By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë
December 30, 2025
Zjarr në një objekt pranë Shtëpisë së Kulturës në Prizren (Video)
December 30, 2025
VIDEO: Kinezët qëllojnë me raketa drejt Tajvanit, regjistrohet një takim i afërt në det!
December 30, 2025
IKD publikon raportin mbi ekzaminimin e telefonave në procedurë penale
December 30, 2025
Hulumtimi i BBC-së: Humbjet ruse në Ukrainë shpërthejnë, vlerësimi i numrave realë është publikuar
December 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Guvernatori Ismaili merr përkrahje nga BERZh-it për perspektivën makroekonomike dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Guvernatori Ismaili merr përkrahje nga BERZh-it për perspektivën makroekonomike dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm
Lajme

Guvernatori Ismaili merr përkrahje nga BERZh-it për perspektivën makroekonomike dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm

Kosova Times
Last updated: 2024/09/20 at 3:18 PM
Kosova Times Published September 20, 2024
Share
SHARE

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga ekipi i tij, ka zhvilluar një takim konstruktiv me delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), të përbërë nga Marinela Kalemi, Drejtoreshë e asociuar dhe Udhëheqëse e institucioneve financiare për Kosovën dhe Shqipërinë; Sergiy Maslichenko, Drejtor i asociuar dhe Shef i BERZh-it në Kosovës; Peter Bielik, Drejtor i asociuar për institucionet financiare në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Lindore; dhe Daors Sahatçiu, Analist Bankar në BERZh në Kosovë.

Diskutimet u fokusuan në perspektivën aktuale makroekonomike të Republikës së Kosovës, zhvillimet e fundit në sektorin financiar, bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet BERZh-it dhe BQK-së dhe programet e reja të BERZh-it, me theks në iniciativat e ESG-së dhe mbështetjen për sektorin financiar.

Guvernatori Ismaili shprehu vlerësimin e tij për ekipin e BERZh-it për mbështetjen e tyre të vazhdueshme duke potencuar iniciativat e rëndësishme, përfshirë studimin “MREL për regjionin, që përshinë Kosovën si dhe projektin e ardhshëm “Women in Finance Code”. Ai theksoi rëndësinë e programit për ngritjen e kapaciteteve që do të fillojë vitin e ardhshëm, e që të ndihmojë BQK-në në zhvillimin e aftësive në menaxhimin dhe qeverisjen e rrezikut klimatik. Ky program do të fokusohet gjithashtu në ndërtimin e njohurive dhe shkathtësive në kontekstin e udhëzimeve të ofruara nga Rrjeti për Gjelbërimin e Sistemit Financiar (NGFS) për krijimin e planeve të tranzicionit që kanë për synim nxitjen e një sistemi financiar më të gjelbër.

Guvernatori Ismaili po ashtu ishte mirënjohës në rolin që ka BERZh-i në avancimin e legjislacionit bankar të Kosovës, veçanërisht në fushat e tilla si korniza e rimëkëmbjes dhe përmbylljes, qeverisja korporative dhe rregullimi i faktoringut, ndër të tjera.

Tutje, Guvernatori Ismaili theksoi rëndësinë e këtyre partneriteteve në ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit financiar të Kosovës për të mirën e të gjithë qytetarëve. Ai gjithashtu diskutoi për vizionin strategjik të BQK-së të përshkruar në planin e saj pesëvjeçar, i cili përfshin iniciativat që kanë për synim përmirësimin e qëndrueshmërisë së sektorit financiar, avancimin e rregulloreve dhe promovimin e gjithëpërfshirjes financiare.

Takimi rikonfirmoi përkushtimin e të dyja palëve për të forcuar bashkëpunimin e tyre dhe për të promovuar rritjen e qëndrueshme financiare në vendin tonë, duke siguruar që sektori financiar të vazhdojë të zhvillohet në përputhje me standardet ndërkombëtare. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ismaili: Rritja ekonomike në 2025 përmbyllet me 3.9 për qind

Dogana vendin e parë për zhdoganim në BP, 135 milionë euro më shumë të hyra

ASK: Eksporti në muajin nëntor 2025 mbulon importin me 15,7%

Themelohet Forumi i Sektorit Privat në Kosovë

KESCO bën thirrje për kursimin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut

TAGGED: #BERZh, #BQK
Kosova Times September 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sot dy seanca në Kuvend, financimi i RTK-së në seancën e jashtëzakonshme

Kosova Times Kosova Times November 19, 2025
VIDEO: Burri duke fjetur në shina në Peru, i kapur nga treni. Ai mbijetoi.
Arsim Thaqi timonieri i ri i Suharekës
Muzeu Britanik përjashton një punëtor pas zhdukjes së disa artefakteve
Djathtisti zviceran poston video të rreme të të majtës, humb imunitetin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?