By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hapet thirrja për ‘Startups’ në industritë kreative
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Hapet thirrja për ‘Startups’ në industritë kreative
Financa

Hapet thirrja për ‘Startups’ në industritë kreative

Kosova Times
Last updated: 2024/09/20 at 4:38 PM
Kosova Times Published September 20, 2024
Share
SHARE

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) Kosovë lansoi Sfidën për Mendje Kreative, një thirrje e hapur për ide inovative që synojnë mbështetjen e ‘startups’ në industritë kreative.

Duke ditur rolin që Industritë Kreative (CI) kanë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik globalisht, kjo sfidë synon të shfrytëzojë një grup në zgjerim të talenteve krijuese për të ndërtuar një sektor krijues dinamik dhe inovativ. Nisma fokusohet në rritjen e aftësive për ndërmarrësi dhe vetëpunësim duke forcuar partneritetet ndërmjet akademisë dhe sektorit privat, duke gjeneruar në fund mundësi më të mëdha për rritjen e ekonomisë kreative.

Inovacioni i nxitur: Një Sfidë për Mendjet Kreative fton të gjitha bizneset e reja në sektorin krijues të dorëzojnë zgjidhje inovative që demonstrojnë një potencial të fortë për ndikim dhe shkallëzim, qoftë përmes prezantimit të teknologjive të reja, modeleve unike të biznesit ose qasjeve kreative që kontribuojnë në zhvillim të qëndrueshëm.

Propozimet e përzgjedhura do të përfitojnë mentorim, udhëzim dhe mbështetje financiare deri në 10,000 euro, duke i ndihmuar ata të kalojnë nga ideja në prototip dhe nga prototipi në një produkt minimal të zbatueshëm (MVP).

Afati i fundit për dorëzimet është 2 tetor 2024. Për më shumë informacion dhe për të aplikuar, klikoni në këtë LINK

Kjo nismë është ndër të parat që ka prioritet industritë kreative si një shtytës kryesor të rritjes ekonomike. Ajo synon të bashkojë palët e interesuara institucionale, shoqërinë civile dhe sektorin privat për të mbështetur ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të në sektorin kreativ. /Kosovatimes/

Inovacioni i nxitur (Innovation Unleashed): Një Sfidë për Mendjet Kreative (A Challenge for Creative Minds) është pjesë e projektit Creative Industries, i mbështetur nga Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut dhe i zbatuar në bashkëpunim me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).

You Might Also Like

Çmimet e energjisë elektrike vazhdojnë të rriten, me indeksin GME në 119 euro

Lufta kundër falsifikimit të parasë temë e takimit Ismaili-Vitagliano

Guvernatori Ismaili në panelin e FMN-së foli për qëndrueshmërinë financiare

Dollari dobësohet, euro forcohet

Regjistrimi i bizneseve mund të bëhet edhe përmes platformës e-Kosova

TAGGED: #Industria kreative, #Startups, #UNDP
Kosova Times September 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Tinkov: “Fajtor edhe populli” pse nuk ngritet

Kosova Times Kosova Times November 3, 2022
Ndarja e çmimeve për gratë e arta të Kosovës, Kurti: Falë masave të Qeverisë janë punësuar mbi 9 mijë gra e vajza
Kreu i OSBE në takim me kreun e Policisë së Kosovës shprehë mbështetjen dhe bashkëpunim
Blinken kërkon nga Kina të ndajë informacione për shpërthimin e ri të COVID-19
Lansohet projekti `Zërat e Lirisë: Gratë e UÇK-së rrëfejnë`
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?