By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zhegrova debuton me barazim te Juve, fitojnë Real, Tottenham dhe Qarabag
September 16, 2025
PDK premton 2% të buxhetit të Gjilanit për fuqizimin e grave
September 16, 2025
Limaj nga Prizreni: Është koha për një kapërcim të madh
September 16, 2025
Krasniqi në Klinë: Sokol Bashota, zgjedhja për zhvillimin e komunës
September 16, 2025
Manipulim me prova në Policinë e Mitrovicës, IPK-ja arreston katër zyrtarë
September 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dy rusë vendosin rekord për qëndrimin më të gjatë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Shkencë > Dy rusë vendosin rekord për qëndrimin më të gjatë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës
Shkencë

Dy rusë vendosin rekord për qëndrimin më të gjatë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Kosova Times
Last updated: 2024/09/20 at 8:17 PM
Kosova Times Published September 20, 2024
Share
SHARE

Dy rusë e kanë vendosur të premten një rekord për qëndrimin më të gjatë të pandërprerë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), sipas Agjencisë Hapësinore të Rusisë, Roskosmos.

Roskosmos tha se Oleg Kononenko dhe Nikolai Chub thyen rekordin e mëparshëm prej 370 ditësh, 21 orësh dhe 22 minutash, i cili ishte vendosur në shtator të vitit 2023 nga rusët Sergei Prokopiev dhe Dmitry Petelin, dhe amerikani Francisco Rubio.

Chub dhe Kononenko do të qëndrojnë edhe disa ditë më tepër, para se të kthehen në Tokë siç është planifikuar më 23 shtator.

Kononenko, 59 vjeç, mban rekorde të tjera për kohëzgjatjen në hapësirë, përfshirë kohën më të gjatë kumulative në hapësirë: 1.110 ditë gjatë pesë misioneve deri në momentin kur ai do të ketë zbarkuar në Kazakistan në fund të këtij muaji.

Astronautja e NASA-s me ditët më të gjata kumulative në hapësirë, Peggy Whitson, renditet e teta në nivel ndërkombëtar. Whitson ka qëndruar në hapësirë për gjithsej 675 ditë në tri misione të gjata dhe një mision të shkurtër.

Dy astronautë amerikanë, Butch Wilmore dhe Suni Williams, të cilët aktualisht ndodhen në ISS, kanë qëndruar rastësisht në stacionin hapësinor për pjesën më të madhe të qëndrimit rekord të rusëve.

Pasi NASA dhe Boeing identifikuan rrjedhje heliumi dhe probleme me kontrollet e reaksionit në kapsulën hapësinore Starliner të astronautëve, u mor vendimi për të kthyer kapsulën pa dyshen Wilmore dhe Williams dhe për t’i mbajtur ata në ISS për sigurinë e tyre.

NASA tha se kthimi i Starlinerit pa ekuipazh ia mundësoi asaj dhe prodhuesit të tij, Boeing, të vazhdonin mbledhjen e të dhënave të testimit duke mos paraqitur rrezik për ekuipazhin.

NASA ka marrë parasysh se qëndrimi i zgjatur i astronautëve do të thotë se ata nuk do të jenë në Tokë për zgjedhjet presidenciale në ShBA në nëntor. Dy astronautët thanë në një konferencë për shtyp më 13 shtator se ata do të kenë ende mundësinë të votojnë në zgjedhje dhe do të përdorin satelitët për të dërguar votat e tyre në Tokë.

Dy astronautët amerikanë pritet të kthehen në Tokë në shkurt.

You Might Also Like

NASA zbulon prova të mundshme të jetës së lashtë në Mars

Takim me Hënën e Kuqe, një ngjarje astronomike e vitit 2025 LIVE

Pse alienët ndoshta ekzistojnë, por nuk do të na vizitojnë së shpejti

Zgjidhet misteri i shkëlqimit bruz në Oqeanin Jugor

Një linjë e rrallë planetare prej gjashtë planetësh do të jetë e dukshme në qiellin tonë

TAGGED: #Nikolai Chub, #Oleg Kononenko, #Roskosmos
Kosova Times September 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Franca mbështet sektorin audiovizual në Kosovë

Kosova Times Kosova Times July 15, 2024
Radhë të gjata për pasaporta, mbi 55 mijë kërkesa të reja nga janari
Kallas në KFOR takohet me Barduani
Maqedonci: Kërcënimi serb s’ka përfunduar
Selmani: Shfuqizimi i ‘Balancuesit’ në RMV, shqetësuese për shqiptarët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?