By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjashtë të vrarë gjatë një sulmi izraelit në Bejrut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Gjashtë të vrarë gjatë një sulmi izraelit në Bejrut
Rajon / Botë

Gjashtë të vrarë gjatë një sulmi izraelit në Bejrut

Kosova Times
Last updated: 2024/09/24 at 4:46 PM
Kosova Times Published September 24, 2024
Share
SHARE

Libani tha se gjashtë persona u vranë më 24 shtator në një sulm ajror izraelit në Bejrut, bastionin e Hezbollahut, grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Ushtria izraelite konfirmoi se ka goditur kryeqytetin libanez për të dytën herë me radhë në ditët e fundit.

“Izraeli armik goditi në Gobeiri në periferi të Bejrutit, duke vrarë gjashtë persona dhe duke plagosur 15 të tjerë”, tha Ministria e Shëndetësisë e Libanit përmes një deklarate për media.

Më herët, ekipet e shpëtimit, të lidhur me Hezbollahun, raportuan për tri viktima nga sulmi.

Ushtria izraelite tha se ka kryer “një sulm të shënjestruar në Bejrut”, por nuk dha detaje të mëtejme.

Edhe të hënën, Izraeli tha se kishte kryer një “sulm të shënjestruar” në Bejrut.

Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr përditë që kur ka nisur lufta në Gazë në tetor mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Por, sulmet ajrore izraelite në Liban të hënën vranë më shumë se 550 persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Liban, dita më vdekjeprurëse që kur Izraeli dhe Hezbollahu zhvilluan luftë më 2006.

Sulmet ajrore vijnë pas shpërthimeve të koordinuara të pajisjeve të komunikimeve, që përdoren nga Hezbollahu, shpërthime që lanë të vrarë 39 persona javën e kaluar.

Javën e kaluar, Izraeli po ashtu ka sulmuar jugun e Bejrutit, duke vrarë një komandant të lartë të Hezbollahut.

You Might Also Like

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”

Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau

Shikoni çfarë gjetën ukrainasit në vendin e rrëzimit të Oreshnikut

“Aeroplani i Ditës së Gjykimit” është kapur mbi Los Angeles

TAGGED: #Bejrut, #Gjashtë të vrarë, #Sulme izraelite
Kosova Times September 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Bullgarët do të shkojnë në zgjedhjet e shtatë të parakohshme në katër vjet këtë fundjavë

Kosova Times Kosova Times October 24, 2024
A është Serbia shtet kriminal me një shoqëri të kriminalizuar?
Kurti mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it
ShBA, 175 mijë vende të reja pune gjatë muajit prill
MPJ Turke konfirmon se jane ne kontakt me Dodik: “Megjithate kemi vija te kuqe te qarta dhe keto jane…”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?