By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Katastrofë në Mal të Zi: Deti përmbyti shtëpitë në perlën turistike!
January 5, 2026
Një operacion sekret në Doha, takimet zgjatën me muaj të tërë, Maduro është tradhtuar dhe është dorëzuar!”
January 5, 2026
Sumohet shtepia e zevendespresidentit amerikan D Vancea !
January 5, 2026
Shefi i SBU Vasyl Malyuk njoftoi dorëheqjen e tij
January 5, 2026
Kapet në Morinë një shtetas kosovar i dënuar nga autoritetet lituaneze
January 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vijat e kuqe të partive politike dhe llaskucat nëpër listat për deputet, dorë e zgjatur e shërbimeve sekrete serbe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vijat e kuqe të partive politike dhe llaskucat nëpër listat për deputet, dorë e zgjatur e shërbimeve sekrete serbe
Ballina 1Lajme

Vijat e kuqe të partive politike dhe llaskucat nëpër listat për deputet, dorë e zgjatur e shërbimeve sekrete serbe

Kosova Times
Last updated: 2024/09/23 at 10:45 PM
Kosova Times Published September 23, 2024
Share
SHARE

“Krerët e partive politike kanë pasur vija të kuqe brenda partive të tyre për individ të ndershëm me vlera të dobishme për Kosovën. Krerët e partive politike kurrë nuk kanë pasur vija të kuqe për individët e pandershëm, individët e pamoralshëm që nga qytetarët njihen si llaskucë. Individët llaskuc janë ngritur lart e më lart. Dhe këto praktika janë zbatuar nga të gjitha partitë politike njëjtë e pa përjashtim. Edhe tani, me krerë tjerë të partive politike nga ata/ato që ishin më përpara, zbatohen praktika të njëjta. Krejt tjerat janë mashtrim, “fjalë në hava” thuhet nga disa”, shtoi Meha për “Kosova Times”.

Analisti politik Xhevat Meha, e konsideron mashtrim ekstravagant deklarimin e kreut të PDK-së Memli Krasniqi, sipas të cilit, kinse PDK nuk do të ketë vija të kuqe bashkëpunimi për koalicion pas zgjedhor, më asnjë subjekt politik rival në zgjedhje, përveç rezervave që ka ndaj LVV-së.

Për më tepër analisti Meha thotë se ato vija të kuqe ekzistojnë jo vetëm në rivalitetin politik por akoma më keq, edhe kundër kandidatëve me cv profesionale që janë të dobishëm për shoqërinë, pasi që partitë politike në Kosovë janë shndërruar në grupe interesi, e ku kanë arritur të depërtojnë edhe segmente të rrezikshme të strukturave të fshehta të UDB-s dhe BIA-s serbe.

“Këto ditë, prijësi i Partisë Demokratike tha se PDK nuk ka vija të kuqe për partitë tjera. Kjo “vija të kuqe” ka qenë një teknikë mashtrimi për të rritur mobilizimin e pjesëtarëve dhe simpatizantëve partiak. Vijat e kuqe të vendosura nga partitë politike kanë ekzistuar tek të gjitha partitë politike pa përjashtim”, tha Meha për “Kosova Times”.

Për më keq ai thotë se partitë politike si grupe të ngushta interesi të kontrolluara nga strumbullari kryesor që ka rolin e liderit, po mbyllen ndaj figurave kredibile e me vlera kombëtare e profesionale, për të futur në radhët e tyre gjithë llumin e shoqërisë, pa asnjë kriter moral, etik e profesional.

“Krerët e partive politike kanë pasur vija të kuqe brenda partive të tyre për individ të ndershëm me vlera të dobishme për Kosovën. Krerët e partive politike kurrë nuk kanë pasur vija të kuqe për individët e pandershëm, individët e pamoralshëm që nga qytetarët njihen si llaskucë. Individët llaskuc janë ngritur lart e më lart. Dhe këto praktika janë zbatuar nga të gjitha partitë politike njëjtë e pa përjashtim. Edhe tani, me krerë tjerë të partive politike nga ata/ato që ishin më përpara, zbatohen praktika të njëjta. Krejt tjerat janë mashtrim, “fjalë në hava” thuhet nga disa”, shtoi Meha për “Kosova Times”.

Ai pohon se vendosja e vijave të kuqe brenda partive politike, dhe mos vendosja e vija të kuqe brenda partive politike është kryer nga rrjeti i strukturave të fshehta serbe brenda partive politike që kanë arritur të futin nën kontroll krerët e partive politike.

“Edhe këta krerët e tanishëm zbatojnë praktika të njëjta me krerët e deritanishëm, dëshmi kjo e të qenit të kontrolluar a pjesëtarë të drejtpërdrejtë të rrjetit të strukturave të mshefta serbo-ruse në Kosovë”, tha analisti Meha.

Madje ai është i bindur se ky konstatim i tij është i qëndrueshëm dhe i pa kontestueshëm, sepse ka fakte.

“Le të dëshmoj cilido prijës i cilësdo parti politike se nuk është i kontrolluar ose drejtpërdrejtë pjesë e rrjetit të këtyre strukturave, kjo lehtë e thjeshtë kryhet me kërkesën që të merret nga AKI certifikata e pastërtisë së figurës për kryetarët dhe anëtarët e kryesive të partive politike”, tha Meha për “Kosova Times”. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kapet në Morinë një shtetas kosovar i dënuar nga autoritetet lituaneze

Digjet një objekt pranë stadiumit, zjarrfikësit në vendngjarje

KQZ: Mbi 73% e votave të numëruara, certifikimi pritet deri më 19 janar

KQZ: Numërohen 68 nga 92 kuti nga votimi përmes postës

52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

TAGGED: #Xhevat Meha
Kosova Times September 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Istogu i gatshëm t’i dalë në ndihmë Pejës pas vërshimeve të mbrëmshme

Kosova Times Kosova Times June 25, 2023
Banorët e Bregut të Diellit dhe Matit 1 përballen me mungesë uji
OFTK-ER-WCPT organizojnë mbledhjen e përgjithshme të Evropës në Prishtinë
Abdixhiku: Çfarë është blerë me 100 euro vitin e kaluar, blihet me 150 euro sot
ShBA-ja jep 300 milionë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?