By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Media britanike “Times”: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
June 8, 2025
OVL e UÇK-së reagojnë pas ndalimit të flamurit të UÇK-së
June 8, 2025
Qofte kungulli me perime dhe erëza (vaj i ftohtë)
June 8, 2025
Mus qershie freskues
June 8, 2025
Kungulleshka nga furra me djathë dhe salcë majonezë
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OKB-ja miraton paktin për “një të ardhme më të ndritur” për njerëzimin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > OKB-ja miraton paktin për “një të ardhme më të ndritur” për njerëzimin
Ballina 2Rajon / Botë

OKB-ja miraton paktin për “një të ardhme më të ndritur” për njerëzimin

Kosova Times
Last updated: 2024/09/22 at 6:38 PM
Kosova Times Published September 22, 2024
Share
SHARE

Kombet e Bashkuara miratuan më 22 shtator një “Pakt për të Ardhmen” që synon adresimin e sfidave të shumta të shekullit, nga konfliktet te ndryshimet klimatike dhe të drejtat e njeriut, pavarësisht kundërshtimeve të minutës së fundit nga një grup vendesh të udhëhequra nga Rusia.

Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres, i cili organizoi “Samitin për të Ardhmen”, e cilësoi atë si një “mundësi që vjen një herë në një gjeneratë” për të rishkruar historinë njerëzore duke nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar.

Si një akt hapës për javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që fillon më 24 shtator, dhjetëra kryetarë shtetesh dhe qeverish u mblodhën për nënshkrimin e tekstit.

Në versionin e miratuar, udhëheqësit u zotuan të forcojnë sistemin multilateral për të “mbajtur ritmin me një botë që po ndryshon” dhe për të “mbrojtur nevojat dhe interesat e brezave të tanishëm dhe të ardhshëm” përballë “krizave të vazhdueshme”.

“Ne besojmë se ka një rrugë drejt një të ardhmeje më të ndritur për gjithë njerëzimin”, thuhet në dokument.

Pakti përmban 56 “veprime”, përfshirë angazhimet për multilateralizëm, mbrojtjen e Kartës së OKB-së dhe ruajtjen e paqes.

Ai gjithashtu bën thirrje për reforma në institucionet financiare ndërkombëtare dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, së bashku me përpjekjet e ripërtërira për të luftuar ndryshimet klimatike, për të promovuar çarmatimin dhe për të udhëhequr zhvillimin e inteligjencës artificiale.

Miratimi i tekstit u përball me një vonesë të shkurtër kur zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Vershinin, paraqiti një amendament që theksonte “parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve”.

Kundërshtimet e Rusisë u mbështetën nga aleatët e saj, si Bjellorusia, Koreja e Veriut, Irani, Nikaragua dhe Siria, por amendamenti i saj u hodh poshtë me shumicë dërrmuese.

Nga fjalët në veprime

Gjatë fazës së negociatave, Guterres i kishte nxitur kombet të tregojnë “vizion” dhe “guxim”, duke bërë thirrje për “ambicie maksimale” për të forcuar institucionet ndërkombëtare për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive kërcënimeve të sotme.

Megjithatë, përderisa ka disa “ide të mira”, teksti “nuk është dokumenti revolucionar që reformon gjithë multilateralizmin, siç kishte kërkuar fillimisht Antonio Guterres”, tha Richard Gowan, nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, për AFP-në.

Ngjashëm u shprehën shumë diplomatë, të cilët shprehën zhgënjim kur diskutuan për ambicien dhe ndikimin e tekstit, duke e përshkruar atë si “të vakët”, “emëruesi më i ulët i përbashkët”, dhe “zhgënjyes”.

“Idealisht, do të dëshironim ide të reja, ide të freskëta”, tha një diplomat.

Lufta kundër ngrohjes globale ishte një nga pikat e debatit në negociata, me referenca për “tranzicionin” larg karburanteve fosile që ishin zhdukur nga drafti i tekstit disa javë më parë, përpara se të riktheheshin.

Pavarësisht kritikave, pakti është ende “një mundësi për të pohuar angazhimin tonë kolektiv ndaj multilateralizmit, edhe në kontekstin e vështirë gjeopolitik aktual”, tha një diplomat perëndimor, duke theksuar nevojën për të rindërtuar besimin midis Veriut dhe Jugut Global.

Vendet në zhvillim kanë qenë veçanërisht të zëshme në kërkesën për angazhime konkrete për reformimin e institucioneve financiare ndërkombëtare, duke synuar të sigurojnë qasje më të lehtë në financime preferenciale, veçanërisht duke marrë parasysh ndikimet e ndryshimeve klimatike.

Teksti përfshin me të vërtetë “angazhime të rëndësishme për drejtësi ekonomike dhe reformimin e arkitekturës financiare ndërkombëtare”, komentoi Human Rights Watch (HRW), duke lavdëruar gjithashtu “fokusin në të drejtat të njeriut.”

Megjithatë, udhëheqësit botërorë “ende duhet të tregojnë se janë të gatshëm të veprojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut”, tha Louis Charbonneau, drejtori i HRW për OKB-në.

Pavarësisht përmbajtjes së tij, pakti dhe anekset e tij — një Pakt Global Digjital dhe një Deklaratë mbi Brezat e Ardhshëm — nuk janë ligjërisht obliguese, duke ngritur kështu shqetësime për zbatimin, veçanërisht pasi disa parime — si mbrojtja e civilëve në konflikte — shkelen çdo ditë.

“Detyra jonë e ardhshme është t’u japim jetë atyre, për t’i kthyer fjalët në veprime”, tha Guterres.

You Might Also Like

Publikohen pamjet e ndjekjes së të miturit që qëlloi kandidatin presidencial të opozitës kolumbiane

Sulm i fuqishëm me dron në Moskë. Aeroportet janë mbyllur, fabrika është në flakë…

Trumpi dërgon Gardën Kombëtare në Los Angeles pas përleshjeve të dhunshme

Kandidati për president në Kolumbi qëllohet me plumba në kokë në mitingu

Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant

TAGGED: #OKB, #Pakt për të Ardhmen
Kosova Times September 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nesër Kurban Bajrami, kreu i KMSH uron besimtarët myslimanë: Festë që përjetohet në çdo zemër e në çdo vatër

Kosova Times Kosova Times June 27, 2023
Rrëzohet një helikopter amerikan me 20 marinsa në bord
Themeluesi i Coca-Cola-s e bleu recetën origjinale për pak më shumë se 2000 dollarë
Peskov: Negociatat ruso-amerikane nuk do të ndikojnë në bashkëpunimin mes Moskës dhe Teheranit
Tërmetet në Shqipëri, Peleshi: Dëme të lehta u raportuan në Xibër të Klosit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?