By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Begaj: Kosova të anëtarësohet në Kartën e Adriatikut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Begaj: Kosova të anëtarësohet në Kartën e Adriatikut
Lajme

Begaj: Kosova të anëtarësohet në Kartën e Adriatikut

Kosova Times
Last updated: 2024/09/18 at 10:46 AM
Kosova Times Published September 18, 2024
Share
SHARE

Në konferencën e 27-të të Iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut që po mbahet në Shqipëri, presidenti i vendit, Bajram Begaj ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në këtë kartë është një hap drejt sigurisë së rajonit të Ballkanit Perëndimor.

 

Në fjalën e tij, Begaj theksoi se bota gjendet në konflikte të përgjakshme siç është në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, të cilat sipas tij, “kërkojnë një qasje të bashkuar dhe një angazhim të përbashkët për t’i adresuar ato në një mënyrë efikase dhe të qëndrueshme”.

“Ukraina përballet me një agresion të paprecedentë të paligjshëm nga Rusia.  Shqipëria ka mbështetur dhe do të vijojë të mbështesë Ukrainën në bashkëpunim me aleatët strategjikë. Në Lindjen e Mesme që prej një viti kemi përshkallëzim të konfliktit duke krijuar edhe atje një vatër të nxehtë. Këto çështje madhore kërkojnë një qasje të bashkuar dhe një angazhim të përbashkët për t’i adresuar ato në një mënyrë efikase dhe të qëndrueshme”, theksoi Begaj.

Begaj vuri në dukje se Ballkani Perëndimor përballet me sfida në fushën e sigurisë, ku sipas tij, rajoni i brishtë ndaj “ndikimeve të brendshme dhe të jashtme që mund të destabilizojnë paqen dhe stabilitetin e arritur”.

“Rajoni ynë, Ballkani Perëndimor përballet me sfida me specifike, veçanërisht në fushat e sigurisë. Rajoni ynë mbetet i brishtë ndaj ndikimeve të brendshme dhe të jashtme që mund të destabilizojnë paqen dhe stabilitetin e arritur. Tensionet e krijuara, ndërhyrja nga aktorët e tretë dhe kërcënimet ndaj sigurisë kibernetike kërkojnë bashkëpunim të thelluar ndër vete dhe me partnerët tanë. Historia nuk duhet harruar, ndryshe rrezikojmë të përsërisim gabimet”, u shpreh Begaj.

Ai vuri në dukje se shqiptarët janë një faktor konstruktiv në rajon që kanë kontribuar për paqen dhe sigurinë. Në këtë mënyrë, sipas Begajt, edhe Kosova duhet të anëtarësohet në Kartën e Adriatikut duke forcuar jo vetëm sigurinë e saj por edhe të gjithë rajonit të Ballkanit.

“Shqipëria do të luajë një rol kyç në ruajtjen e paqes dhe stabilitetin. Shqiptarët e rajonit janë një faktor konstruktiv dhe të moderuar duke kontribuar në paqe, në siguri dhe stabilitet. Ata janë dëshmuar si mbështetës të së ardhmes evropiane dhe euroatlantike të rajonit tonë. Në bashkëpunim me aleatët tanë kemi punuar vazhdimisht për të përçuar sigurinë në rajon dhe për të promovuar integrimin e Ballkanit Perëndimor në strukturën euroatlantike. Në këtë rrugëtim është me rëndësi të përfshihen edhe anëtarë të rinj që dëshirojnë të anëtarësohen në iniciativën SHBA-Karta e Adriatikut dhe në NATO. Anëtarësimi i Kosovës në këtë kartë është thelbësor jo vetëm për sigurinë e Kosovës por edhe stabilitetin e gjithë rajonit. Kosova ka treguar përkushtim ndaj paqes dhe përbën një faktor kontribuues për sigurinë e Ballkanit Perëndimor”, tha më tej në fjalën e tij, presidenti Begaj.

You Might Also Like

January 28, 2026

Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve

Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngjarjen

Basha: Vendimi i Kushtetueses për Rashiqin, në kundërshtim me Kushtetutën

Aksion në Mitrovicën Veriore, sekuestrohen armë, municion dhe mjete ilegale

Kosova Times September 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Mediat në Shkup s’kanë kapacitete për trajtimin e temave të dhunës në familje

Kosova Times Kosova Times December 17, 2023
Ukraina goditi një depo nafte me dronë në rajonin e Voronezh
Meta gjobitet me 1.2 miliardë euro për shkeljen e rregullave të BE-së
Dhjetëra të vrarë gjatë një sulmi në një tempull në Iran
Lista Serbe: Kurti hyri në veri fshehtas si hajdut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?