By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Për shkak të asfaltimit, rruga Prizren-Prevallë do të mbyllet për tri ditë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Për shkak të asfaltimit, rruga Prizren-Prevallë do të mbyllet për tri ditë
Ballina 1Lajme

Për shkak të asfaltimit, rruga Prizren-Prevallë do të mbyllet për tri ditë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/22 at 9:27 PM
Kosova Times Published September 22, 2024
Share
SHARE

Prej nesër e deri të mërkurën më 25 shtator, rruga nacionale Prizren-Prevallë do të mbyllet për qarkullim, për shkak të asfaltimit të disa pjesëve të saj. Banorët, por dhe vizitorët e Prevallës duhet të përdorin rrugët alternative. Mundësi për qarkullim do të kenë vetëm automjetet e emergjencave.

Nga e hëna më 23 shtator e deri më 25 shtator aksi rrugor Prizren – Prevallë do të bllokohet për shkak të punimeve. Jo të gjithë banorët dhe vizitorët e fshatrave të Luginës së Lumbardhit dhe pikës turistike Prevallë janë të njoftuar me këtë informacion.

“Po, njëherë për njëherë shumë mirë që po bllokohet rruga, le ta rregullojnë njëherë e përgjithmonë rrugën. Përndryshe pse bllokohet ata kanë arsyen e vetë e shumë mirë bëjnë”, tha Shefit Kastrati – vizitor.

“Nuk kemi njoftim dhe sot ne do të ikim”, shprehet Saimir Topi, vizitor nga Shqipëria.

“Jemi njoftuar përmes mediave, po besoj që e mbyllin se janë duke e rregullar rrugën e re”, thotë Sali Brahimi, shitës ambulant.

“Shtrimi me asfalt është i domosdoshëm në atë pjesë se kishte gropa”, tha Ilaz Krasniqi, vizitor.

“Ka shumë turistë prej se kam ardhë unë që dy javë”, tha Sefer Jashari, vizitor.

Për shkak të punimeve, drejtori i shkollës së Mushnikovës, Sedat Bajrami, thotë se për tri ditë mësimi nuk mund të zhvillohet normalisht.

“Unë si drejtor shkolle e kam pas obligim me kontaktu drejtoreshën e DKA-së Luljeta Veseli Gutaj. Jemi marr vesh që ta bëjmë vetë zgjidhjen. Duke biseduar me mësimdhënës dhe nxënës, morëm vendim që ditën e hënë të pushojmë, ndërsa këtë ditë me orarin e njëjtë ta zëvendësojmë të shtunën.Për dy ditët e tjera do të vendosim të hënën”, u shpreh Bajrami.

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur përmes një komunikate për media se rruga rajonale R-115, konkretisht segmenti Prizren-Prevallë, do të jetë e mbyllur me rastin e asfaltimit.

Mbyllja do të përfshijë lokacionin nga dalja e Prizrenit, lagjja Marashi, deri te tunel i parë i rrugës për Llokvicë.

I kontaktuar nga RTK-ja, operatori ekonomik që po kryen punimet tha se gjatë kësaj periudhe sa rruga do të jetë e bllokuar, do të mundësohen për qarkullim vetëm automjetet e emergjencave.

You Might Also Like

Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta

Shtëpia e Bardhë ndan foton e Trumpit, në fokus edhe Osmani

100 ditë në Kosovë, ambasadori gjerman vlerëson mikpritjen dhe bukuritë

Cakolli: Rreth 80 mijë vota të kandidatëve të numëruara gabimisht në QNR

OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” më 17 shkurt

TAGGED: #Punime në rrugë, #Rruga Prizren-Prevallë
Kosova Times September 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kina: Dërgimi i armëve në Ukrainë nuk do të sjellë paqe

Kosova Times Kosova Times February 23, 2023
Haradinaj: Dëshirojmë t’i marrim zemrën popullit amerikan
Biden kerkese speciale per Nenanyahun
Shtetet e Bashkuara paralajmëruan aleatët e tyre se Rusia do të lëshonte armë bërthamore në hapësirë ​​këtë vit
Osmani dhe Kurti zotohen se Kosova do të zbatojë marrëveshjet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?