By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ngacmimet seksuale dukuri shqetësuese, kërkohet angazhim i institucioneve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ngacmimet seksuale dukuri shqetësuese, kërkohet angazhim i institucioneve
Lajme

Ngacmimet seksuale dukuri shqetësuese, kërkohet angazhim i institucioneve

Kosova Times
Last updated: 2024/09/24 at 4:18 PM
Kosova Times Published September 24, 2024
Share
SHARE

Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj), ka mbajtur konferencë për media, përmes së cilës është bërë lansimi i raportit “Perceptimet e të rinjve mbi Dhunën Seksuale dhe Ngacmimet seksuale”. Raporti është pjesë e projektit “Thuaj Jo Gjuhës së Urrejtjes dhe Ngacmimeve Seksuale”, ndërsa në konferencë u diskutua për hapat e ardhshëm në parandalimin e dhunës dhe zvogëlimin e shkeljeve ligjore ndër të mitur.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se angazhimi ndërinstitucional është shumë i rëndësishëm në luftimin e këtyre dukurive negative. Ajo potencoi se ngacmimi seksual është i ndaluar me ligj dhe se është vepër penale.

“Gjatë gjithë kësaj kohe kemi ndërmarrë shumë veprime për të adresuar çështjet me të cilat përballet shoqëria jonë, qoftë dhuna fizike apo psikike. Hulumtimi që sot e kemi para vetes duhet të ndahet sa më shumë edhe me shkollat në mënyrë që të rinjtë tanë të kuptojnë që ngacmimi seksual është i ndaluar dhe është vepër penale. Ngacmimi seksual është një dukuri e papranueshme e cila jo vetëm lëndon individët, por ndikon negativisht në klimën tonë arsimore”, tha Haxhiu.

Ajo tha se shkolla duhet të jetë një hapësirë ku çdo nxënës duhet të ndihet i sigurt dhe kjo është një përgjegjësi që i përket të gjithëve .

Kurse ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, tha se rekomandimet në këtë raport nuk kanë qenë të papritura për ta.

“ Ajo që keni rekomanduar mbi të gjitha që të ketë fushata vetëdijësuese, jo vetëm se na bind për punën që jemi duke e bërë në këtë drejtim, por përforcon edhe praktikat e reflektimit që kemi pasur nga terreni”, tha Nagavci duke përmendur edhe iniciativat dhe puntoritë nëpër komuna që kanë ndërmarrë si ministri në këtë drejtim.

Ajo theksoi se për shumë vite sa ka qenë në detyra në fushën e arsimit është përballur shumë shpesh me situata kur përfaqësues në krye të institucioneve nuk kanë qenë në njohuri të legjislacionit në fuqi, por edhe të veprimeve të cilat mund të konsiderohen si ngacmime seksuale.

Ndsërsa Kaltrina Rexhepi – Dragusha, drejtoreshë Ekzekutive-Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut  tha se raporti ka ardhur pas rritjes së rasteve të dhunës dhe sulmeve seksuale që janë duke u raportuar, ku target i shpeshtë janë të miturit dhe të rinjtë.

Ajo tha se konferenca ka papasur për synim të mbledhë së bashku aktorë kryesorë, përfshirë politikanë, praktikues dhe avokatë, për të diskutuar hapat e ardhshëm në parandalimin e dhunës dhe zvogëlimin e shkeljeve ligjore ndër të mitur.

Projekti është zhvilluar në dy komuna, Prishtinë dhe Lipjan, dhe përfshin ligjërata për më shumë se 1000 nxënës të klasës së 10-të të shkollave të mesme dhe pjesëmarrjen në hulumtim të rreth 400 nxënësve. Ky projekt është mbështetur nga Iniciativa “Human Rightivism” dhe zbatuar nga Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF), me mbështetjen e Ambasadës Suedeze në Kosovë.

You Might Also Like

Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj

Kurti: KEK-u në moment historik transformimi

Nesër Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin e Kosovës

Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare

AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”

TAGGED: #Dukuri shqetësuese, #Ngacmimet seksuale
Kosova Times September 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

“Një dritë në ditët e errëta të Shqipërisë”, mediat e huaja shkruajnë për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë

Kosova Times Kosova Times July 1, 2024
Tërmet i fuqishëm në Malin e Zi, lëkundjet u ndien edhe në Kosovë
Sveçla: Dhuna ndaj policëve nuk do të tolerohet
Tarifat e Trump po shkatërrojnë në mënyrë indirekte ekonominë ruse, Kremlini është në panik për çmimet e naftës
11 të vrarë e të zhdukur në 32 vite, asnjë autor. Si përdoret Konispoli nga grupet kriminale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?