By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një sulm izraelit në një shkollë vret 22 persona, thotë Ministria e Shëndetësisë e Gazës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Një sulm izraelit në një shkollë vret 22 persona, thotë Ministria e Shëndetësisë e Gazës
Ballina 2Rajon / Botë

Një sulm izraelit në një shkollë vret 22 persona, thotë Ministria e Shëndetësisë e Gazës

Kosova Times
Last updated: 2024/09/21 at 5:12 PM
Kosova Times Published September 21, 2024
Share
SHARE

Një sulm izraelit në një shkollë në veri të Gazës vrau të paktën 22 persona më 21 shtator, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës. Ushtria izraelite tha se kishte shënjestruar një qendër komanduese të Hamasit– grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe BE-ja – në atë që dikur ishte një shkollë.

Sipas ministrisë, 30 të tjerë u plagosën në sulmin ndaj shkollës në zonën Zeitoun të Gazës. Shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë. Ende nuk është e qartë, në cilin spital janë dërguar të vdekurit dhe të plagosurit.

Ushtria izraelite deklaroi më parë se kishte goditur “qendrën komanduese dhe të kontrollit të Hamasit, që ishte vendosur brenda një kompleksi që më parë ka shërbyer” si shkollë. Ata thanë se kishin marrë masa për të kufizuar dëmtimin e civilëve, përfshirë përdorimin e municioneve të sakta dhe mbikëqyrjen ajrore.

Që nga shpërthimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit, ushtria izraelite ka goditur disa shkolla, të mbushura me dhjetëra mijëra palestinezë të larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të ofensivave dhe urdhrave të evakuimit të Izraelit. Sipas Kombeve të Bashkuara, 90 për qind e palestinezëve në Gaza janë zhvendosur.

Ushtria izraelite vazhdimisht ka akuzuar Hamasin se operon nga brenda infrastrukturës civile në Gaza, përfshirë shkolla, objekte të OKB-së dhe spitale.

Më herët këtë muaj, një sulm izraelit goditi një shkollë në kampin e refugjatëve Nuseirat, duke vrarë 14 persona. Ushtria izraelite tha se po shënjestronte militantët e Hamasit që po planifikonin sulme, nga brenda shkollës.

Në korrik, sulmet ajrore izraelite goditën një shkollë për vajza në Deir al-Balah, duke vrarë të paktën 30 njerëz që strehoheshin brenda. Ushtria izraelite tha se kishte shënjestruar një qendër komanduese të Hamasit që përdorej për të drejtuar sulme dhe për të ruajtur “sasi të mëdha armësh”.

Lufta filloi kur luftëtarët e udhëhequr nga Hamasi vranë rreth 1.200 persona, kryesisht civilë, në një sulm më 7 tetor në Izraelin jugor. Ata rrëmbyen rreth 250 njerëz dhe ende mbajnë peng rreth 100. Fushata e Izraelit në Gaza ka vrarë të paktën 41.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila nuk bën dallim në shifra midis luftëtarëve dhe civilëve.

Gjithashtu të shtunën, Ministria e Shëndetësisë së Gazës tha se pesë punonjës të saj u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën nga zjarri izraelit që goditi magazinat e ministrisë në zonën Musbah në jug.

Tensionet u rritën të premten, pasi një sulm ajror izraelit në një lagje të Beirutit në Liban vrau dhjetëra njerëz, përfshirë civilë dhe Ibrahim Akilin, kreun e forcave elitë Radwan të Hezbollahut. Po ashtu u vra edhe Ahmed Wahbi, një tjetër komandant i lartë në krahun ushtarak të grupit.

Sulmi ndodhi disa orë, pasi Hezbollahu nisi një nga bombardimet më të ashpra ndaj veriut të Izraelit në gati një vit luftimesh. Sistemi i mbrojtjes me raketa “Iron Dome” i Izraelit arriti të ndalonte shumicën e raketave.

You Might Also Like

Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të

Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse

VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet

Kroati fiton gjashtë çmime Eurojackpot me nga pothuajse 60,000 euro secila

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

TAGGED: #22 të vrarë, #Gazë, #Shkollë, #Sulm izraelit
Kosova Times September 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

NATO-ja zhvillon stërvitje ushtarake në Suedi

Kosova Times Kosova Times May 15, 2024
Bjellorusia kërkon garanci sigurie nga Rusia
Aktakuzë për veprën penale vrasja e rëndë
Vdes në QKUK motoçiklisti që u vetaksidentua në Prishtinë
Eksporti i mallrave në muajin korrik 2023 kishte vlerën 67,3 milionë euro
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?