By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Filozofia politike Rugoviane vlerë e lartë e civilizimit kombëtar!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Filozofia politike Rugoviane vlerë e lartë e civilizimit kombëtar!
Opinion

Filozofia politike Rugoviane vlerë e lartë e civilizimit kombëtar!

Kosova Times
Last updated: 2024/09/20 at 8:53 AM
Kosova Times Published September 20, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Kur flasim për epokën e viteve të ’90-ta, duke e krahasuar më epokën e pasluftës, e në veçanti të pas-pavarësisë, aspak nuk gabohet nëse e quajmë Epoka e vlerave njerëzore dhe kombëtare, pasi gjithçka ishte e brumosur me vlera të pastra, me moral të shëndoshë dhe kulturë të bazuar në tradita kombëtare.

Epoka rugoviane e LDK-së!

Periudha e viteve të ’90-ta, apo siç jemi mësuar ta quajmë ndryshe si periudha e lëvizjes paqësore, është periudha më e ndritshme e historisë së Kosovës. Është kjo, epoka e sundimit të vlerave njerëzore, e cila e mbanë një emër të përbashkët-Epoka Rugoviane.

Funksionimi i shtetit paralel nën rrethanat e okupimit klasik të Serbisë, ndodhi jo si rezultat i sundimit të ligjit, e as nga forca e pushtetit, por kjo erdhi si shprehje e vullnetit qytetar, e një gatishmërie kolektive, e një humanizmi dhe solidariteti të lartë qytetar.

Moto e veprimtarisë së aktivistëve dhe veprimtarëve të LDK-së së asaj kohe ishte dhënja gjithçka nga vetja për shtetin e Kosovës, ku e gjithë veprimtaria zhvillohej në baza vullnetare dhe pa asnjë kompensim material.

Privilegji që mbante gjallë veprimtarët e asaj periudhe ishte satisfaksioni moral dhe mbështetja e fuqishme nga ana e popullit, motiv ky i pakrahasueshëm më vlera parash apo privilegje pushtetesh të ditëve të sotme.

Vetëdijesimi i popullatës ishte në nivelin më të lartë të mundshëm.

Të pasurit ndanin gjithçka që kishin me të varfrit dhe nevojtarët, këta të fundit ndihmat që u vinin nga bashkatdhetarët e tyre i trajtonin jo si lëmoshë por si ndihma shtetërore.

Ata që ndihmoheshin, pranonin vetëm atë që ju duhej e jo më tepër. Disa herë gjatë grumbullimit të ndihmave në Kosovë më ka ndodhur të më thonë nevojtarët; “shkoni tek tjetri së unë kam mjaft”. Ishin këto përgjigjet më të shpeshta që hasnin aktivistët dhe veprimtarët e LDK-së gjatë punës në terren përgjatë viteve të ’90-ta.

Durimi i Rugovës i kthyer në mbështetje ndërkombëtare për Kosovën

Filozofia politike Rugoviane, nuk ishte thjesht një doktrinë politike, por për më tepër na del si një vlerë e lartë e civilizimit dhe humanitetit njerëzor.

Në terminologjinë fetare, ajo që ndjenë në shpirt dhe zemër populli quhet Hyjnore, apo e shenjtë, e tillë ishte filozofia politike Rugoviane.

Çdo fjalë apo veprim të Rugovës e ndjente dhe përjetonte thellë në shpirt populli i Kosovës. I shenjt mbeti edhe “DURIMI” i tij, si një masë preventive për ruajtjen e qenies sonë kombëtare nga makineria vrastare e regjimit pushtues të Millosheviqit.

Durim ky, të cilin bota demokratike ai ktheu si shpërblim Rugovës dhe popullit të tij më intervenimin ushtarak ndaj caqeve serbe në fillim të marsit 1999, i cili Kosovës i solli çlirimin nga barbaria dhe shtypja e gjatë shekullore.

Pas shenjtores më vlera universale-Nënë Tereza, na vjen shenjtori i parë në përmasa kombëtare, shpëtimtari i qenies sonë kombëtare, themeluesi dhe arkitekti i shtetit të Kosovës-presidenti historik Ibrahim Rugova.

Vlerat e tilla kombëtare, shtetet dhe popujt e civilizuar i konsiderojnë të shenjta, dhe tregojnë kujdesin maksimal ndaj tyre.

LDK-ja nuk është thjesht vetëm një parti politike, është një pasuri më vlerë kombëtare, që Hyjnori Rugovë na la amanet.

Mbështetja për LDK-në është respekt ndaj filozofisë politike Rugoviane, është mbështetje për shtetin e Kosovës, për vlerat kulturore, traditën e bukur e të pasur të popullit tonë.

Janë edhe një mijë arsye të tjera që thërrasin si kushtrim në ndjenjat tona për ta mbështetur partinë që për 35 vjet rresht nuk i ndali përpjekjet për krijimin, bërjen dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Pse është nder dhe privilegj ta mbështetshim LDK-në?

-është nder ta mbështesim LDK-në sepse është partia e parë politike në hapësirat mbarëshqiptare e cila i hapi proceset demokratike jo vetëm në trojet shqiptare, por në tërë Evropën juglindore,

-është nder dhe krenari të përkrahësh LDK-në sepse për lider e kishte Ibrahim Rugovën, intelektualin e përmasave botërore, burrështetasin e përgjegjshëm që ruajti dhe shpëtoi qenien tonë kombëtare.

-është nder dhe respekt të simpatizosh LDK-në sepse është partia politike e shndërruar në lëvizje mbarëpopullore, që për afro një dekadë udhëhoqi në mënyrë brilante shtetin paralel dhe mbajti gjallë jetën dhe shpresat e popullit për liri dhe pavarësi.

T’i bashkojmë edhe një herë mendjet dhe zemrat rreth vizionit rugovian, si e vetmja alternativë e sigurt e ecjes përpara, e zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies qytetare, në marrëdhënie të mira me ShBA-të dhe shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian.

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times September 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump: Gjëja më e mirë që Turqia mund të bëjë është të mos blejë naftë dhe gaz nga Rusia

Kosova Times Kosova Times September 25, 2025
NATO 2025: Trump, Ukraina dhe shpenzimet e mbrojtjes sfidat
Rusia mund të humbasë miliarda dollarë investime në Venezuelë për shkak të rrëzimit të Maduros
Hoxhaj: Vizita e Ivica Daçiqit në Moskë, alarmante
Osmani: Aleanca me SHBA, BE dhe NATO është në ADN-në tonë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?