By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension të posaçëm
December 30, 2025
Shtëpia e masakrës në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë bëhet muze
December 30, 2025
Kurti premton konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë
December 30, 2025
Disa komuna marrin masa për parandalimin e rreziqeve nga fishekzjarrët
December 30, 2025
Pesë të lënduar nga aksidenti në autostradën ‘Arben Xhaferi’
December 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hungari, merret në pyetje drejtuesja e kompanisë e lidhur me shpërthimin e mjeteve të komunikimit të Hezbollahut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Hungari, merret në pyetje drejtuesja e kompanisë e lidhur me shpërthimin e mjeteve të komunikimit të Hezbollahut
Ballina 2Rajon / Botë

Hungari, merret në pyetje drejtuesja e kompanisë e lidhur me shpërthimin e mjeteve të komunikimit të Hezbollahut

Kosova Times
Last updated: 2024/09/21 at 8:57 PM
Kosova Times Published September 21, 2024
Share
SHARE

Shërbimi hungarez i zbulimit ka marrë disa herë në pyetje drejtoren e përgjithshme të kompanisë “BAC Consulting KFT”, e lidhur me shpërthimin gjatë kësaj jave të mjeteve të komunikimit, ‘pagers’ të përdorura nga Hezbollahu, njoftoi qeveria e Hungarisë së shtunën.

Kompania tajvaneze “Gold Apollo” tha të mërkurën se kishte autorizuar firmën “BAC Consulting KFT,” me bazë në Budapest të Hungarisë, që të përdorte markën e saj për prodhimin dhe shitjen e pajisjes ‘pager’ të modelit AR-924.

Cristiana Barsony-Arcidiacono, 49 vjeç, me shtetësi italiano-hungareze, e cila ka themeluar “BAC Consulting” i tha rrjetit NBC News këtë jave se pajisjet e komunikimit me mesazhe ‘pagers’ nuk ishin prodhuar nga kompania e saj dhe se ajo ishte thjesht “ndërmjetëse”.

Me herët, një nga shërbimet e zbulimit të Hungarisë, Zyra për Mbrojtjen Kushtetuese tha në një deklaratë se pajisjet që u përdorën për shpërthimet masive nuk janë prodhuar në territorin hungarez apo kanë hyrë në atë vend.

Zyra e Kryeministrit Viktor Orban tha më herët se kompania “BAC Consultin” ishte një “kompani tregtare ndërmjetësuese, e cila nuk kishte një qendër prodhimi apo ndonjë qendër tjetër operimi në Hungari”.

Gjatë sulmeve dyditore të martën dhe të mërkurën, kur shpërthyen mjetet e komunikimit ‘pager’ dhe radiot e dorës, pajisje që përdoren nga Hezbollahu, rreth 39 njerëz humbën jetën dhe u plagosën më shumë se 3 mijë të tjerë. Sulmet besohet gjerësisht se janë kryer nga Izraeli, por autoritetet izraelite nuk e kanë mohuar dhe as kanë konfirmuar përfshirjen.

You Might Also Like

VIDEO: Kinezët qëllojnë me raketa drejt Tajvanit, regjistrohet një takim i afërt në det!

Hulumtimi i BBC-së: Humbjet ruse në Ukrainë shpërthejnë, vlerësimi i numrave realë është publikuar

Çedomir Stojkoviq u lirua për t’u mbrojtur ne liri

Axhenda ndërkombëtare

2025 përmes 30 fotove – Ngjarjet që shënuan vitin e kaluar

TAGGED: #BAC Consulting KFT, #Hungaria, #Pejxherët
Kosova Times September 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

BE e shqetësuar rreth ndërhyrjes në organizatat e shoqërisë civile në Serbi

Kosova Times Kosova Times February 26, 2025
Një mjeke e re vetëvritet për shkak të linçimit në rrjetet sociale
Elon Musk thotë se po e ndryshon logon e Twitter në një X
Testi i dhjetë i anijes kozmike të Muskut përfundoi me sukses VIDEO
Mbahet mbrëmja japoneze
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?