krijim i policisë së Kosovës si cak legjitim për sulme ndaj tyre, qoftë nga qytetarët serb nga veriu i Kosovës qoftë nga grupet e armatosura, tani edhe të stërvitura. Kërkesat tjera si kthimi i serbëve në institucionet e Kosovës i shoh si “dalje me fytyrë” e Serbisë nga gjendja e krijuar nga vet Serbia në veriun e Kosovës”, deklaroi Xhevat Meha për “Kosova Times”.

Sipas tij, pjesëmarrja e serbëve në institucionet e Kosovës ka qenë e siguruar nga Kosova dhe kjo do të vazhdojë të jetë edhe më tutje e siguruar.

Mirëpo sipas z. Meha, prapaskena e 7 pikave të Vuçiqit është maskim i projektit rus kundër Kosovës në aleancë me Serbinë.

“Këto 7 pika të Vuçiqit kanë edhe një faqe tjetër të shpërfaqjes. Dega ruse në Serbi që është e instaluar fuqishëm brenda institucioneve të Serbisë është duke e shtyrë gjithnjë e më shumë hapjen e një konflikti në veri të Kosovës. Këto 7 pika, janë më pak se shpallja e veriut të Kosovës nga Vuçiqi si pjesë e okupuar nga policia e Kosovës. Kjo sigurisht se do të bëjë të pakënaqur degën ruse në Serbi, ku kjo është e pritshme që të sjell konflikt mes Vuçiq-it dhe degës ruse”, thotë Meha.

Dhe sipas tij ku dështim koordinimi do të sjellë konflikt Brenda llojit dhe vetë aleancës ruso serbe.

“Me këtë, plani e hapjes se konfliktit në veri të Kosovës do të bartet me konflikt në Serbi mes Vuçiq-it dhe degës ruse”, potencoi Meha për “Kosova Times”.

Edhe profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi konsideron se kërkesat-kushte të kriminelit të luftës Vuçiq janë nacionalshoveniste të mbështetura nga Rusia në ideologjinë e “botës serbe”

“Në realizimin e politikës pushtuese të Kosovës, mbi ideologjinë e “botës serbe”, 7 kërkesat- kushtet e paraqitura po shndërrohen në politike invazive të Serbisë. Serbia po vazhdon me kërkesat e paraqitura si kushte ndaj Kosovës në avazin e vjetër shoveno-fashist ndaj Kosovës. Kjo u sanksionua edhe në mbledhjen e Qeverisë së shtetit serb në Beograd. Pikësynimi strategjik është destabilizilimi veriut të Kosovës”, thotë prof. Muhamet Kelmendi.

Ai me këtë konstaton se kushtet tregojnë se Serbia nuk është demokratizuar as që e ka filluar këtë proces.

“Serbia në emër të kërcënimit të luftës ka paraqitur kushte, të cilat janë abstrakte dhe të pa realizueshme. Çdo kërkesë ka elemente të rrezikshme. Me ato kërkesa-kushte synohet të dezorganizohet Republika dhe të krijohen kushtet për të bërë agresion mbi Kosovën. Me këtë edhe iu dha fund njohjes së Kosovës nga Serbia”, tha Kelmendi për “Kosova Times”.

Mesazhi i tij është që Kosova duhet të sillet si shtet që e ka Kushtetutën e vet, mbi të cilën është ndërtuar pushteti me të gjitha shtyllat shtetërore.

“Kushtet e kriminelit të luftës Vuçiq fillojnë me kushtin esencial, me Asociacion dhe kalojnë deri te përdorimi i dinarit si mjet pagese brenda Republikës. Edhe ikja nga zgjedhjet e organizuara në veri, ato u bojkotuan nga serbët. Kjo u bë me kërkesën e kriminelit Vuçiq. Bojkotimi u vlerësua si gjë shumë atdhetare. Tash po ky Vuçiq po kërkon që urgjentisht të organizohen zgjedhje në veri!

Zgjedhjet në veri bëhen vetëm në bazë të ligjit të Kosovës dhe natyrisht edhe mund të organizohen”, thekson Kelmendi për të shtuar se, me rëndësi pra është që të respektohen format juridike e kushtetuese.

Ndryshe ai konsideron se rikthimi i policëve, gjyqtarëve, prokurorëve, kryetarëve të komunave dhe të administratës nuk mundë të realizohet kuturi, vetëm pse Serbia po dëshironte, bëhet kjo duke shkelur mbi ligjet dhe kushtetutën e Kosovës.

“Dorëheqjet ishin ligjore. Plotësimi i vendeve të punës bëhet vetëm me konkurs”tha Muhamet Kelmendi. Ai ka rikujtuar se të burgosurit politik janë shpifje, sepse në Kosovë nuk ka asnjë të burgosur politik, por vetëm të arrestuar për krime dhe terrorizëm.

“Të arrestuarit serbë janë ish anëtarët e bandës së Radojçiqit. Kemi edhe dy a tre veta të arrestuar pse e kanë sulmuar Policinë e vendit. Në veri po ka pamflete dhe shkrime raciste antishqiptare. Po provokohet Policia e Kosovës. Ajo po shahet në flamur, në komb dhe në familje. Provokimet janë të rënda”, tha Muhamet Kelmendi.

Sipas tij kushtet e paraqitura nga Serbisë janë krejtësisht anti – Kushtetutës së Kosovës. Me ato vetëm që u rritë urrejtja dhe racizmi serbomadh ndaj shqiptarëve. Kelmendi thotë se Kosova kërkohet të respektoj ligjet e veta, dhe nga ky aspect, duhet domosdo të gjinden edhe modalitetet e pjesëmarrjes së minoritetit serb në pushtet.

“Liritë dhe të drejtat janë të garantuara. Policia e Kosovës është në territorin e vetë. Rreziku për Kosovën mbetet. Serbia kështu nuk u largua nga rruga e Millosheviçit. Këtej edhe priten aksione të tjera kriminale tjera. Kërkesat-kushte e vijëzuan këtë qëllim. Krimineli i luftës Vuçiq po dëshiron konflikte dhe po angazhohet për agresion ndaj Kosovës mbi ideologjinë e “botës serbe”, prandaj edhe priten veprime konkrete terroriste. Ky është qëllimi strategjik”, potencoi Muhamet Kelmendi.

Rreziku sipas tij është permanent sepse prapa kësaj agjende qëndron Rusia.

“Pra, kushtet e paraqitura u deklaruan. Krimineli Vulin i solli ato nga Moska. Kërkohet gatishmëri e Republikës së Kosovës për ta mbrojtur lirinë dhe demokracinë; shtetin e vetë”, tha prof. Muhamet Kelmendi për “Kosova Times”.

You Might Also Like

Policia shqiptoi për 24 orë, 2244 gjoba në trafik

5 lagje të Prishtinës sot mbesin pa ujë

Në Shqipëri moti parashikohet i kthjellët

26 vjet nga masakra ndaj familjes Gërxhaliu

Sot të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara

TAGGED: #Muhamet Kelmendi, #Xhevat Meha
Kosova Times September 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ambasadori Abbot i dhuron ATK-së dron dhe pajisje tjera profesionale

Kosova Times Kosova Times January 23, 2024
Reagime në Mal të Zi pas sulmit të Policisë ndaj një shtetasi shqiptar
‘Pallati i Rinisë’: Po bashkëpunojmë me organet përkatëse
Vriten gjashtë punëtorë të agjencisë së OKB-së për refugjatët në Gazë
Kurti vizitoi dhe vendosi kurorë me lule në Mauzoleun e Kemal Ataturkut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?