By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vdes një grua në QKUK, Policia po e trajton rastin si shtytje në vetëvrasje
February 1, 2026
Dy vajza të zhdukura në Novobërdë, raportohen nga babai i tyre
February 1, 2026
Gjendet i vdekur një burrë në Gërdoc të Podujevës, policia nis hetimet
February 1, 2026
Vrasje në tentativë në Prishtinë, përfshirë edhe goditje me veturë
February 1, 2026
I burgosuri i dënuar për dhunim, i jep fund jetës
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Serbët janë të vetëdijshëm se nuk ka zgjidhje të njëanshme në dialog me Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Serbët janë të vetëdijshëm se nuk ka zgjidhje të njëanshme në dialog me Kosovën
Opinion

Serbët janë të vetëdijshëm se nuk ka zgjidhje të njëanshme në dialog me Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2024/09/21 at 5:55 PM
Kosova Times Published September 21, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Për mendimin tim, ishte i pritshëm dështimi trepalësh në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë nën drejtimin e sllovakut Mirosllav Lajçak. Më i madh sesa zhgënjimi i Lajçakut, është zhgënjimi i perëndimorëve që nuk po mund të arrijnë t’i ulin në një tavolinë përfaqësuesit e Serbisë dhe të Kosovës.

Mos arritja e adresimit të çështjeve më kryesore në një takim trepalësh në Bruksel në radhë të parë është paaftësi e ndërmjetësit të këtij dialogu z. Lajçak e pastaj edhe mosinteresim i duhur i drejtuesve të BE-së në konsolidim e sipër për t’u marrë seriozisht me dialogun serbo-shqiptar në Bruksel!

Përderisa diplomacia serbe nën udhëheqjen e presidentit Vuçiq arritën që për 13 vite rresht ta prolongojnë zgjidhjen përfundimtare të problemit me Kosovën, tani në rrethanat e reja ndërkombëtare pas zgjerimit të luftës në Ukrainë, po e kanë më të lehtë të inskenojnë konflikte artificiale për t’ju ikur takimeve me palën Kosovare.

Serbët janë të vetëdijshëm se nuk do të arrijnë zgjidhje të njëanshme në dialog me Kosovën, prandaj po mundohen me çdo kusht t’ju ikin kompromiseve të dhimbshme me Kosovën, siç e thonë ata.

E, ai kompromisi i dhimbshëm i tyre është njohja “De Jure” e Kosovës në këmbim të Asociacionit, gjë, të cilën po e prolongojnë në vijimësi duke shpresuar që përmes situatave konfliktuoze në veri të përfitojnë terren diplomatik për ambicie më të mëdha territoriale ndaj Kosovës.

Serbët e thonë në vijimësi se nuk pajtohen me shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në veri, andaj i bëjnë instruksione dialogut të Brukselit, për çka, këta të fundit po e tolerojnë politikën destruktive të Serbisë, e cila e thotë hapur se nuk e pranon Kosovën si shtet Sovran dhe as anëtarësimin e saj në OKB!”

Kësisoj, Serbia përmes nxitjes së dhunës në veri, po mundohet të shkaktojë konflikt të hapur në Ballkan, për ta bërë të pamundur zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani në Bruksel dhe Ohër me palën Kosovare!

Nëse vazhdon moskoordinimi i qeverisë së Kosovës me ndërkombëtarët, përveç ftohjes së marrëdhënieve, do të vështirësohet tej mase arritja e një marrëveshje përfundimtare, të obligueshme dhe të detyrueshme për zbatim nga të dyja kombet në konflikt shekullor mes tyre.

You Might Also Like

Makthi Strategjik i Evropës: I bllokuar midis Trumpit, Putinit dhe luftës që nuk mund ta përfundojë

Ja deri ku është i gatshëm të shkojë monstrumi Aleksandër Vuçiq për t’a luajtur lojën dhe mbetur në pushtet

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times September 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Kosova Times Kosova Times January 30, 2026
Sot fillon faza e eliminimeve direkte në Katar 2022, dy ndeshje tejet interesante
Konjufca: Kushtetuesja është para një vendimi të madh
Arrestohet çifti bashkeshortor -dyshohet se kanë rrahur për vdekje vajzën (2)
Negociatat mes rusëve dhe amerikanëve përfundojne. Zelensky reagon ndaj kerkesave ruse: Rusia po tallet me botën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?