By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prishtinë, 156 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 21 për vepra penale
June 9, 2025
Shkallët te ‘Guri i Shpuar’ në Kaçanik synojnë të rrisin numrin e turistëve
June 9, 2025
Shtatë vjet pa legjendën e futbollit
June 9, 2025
Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
June 9, 2025
Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqiptarët e Luginës marshojnë për “Identitet dhe dinjitet” dhe kundër diskriminimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqiptarët e Luginës marshojnë për “Identitet dhe dinjitet” dhe kundër diskriminimit
Ballina 2Rajon / Botë

Shqiptarët e Luginës marshojnë për “Identitet dhe dinjitet” dhe kundër diskriminimit

Kosova Times
Last updated: 2024/09/23 at 4:30 PM
Kosova Times Published September 23, 2024
Share
SHARE

Qindra shqiptarë nga Lugina e Preshevës në jug të Serbisë kanë marshuar të hënën, për siç thanë ata, kundër diskriminimit dhe në kërkim të barazisë dhe të drejtave të shqiptarëve në Serbi.

Një nga organizatorët e marshit tha se “nga këtu dërguam porosinë se shqiptarët duan barazi, se barazia pa drejtësi nuk bëhet. Kërkesat e shqiptarëve janë të kamotshme, e kamotshme është edhe heshtja e shtetit dhe padrejtësia që po ua bën shqiptarëve”.

Ajo theksoi se kërkesat janë kthimi i gjykatës, zbatimi i marrëveshjeve të deritashme, kthimi i adresave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, njohja e diplomave shkollore dhe integrimi i shqiptarëve në organet shtetërore.

Serbia e ka mohuar vazhdimisht se shqiptarët në këtë vend janë të diskriminuar.

Të veshur me fanella me mbishkrimin “Për identitet dhe dinjitet”, marshuesit kaluan nëpër qendrën e qytetit të Preshevës pranë institucioneve duke mbajtur pankarta me thirrjet si: “Stop pasivizmit selektiv”, “Duam libra shqip” dhe “Kthema adresën”.

Marshuesit, të cilëve u prinë përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe kryetarja e Preshevës, Ardita Siani, u ndalën pranë ndërtesës së Komunës së Preshevës, ku u këndua himni kombëtar shqiptar.

Kjo është protesta e dytë e shqiptarëve të Luginës në dy muajt e fundit, pas asaj në Bujanoc në gusht.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, shqiptarët janë pakica e katërt më e madhe në Serbi, përkatësisht në këtë shtet jetojnë 61.687 shqiptarë.

Përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit – komuna që njihen edhe me termin Lugina e Preshevës – shpesh janë ankuar se diskriminohen nga autoritetet në Serbi.

Një problem me të cilin përballet shqiptarët e Luginës së Preshevës është edhe mosnjohja e diplomave universitare të fituara në Kosovë, pavarësisht se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për këtë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Më 2020 Kosova dhe Serbia e ritheksuan përkushtimin e tyre për njohjen e diplomave dhe certifikatave profesionale, por deri tani nuk janë bërë hapa për zbatimin e tyre.

Ndërkaq, në fund të vitit të kaluar, shqiptarët u Luginës u ankuan edhe për një rritje të numrit të çaktivizimit të adresave të tyre nga policia serbe, duke e akuzuar atë se i ka fshirë ato në mënyrë të paligjshme, për t’ua mohuar të drejtat elementare.

Problemi i çaktivizimit të adresave është përmendur në raportin e Komisionit Evropian për Serbinë më 2022, në pjesën që ka të bëjë me respektimin e të drejtave të pakicave.

Pas protestës së gushtit në Bujanoc, Qeveria e Serbisë, kishte thënë se ajo ishte përpjekje e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti “për të destabilizuar rajonin”.

Qeveria serbe i kishte hedhur poshtë akuzat e deputetit Kamberi për diskriminimin e shqiptarëve dhe për përfaqësim të pamjaftueshëm në institucione duke thënë se nuk qëndrojnë.

Më 2001 ishte arritur një marrëveshje e njohur si Marrëveshja e Konçulit për çmilitarizim e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB) dhe për integrimin e pakicës shqiptare nëpërmjet një procesi demokratik.

Në korrik të vitit 2013, Qeveria e presidentit Aleksandar Vuçiq e miratoi planin shtatëpikësh, i cili ishte pothuajse i njëjtë si marrëveshjet e mëparshme.

Qeveria serbe tha në gusht se ai plan u ndërpre nga deputeti i atëhershëm shqiptar në Kuvendin serb, Riza Halimi, në nëntor të vitit 2013.

You Might Also Like

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit

Ukraina sulmon një fabrikë në Çuvashi që prodhon sisteme navigimi për dronë dhe raketa ruse

Për shkak të kaosit të plotë në rrugët e Los Angeles, guvernatori njoftoi një padi kundër Trump

VIDEO: Ushtria izraelite bastis anijen e Greta Thunberg

TAGGED: #Lugina e Preshevës, #Për Identitet dhe Dinjitet
Kosova Times September 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjermania do t’i dërgojë Ukrainës dhjetëra autoblinda në pranverë

Kosova Times Kosova Times January 6, 2023
Kosova mposht Bullgarinë në futsall
Një vit nga sulmi në Zveçan, KFOR-i: Angazhimi për sigurinë i palëkundur
Hill: Do të vazhdojmë përpjekjet për normalizim marrëdhëniesh Kosovë-Serbi
Motoçikleta shpie pakistanezen drejt pavarësimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?