By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 20 dhjetor 2025
December 20, 2025
Një turmë e tërbuar në Bangladesh i vuri flakën zyrave të redaksisë së gazetave më të mëdha: Gazetarët mbetën të bllokuar në çati
December 19, 2025
Haradinaj premton anëtarësim në NATO brenda mandatit
December 19, 2025
Miliona përdorues të bankomateve do të marrin kompensim nga Visa dhe Mastercard
December 19, 2025
Hamza premton 50 për qind rritje të pensioneve për veteranët e UÇK-së
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shefja e BE-së njofton hua prej 39 miliardë dollarësh për rimëkëmbjen e Ukrainës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shefja e BE-së njofton hua prej 39 miliardë dollarësh për rimëkëmbjen e Ukrainës
Ballina 2Rajon / Botë

Shefja e BE-së njofton hua prej 39 miliardë dollarësh për rimëkëmbjen e Ukrainës

Kosova Times
Last updated: 2024/09/20 at 3:39 PM
Kosova Times Published September 20, 2024
Share
SHARE

Komisioni Evropian do t’ia ndajë Ukrainës një hua të re në vlerë deri në 39 miliardë dollarë, njoftoi presidentja e komisionit, Ursula von der Leyen gjatë, një vizitë në Kiev më 20 shtator.

Ajo e cilësoi këtë hua si “një kontribut tjetër i madh i BE-së për rimëkëmbjen e Ukrainës”.

“Sulmet e pareshtura ruse nënkuptojnë se Ukraina ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së”, shkroi ajo në rrjetin social X.

Duke folur në një konferencë për media me von der Leyen, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se “plani për fitore” i vendit të tij në luftën kundër Rusisë varet nga vendimet e shpejta që aleatët duhet t’i marrin sivjet.

Zelensky tha se Ukraina synon t’i përdorë këto të holla për mbrojtjen ajrore, energjinë dhe për blerjen e armëve.

Huaja është pjesë e një plani të gjerë të Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) për grumbullimin e të hollave për ta mbështetur Kievin duke i përdorur mjetet nga asetet e ngrira financiare të Rusisë në vlerë 300 miliardë dollarë.

Këto asete u ngrinë në kuadër të sanksioneve kundër Moskës për pushtimin e Ukrainës.

Vizita e Von der Leyen në kryeqytetin ukrainas vjen një ditë, pasi ajo njoftoi se BE-ja do t’ia japë Ukrainës edhe 178 milionë dollarë për ta riparuar infrastrukturën e dëmtuar të energjisë, ta zgjerojë energjisë e ripërtëritshme dhe të ndërtojë strehimore.

Para takimit me Zelenskyn, ajo tha se ndodhej në Kiev për të biseduar për mbështetjen e Evropës për Ukrainën “nga përgatitjet për dimër deri te mbrojtja, anëtarësimi dhe përparimi drejt huave prej G7”.

Në fillim të kësaj jave, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) paralajmëroi se ky dimër mund të jetë më i vështiri për Ukrainën deri tani, sepse infrastruktura energjetike e saj është tejet e tendosur si pasojë e sulmeve ruse ndaj termocentraleve, ngrohtoreve dhe rrjetit energjetik.

Forcat ajrore ukrainase thanë më 20 shtator se kundërajrorët e tyre i shkatërruan 61 prej 70 dronëve dhe një prej katër raketave me të cilat Moska e sulmoi Ukrainën gjatë natës.

You Might Also Like

Një turmë e tërbuar në Bangladesh i vuri flakën zyrave të redaksisë së gazetave më të mëdha: Gazetarët mbetën të bllokuar në çati

Biznes mbi humbjet: industria e funeraleve në Rusi lulëzon mes luftës dhe arkivoleve në rresht”

Një dron rus Orlan u rrëzua në Turqi

A mund të shpërthejë një luftë e madhe në Evropë?

Një shtetas rus është ndaluar në Izrael me dyshimin për spiunazh për Iranin

TAGGED: #Ukrainë, #Ursula von der Leyen
Kosova Times September 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

La Repubblica: Uss arriti te arratisej në Rusi permes Sllovenis dhe Serbise

Kosova Times Kosova Times April 13, 2023
Hetimet për shpërthimin në Ujman: Bastiset një shtëpi në Zubin Potok, identifikohet një person i dyshuar
Kefalonia ndër 10 ishujt më të mirë
Shkup, Ministria e Brendshme ngre padi kundër ish-ministrit të BDI-së
Atleti u skualifikua për një slogan politik në Lojërat Olimpike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?