By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një mjek palestinez, nëntë fëmijët e të cilit u vranë në një sulm izraelit, ndërroi jetë nga plagët e marra
June 1, 2025
Sulm i madh ukrainas në të gjithë Rusinë: “Bombarduesit rusë digjen masivisht”
June 1, 2025
Sulmues të maskuar sulmojnë një pub në Rivierën e famshme spanjolle, vrasin dy britanikë
June 1, 2025
Përfundon programi i PISA-s, u mbajt online në 239 shkolla të Kosovës
June 1, 2025
Kurti në mbylljen e kinemasë ‘Lumbardhi’: Simbol i reformës shoqërore
June 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Politika shqiptare në zi: Kolegët e dy kaheve politike reagojnë të pikëlluar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Politika shqiptare në zi: Kolegët e dy kaheve politike reagojnë të pikëlluar
Lajme

Politika shqiptare në zi: Kolegët e dy kaheve politike reagojnë të pikëlluar

Kosova Times
Last updated: 2024/09/18 at 3:52 PM
Kosova Times Published September 18, 2024
Share
SHARE

Politika shqiptare sot është në zi, në nder të ish-deputetit të Partisë Demokratike Gert Bogdani, i cili u nda nga jeta para kohe në moshën 44-vjeçare nga një arrest kardiak.

Të shumtë janë deputetët, përfshirë kryeministrin, kryeparlamentarja, kreu i PD-së etj, të cilët shprehin ngushëllime për ndarjen nga jeta të politikanit.

“E pabesueshme, kjo ikje pa kohë Gert!Tronditës lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta i mikut dhe ish-kolegut Gerti Bogdani. Një nga djemtë më të mirë në Partinë Demokratike, një nga të rinjtë më energjik dhe kontributor i palodhur që nga Forumi Rinor dhe deri në Parlamentin e Shqipërisë! Ngushëllime të sinqerta Edlirës, familjes dhe miqve! Prehu në paqe Gerti”, shkruan Ervin Salianji.

“Lajm i kobshëm ndarja e papritur nga jeta e kolegut tonë dhe ish-deputetit, Gerti Bogdani. Zor të gjesh fjalë që zbusin peshën e rëndë të dhimbjes e të zemrave të bëra gur prej tronditjes. Ngushëllime bashkëshortes, fëmijëve e familjarëve të Gertit. U prehsh në paqe e dritë të pastë shpirti”, shkruan nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi.

“Thellësisht i trishtuar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani.Gjatë gjithë angazhimit të tij politik, ai krijoi një model pozitiv për të rinjtë duke i nxitur të jenë pjesë e vendimmarrjes. Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Edlira, dy vajzave të tij, të afërmve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve, për këtë humbje të pazëvendësueshme. I paharruar kujtimi i tij! Të prehet në paqe!”-shkruan Ilir Meta.

““I keqardhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të Gert Bogdanit – ngushëllime bashkëshortes dhe familjes. U prehtë në paqe!”-shkruan Veliaj.

“Dhimbje e thellë për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, babait, bashkëshortit, birit, Gerti Bogdani. Na trondit me ikjen tënde, Gert! Ike shumë i ri, vetëm 44 vjeç! Ngushëllime nga zemra familjes! U prehsh në paqe! Të ndrittë shpirti”-shkruan Elisa Spiropali.

“Ndarja nga jeta në mënyrë të papritur e mikut tonë Gert Bogdani është nga lajmet më të rënda që kam përjetuar këto kohë! Qofsh i parajsës miku im”-shkruan Edith Harxhi.

“I qeshur, parimor & simpatik gjithmonë miku im në garë; Gert Bogdani sot largohet nga familja e tij që e adhuronte në Përjetësi. Shpirti në Paqe Qytetari Simbol i Tiranës”-shkruan Ervin Bushati.

“Ky lajm i zi në këtë moment më erdhi këtu në tavolinë. Ky është një lajm shokues. Gerti Bogdani ka qenë dhe do të mbetet në memorien time, njëri nga personalitetet e reja të PD-së më të njohura, më të shquara. Ka qenë një politikan demokrat, me civilitet, me formim me përgatitje, me ndershmëri, me urtësi, në shkallën më të lartë. Kjo është një humbje e madhe për PD-në, por është një humbje e vërtetë për shoqërinë shqiptare. Gerti Bogdani ishte nga ata të rinj, pasardhës i një familje të shkëlqyer, të rreshtuar që në fillime me PD. I shkolluar me rezultatet më të larta në shkollat më të mira të SHBA. Ai midis një të ardhme në vendin ku u shkollua, ku kaloi vitet e rinisë studentore, dhe kontributet për vendin e tij dhe PD, zgjodhi këtë të fundit. Ky lajm shokues për mua dhe çdo demokrate e demokrat, por edhe çdo qytetare e qytetar që e ka njohur Gerti Bogdanin më erdhi në këtë moment si rrufe ne qiell të hapur. Dy net më parë e kam ndjekur në një studio televizive. Mendoj se në rast se ka një njeri që njoh unë, i cili tek çdo qytetare dhe qytetar, mik, shok i njohur, ka lënë vetëm përshtypje pozitive në çdo takim, në çdo komunikim, ky është Gerti Bogdani, ndaj dhe ju ftoj të ngrihemi dhe të mbajmë 1 minutë heshtje kujtimin e ndritur të këtij personaliteti të shquar, të ri, të PD.”-u shpreh Berisha.

“E pa besueshme,lajm i trishtë,lajm i zi,lajm shokues.Ndahet nga jeta ne moshen 44 vjeç ish Deputeti Gert Bogdani.Humbje e madhe per Partinë Demokratike dhe vendin.Ishte i shkolluar ne Amerik me rezultate te shkelqyer, intelektual, politikan, familjar model.I paharruar kujtimi dhe vepra e tij,u prehte ne paqe.Ngushellime familjes”-shkruan Lefter Maliqi.

Kush ishte Gert Bogdani?

Jeta e Gerti Bogdanit për fat të keq nuk ishte ishte e gjatë, por në 44 vitet e tij, arriti të linte shenjë në politikë. Ai ishte studenti ekselent, i cili braktisi Shtetet e Bashkuar të Amerikës për tu rikthyer në vitin 2005 në Shqipëri ku hodhi hapat e para të karrierës së tij politike pranë Partisë Demokratike.

Në 2007 ai fitoi garën e parë elektorale të tij në zgjedhjet e pjesshme vendore, ku u zgjodh kryetar i Minibashkisë numër 10 në Tiranë, e cila ishte dhe lagjja e tij ku u rrit. Ai veshi për herë të parë xhaketën e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit të 2009, mandat të cilin e rinovoi edhe në garën elektorale të 2013.

Paralelisht me mandatin e ligjvënësit ai drejtoi Forumin Rinor të Partisë Demokratike si dhe mbajti postin e sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë të PD-së, detyre nga e cila hoqi dorë në vitin 2019 pasi politika nuk ishte me ne planet e tij. Gara e fundit elektorale për Gerti Bogdanin ishin primaret e Sali Berishës ku kërkoi te ishte kandidat për Bashkinë e Tiranës, por në sfidën e zhvilluar në 2022 në Partinë Demokratike ai nuk fitoi dot. Baba i dy vajzave dhe bashkëshort i aktivistes Edlira Cepani, Gerti Bogdani vitet e fundit ishte tërhequr nga politika aktive, për sfida te reja, te cilat u nderprenë në mes për shkak se zemra e tij pushoi së rrahuri para kohe nga një arrest kardiak.TCH

You Might Also Like

Përfundon programi i PISA-s, u mbajt online në 239 shkolla të Kosovës

Kurti në mbylljen e kinemasë ‘Lumbardhi’: Simbol i reformës shoqërore

Banorët ndihen të rrezikuar, kërkojnë pengesa për ngadalësim të trafikut

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Aksident tragjik në Pavlan të Pejës, një person humb jetën

Kosova Times September 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Buleshkaj: 141 zyrtarë publikë nuk e kanë deklaruar pasurinë

Kosova Times Kosova Times April 20, 2025
Shumë njerëz e bëjnë këtë gabim kur bëjnë kafe turke dhe mund të jetë fatale për shëndetin tuaj
Qeveria ndau gjysmë milioni euro për popullin palestinez në Gaza
Kurtin viziton policin e plagosur në spital, mbledh Këshillin e Sigurisë
Nën kërcënimin e thikës kishte kryer grabitje, arrestohet i dyshuari
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?