By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Margetiq: Dëshmitari kryesor në rastin e pjesëmarrjes së Vuçiçit në luftën në Sarajevë sapo ka vdekur
December 18, 2025
Lukashenko: “Raketat ruse Oreshnik janë vendosur në Bjellorusi”
December 18, 2025
Supë me kungull, receta për mbrëmjet e dimrit
December 18, 2025
Rusia – Britania: Krerët e MI6 dhe SVR zhvilluan një bisedë telefonike
December 18, 2025
Konferenca e Ramsteinit ofron angazhim rekord për mbështetje ushtarake të huaja ndaj Ukrainës
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti e akuzon Perëndimin se po e “përkëdhel” Serbinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti e akuzon Perëndimin se po e “përkëdhel” Serbinë
Ballina 1Lajme

Kurti e akuzon Perëndimin se po e “përkëdhel” Serbinë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/20 at 5:35 PM
Kosova Times Published September 20, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar Perëndimin të enjten se po e “përkëdhel” Serbinë për shkak të frikës dhe shqetësimeve për destabilizim, duke shtuar se ajo nuk po “shpaguhet” dhe se Kosova po “paguan” për këtë.

Qeveria e Kurtit është kritikuar nga disa vende të Perëndimit dhe BE-ja për një sërë vendimesh në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe gjatë këtij viti, ku ai ka thënë se dëshiron të vendosë rënd dhe ligj.

Ai tha se Perëndimi, duke qenë “shumë i kujdesshëm” me Serbinë, po bën që edhe Kosova “të paguajë për këtë dhe kjo nuk është e drejtë”.

Duke folur në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters të premten, Kurti tha: “Mendoj se përkdhelja e Serbisë [nga Perëndimi] gjatë dy vjetëve e gjysmë prej se ka nisur agresioni rus në Ukrainë nuk po shpaguhet, prandaj dikush duhet të thotë mjaft”.

“Lidhjet e fuqishme të Serbisë me Federatën Ruse dhe lidhjet e thella historike, ekonomike dhe kulturore mes tyre, po e bëjnë Perëndimit të jetë shumë i kujdesshëm me Serbinë”, tha Kurti.

Serbia, për dallim nga vendet e BE-së dhe vendet e tjera të Perëndimit, nuk pranon të vendosë sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës nga Moska.

Ajo vazhdon të mbajë lidhje të ngrohta me Rusinë, edhe pse ka thënë se e mbështet integritetin territorial të Ukrainës.

Ndërkohë, muajt e fundit Serbia ka nënshkruar një marrëveshje me Francën për blerjen e avionëve luftarakë në vlerë rreth 2.7 miliardë euro, si një memorandum mirëkuptimi për litium me BE-në.

“Ajo [Serbia] ka gjetur partnerë edhe në Perëndim për shkak të frikës dhe shqetësimeve që disa diplomatë i kanë se mund të ndodhë destabilizimi përsëri. Para luftës në Ukrainës kam parë disa diplomatë perëndimorë shumë të relaksuar, tani të njëjtit janë shumë të frikësuar. Mendoj se ata e kanë pasur gabim atëherë dhe e kanë gabim tani”, shtoi ai.

“Brukseli t’i bëjë trysni Serbisë”

Kurti e kritikoi Bashkimin Evropian, të cilit të dyja vendet fqinje synojnë t’i bashkohen dikur, se nuk ka reaguar ndaj “shkelje” që ka bërë Serbia.

“Brukseli duhet ta luajë rolin e gjyqtarit që i bie pipit kurdo herë që ka shkelje të Marrëveshjes”, tha Kurti, duke iu referuar Marrëveshjes Bazë që Kosova dhe Serbia e arritën nën ndërmjetësimin e BE-së në fillim të vitit 2023 për normalizimin e marrëdhënieve.

Bashkimi Evropian vazhdimisht ka kritikuar palët për moszbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Kurti ka ngulur këmbë që marrëveshja të nënshkruhet dhe që Serbia ta tërheqë një letër që kryeministrja e atëhershme, Ana Bërnabiq, i dërgoi BE-së vitin e kaluar, ku shprehu rezerva për marrëveshjen, si dhe t’ia dorëzojë Kosovës Millan Radoiçiqin dhe grupin e tij, të dyshuar për sulmin e armatosur në Banjskë.

“Çfarë kemi parë këto dy vjet është se Brukseli nuk ka reaguar kur Beogradi e ka shkelur marrëveshjen. Ne duam që Brukseli t’i bëjë trysni Serbinë ta respektojë marrëveshjen dhe të angazhohet me vullnet të mirë dhe në mënyrë konstruktive në zbatimin e plotë të saj”, tha Kurti.

Qeveria e Kurtit e ndaloi dinarin serb, mbylli disa degë të postës serbe, si institucione paralele serbe në një sërë vendimesh gjatë këtij viti, ndërsa synon ta hapë edhe urën mbi lumin Ibër, për cfarë është kritikuar se rrezikon trazira dhe destabilitet.

Në lidhje me urën mbi Ibër, e cila ndan Mitrovicën në jug me shumicë shqiptare dhe në veri me shumicë serbe, Kurti e akuzoi Serbinë se dëshiron ta mbajë të mbyllur.

“Serbia dëshiron ta mbajë të mbyllur urën në Mitrovicë sepse dëshiron ta mbajë të gjallë ëndrrën për ndarjen e Kosovës. Ajo dëshiron ta shndërrojë urën mbi Ibër në një kufi të ri. Kjo nuk do të ndodhë”, tha ai.

Tani ura është e hapur vetëm për këmbësorë dhe ushtarët italianë të KFOR-it ndodhen në të. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës ndodhen afër saj gjithashtu.

You Might Also Like

Heqja e 50% të masave të BE-së ndaj Kosovës vlerësohet si hap i rëndësishëm

KQZ: 88% e fletëvotime janë dorëzuar te votuesit jashtë Kosovës

Komunat në veri tërhiqen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Shfuqizohet kufizimi kohor për kompensimin e udhëtimeve zyrtare

Balla: Kuvendi nesër nis procedurën për imunitetin e Ballukut

TAGGED: #Albin Kurti, #Perëndimi, #Serbia
Kosova Times September 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Mizoritë e Wagnerit në Afrikën Qendrore

Kosova Times Kosova Times February 10, 2025
NATO ka vënë në gatishmëri më shumë se 500 mijë trupa
Njerëzit e Trump, ukrainasit dhe përfaqësuesit e tre fuqive evropiane u takuan në Paris
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Skënderajt, rasti nën hetime
“Një nga ofensivat më të mëdha” – Ukraina fshin 140 trupa ruse dhe 29 automjete në sulmin jugor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?