By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli kryen sulmet më të ashpra ndaj Libanit; ShBA thirrje për zgjidhje urgjente diplomatike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli kryen sulmet më të ashpra ndaj Libanit; ShBA thirrje për zgjidhje urgjente diplomatike
Rajon / Botë

Izraeli kryen sulmet më të ashpra ndaj Libanit; ShBA thirrje për zgjidhje urgjente diplomatike

Kosova Times
Last updated: 2024/09/19 at 11:58 PM
Kosova Times Published September 19, 2024
Share
SHARE

Avionët luftarakë izraelitë kryen të enjten vonë në mbrëmje sulmet më intensive ndaj pjesës jugore të Libanit në gati një vit luftë, thanë burimet libaneze të sigurisë, një zhvillim që duket se ka përshkallëzuar edhe më tej konfliktin mes Izraelit dhe grupit të armatosur libanez Hezbollah, pavarësisht nga thirrjet për vetëpërmbajtje.

Shtëpia e Bardhë tha se një zgjidhje diplomatike ishte e arritshme dhe urgjente. Po kështu edhe Britania bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm mes Izraelit dhe Hezbollahut. ShBA “druhet dhe është e shqetësuar për përshkallëzim të mundshëm të konfliktit”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre në një konferencë për shtypin.

Breshëritë intensive pasuan sulmet në fillim të javës për të cilat Libani dhe Hezbollahu fajësuan Izraelin, që hodhën në erë radiot e dorës dhe biperat e grupit militant, duke vrarë 37 persona dhe plagosur rreth 3,000 të tjerë në Liban.

Në operacionin e së enjtes, Izraeli lëshoi dhjetëra bomba në të gjithë Libanin jugor, thanë tre burime libaneze të sigurisë. Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima.

Radio stacionet izraelite njoftuan se dhjetëra avionë luftarakë goditën objektivat e Hezbollahut, përfshirë rreth 100 raketahedhëse.

Ushtria izraelite nuk e konfirmoi këtë gjë, por tha më herët se kishte goditur dhjetëra objektiva të Hezbollahut, duke përfshirë raketahedhëse dhe depo armësh në Libanin jugor.

Në një fjalim televiziv të enjten, udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah tha se shpërthimet e pajisjeve të komunikimit të martën dhe të mërkurën “kaluan të gjitha vijat e kuqe”.

“Armiku doli përtej çdo kontrolli, ligji dhe morali”, tha ai, duke shtuar se sulmet “mund të konsiderohen si krime lufte ose shpallje lufte”.

Izraeli nuk ka komentuar drejtpërdrejt mbi shpërthimet e biperave dhe radiove të dorës, për të cilat burime të sigurisë thonë se ndoshta janë kryer nga agjencia izraelite e spiunazhit Mossad, e cila ka një histori të gjatë të kryerjes së sulmeve të sofistikuara në tokë të huaj.

Misioni libanez në OKB tha në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit të enjten se Izraeli ishte përgjegjës për shpërthimin e pajisjeve nëpërmjet mesazheve elektronike dhe eksplozivëve të vendosur në to, përpara se të arrinin në Liban.

Lidhur me këtë çështjeje të premten do të mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB-së prej 15 anëtarësh.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

TAGGED: #Izrael, #Liban, #ShBA
Kosova Times September 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia ndihmoi Korenë e Veriut të lëshonte satelitin zbulues pasi mori një milion raketa

Kosova Times Kosova Times November 23, 2023
Zelensky pranon se ka përparim të ngadaltë në kundërofensivën ukrainase
Në politikë nuk ka kohë për gjumë- kur lind dielli fillo vrapin
Shikoni çfarë shkruajnë ukrainasit dhe rusët për Milanoviçin
Abdixhiku: Rama i realizoi projektet, i duhet edhe një mandat për të tjerat
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?