By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona
January 29, 2026
Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm
January 29, 2026
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë
January 29, 2026
Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit
January 29, 2026
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zeja e përpunuesve të drurit gjithnjë e më shumë në zhdukje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Zeja e përpunuesve të drurit gjithnjë e më shumë në zhdukje
Ballina 1Lajme

Zeja e përpunuesve të drurit gjithnjë e më shumë në zhdukje

Kosova Times
Last updated: 2024/09/21 at 10:00 AM
Kosova Times Published September 21, 2024
Share
SHARE

Tradicionalisht enët e drurit kanë qenë pjesë e jetës në familjet e Rahovecit dhe jo vetëm. Në këtë komunë sipas zyrtarëve të Drejtorisë së Kulturës, ka pasur shumë përpunues të drurit, por tani ato kanë ngelur vetëm eksponate në muzeun e vogël të këtij qyteti.

“Për fat të keq tani ka shumë pak prej atyre që merren me përpunimin e drurit, për shkak se njerëzit e kanë humbur interesimin, pasi kërkojnë gjëra të luksit për të rregulluar ambientet e brendshme, por edhe gjërat praktike që i përdorin në familje, për gjëra utilitare në gastronomi apo ambiente të tjera jetësore”, tha për RTK-në, Qemajl Krasniqi, zyrtar i drejtorisë së Kulturës në Rahovec.

Një ndër familjet që i ka mbijetuar kohës, është ajo Hasku nga Rahoveci. Aliriza Hasku është gjenerata e tretë që merret me këtë zeje tash e 35 vjet.

Tani familja Hasku po kujdeset për stazhinimin e drurit për përpunim që nis pas vegjetacionit.

“Tharja natyrore zgjat 24 muaj. Gjatë kësaj periudhe zhvillohet procesi hidroliza ose thënë ndryshe shpërlarja e etanineve të ndryshme dhe mbesin vetëm ato të lidhura e të shëndosha që kanë efekt pozitiv në verë dhe raki”, tha Hasku.

Për ta ndërtuar një enë të madhe druri duhet shumë punë, thotë ai, i cili shton se i vetëm nuk mund t’ia dalë, por krah tij punon edhe djali.

Enët që shërbejnë për ruajtjen e verës, bulmetit dhe perimeve të tjera të konservuara janë produkt i tij dhe djalit, që shënon brezin e katërt. Deri më tani kanë punuar vetëm mekanikisht, por në vitin 2021 kanë përfituar përmes grantit qeveritar një makineri që ua ka shkurtuar shumë procesin e punës.

“Kjo makinë ma ka shkurtu procesin e punës për katër herë, ky operacion pune është dashur të bëhet për 40 minuta deri në një orë, ndërsa tani e bëjmë për 10 minuta maksimumi 12 minuta”, shtoi Hasku.

Kërkesat më të mëdha për enët e drurit i kanë veraritë, por tani edhe sektori i hotelerisë dhe gastronomisë kanë filluar të përdorin pajisje të tilla, pasi konsiderohen shumë ekologjike.

You Might Also Like

Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona

Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm

Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë

Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit

Mehaj kujton të rënët e Betejës së Rogovës së Hasit

TAGGED: #Zeja e përpunuesve të drurit, #Zhdukje
Kosova Times September 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia trafikon vajza afrikane për të ndërtuar dronë

Kosova Times Kosova Times July 26, 2025
Më shumë se 50 rusë njihen si kriminelë lufte në Ukrainë
Rusia shkatërron infrastrukturën lumore për eksportet e grurit të Ukrainës pas bombardimeve në portin detar
Gjermani: Arrestohet një sirian nën dyshime për krime kundër njerëzimit
Roma- Feyenoord, frikë nga ultrasit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?