By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthim i fuqishëm në Diell
July 17, 2025
Në pritje të 120 deputetëve në zarf!
July 17, 2025
Rexhepi pas takimit me shefin e EULEX-it: Gjyqësori do të mbrojë pavarësinë
July 17, 2025
Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës zbulohet në Shqipëri
July 17, 2025
Dogana e Kosovës arreston një oficer doganor dhe nje trasportues mallrash
July 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tiranë, konferencë e OKB-së: Barazia gjinore në rajon, një sfidë e vazhdueshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Tiranë, konferencë e OKB-së: Barazia gjinore në rajon, një sfidë e vazhdueshme
Ballina 2Rajon / Botë

Tiranë, konferencë e OKB-së: Barazia gjinore në rajon, një sfidë e vazhdueshme

Kosova Times
Last updated: 2024/09/24 at 6:02 PM
Kosova Times Published September 24, 2024
Share
SHARE

Përfaqësues të Kombeve të Bashkuara pohuan sot në Tiranë se fuqizimi i grave dhe barazia gjinore mbeten sfida të përhershme; në disa zona të botës ka përmirësime të ndjeshme, por në disa rajone të tjera gjendja është shumë e rëndë.

Komentet u bënë sot në një konferencë ndërkombëtare, të organizuar nga Kombet e Bashkuara dhe qeveria shqiptare.

Veprimtaret e të drejtave të njeriut pohuan për Zërin e Amerikës, se me gjithë rritjen e shifrave në përfaqësimin e grave, situata e tyre vazhdon të jetë shqetësuese, sidomos sa i takon pushtetit vendor dhe partive politike.

Në konferencën e Kombeve të Bashkuara, ku morën pjesë 19 shtete nga Evropa dhe Azia, u theksua se për shkak të luftërave dhe ndryshimeve të ashpra politike barazia gjinore dhe të drejtat e grave janë dobësuar.

Drejtoresha rajonale e UN Women për Evropën dhe Azinë, Belen Sanz Luque, tha se 3 dekadat e fundit pas platformës së Pekinit është arritur përparim sa i takon pjesëmarrjes së grave në vendimmarrjen publike dhe në ekonomi.

“Përherë e më shumë po bëhen ligje kundër diskriminimit dhe dhuna kundër grave e vajzave. Përherë e më shumë vajza po shkojnë në shkolla dhe po i përfundojnë ato. Bota sot ka shumë sfida, por ne po ndërtojmë një shpresë, megjithatë ende ka edhe shumë zona të tjera në botë, ku përparimi është mjaft i ulët”, tha drejtoresha Belen Sanz Luque.

Ndërsa autoritetet e Shqipërisë përmendin rritjen e vazhdueshme të numrit të grave dhe vajzave në administratën e lartë shtetërore, parlament dhe qeveri, veprimtaret e të drejtave të njeriut janë skeptike për diferencën e madhe mes shifrave të pushtetit qendror dhe atij vendor.

Ines leskaj, përfaqësuese e Rrjetit për Fuqizimin e Gruas, tha për Zërin e Amerikës se në nivel vendor mungon zëri i grave nga qyteti dhe nga fshati, si dhe mungon demokracia e brendshme të partive politike sa u takon çështjeve gjinore.

“Ndryshe nga shifrat, çështja është sa këto gra lejohen të jenë përfaqësuese, sa këto parti lejojnë gratë të ngrenë zërin, sa këto parti i shtyjnë gratë të mos jenë thjesht një karton i ngritur në emër të kryetarit të partisë. Të gjitha këto çështje në thelb kanë demokracinë e brendshme, ku nisur nga statuti i partisë, ku mungon përfaqësimi i duhur i grave. Duket sikur gratë vazhdojnë të mbeten një numër për hir të ligjeve”, tha zonja Leskaj.

Kosova vjen me një përvojë të pasur afro 20 vjeçare të Agjencisë për Barazi Gjinore pranë zyrës së kryeministrit, si dhe krijon mekanizma institucionalë të kësaj fushe në nivelin më të lartë të vendimmarrjes, ashtu si e kërkon platforma e Pekinit.

Drejtuesja e kësaj agjencie Edi Gusia thotë për Zërin e Amerikës se në Kosovë gjysma e deputeteve zonja kanë hyrë në parlament me votat e veta e jo me kuota.

Ndërsa fusha tjetër ku Kosova sjell një përvojë të veçantë është verifikimi i statusit të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës.

“Është vet shteti, i cili mbështet të mbijetuarat në baza të rregullta dhe pa dallim etnie, mbështet organizatat joqeveritare, të cilat u ofrojnë grave të mbijetuara të dhunës seksuale, duke krijuar një model të reparacionit (dëmshpërblimit), i cili nuk mund të gjendet askund në botë dhe po merret si shembull në nivel global”, tha zonja Gusia.

Situata në Shqipëri sa u takon çështjeve gjinore paraqitet me pamje të kundërta, pohuan veprimtaret: nga një anë përherë e më shumë gra e vajza punojnë në administratë publike dhe deri në nivele të larta ministrore dhe parlamentare, ndërsa nga ana tjetër vijon të jetë e përhapur dhuna në familje ndaj grave dhe vajzave dhe diskriminimi i tyre në shtëpi dhe në punë përmes pagave të ulëta, trajtimit të dobët shëndetësor apo dhe shkollimit të pamjaftueshëm ose të ndërprerë.

You Might Also Like

Shpërthim i fuqishëm në Diell

Gjykata e dënoi gjeneralin rus me 6 vjet burg dhe ia hoqi gradën

“Jo më pak se 59 goditje me thikë.” Rektori i një Universiteti të Shën Petersburgut i dha një çmim vrasësit

Dy britanikë mbërrijnë me pushime në Portugali. Gjenden të vdekur në pishinë brenda 24 orësh

Vitali Klitschko për DW: “Nevojiten sanksione, jo 50 ditë”

TAGGED: #Barazia gjinore, #OKB, #Sfidë, #Tiranë
Kosova Times September 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Filloi ndërtimi i shtëpive të reja për dy familje në Plemetin

Kosova Times Kosova Times September 9, 2024
Haxhiu: Jetësimi i reformës në drejtësi, sfida më e madhe
Zgjedhjet në veri: Ku dhe si do të votohet?
Turqia planifikon të evakuojë nga Gaza disa fëmijë të sëmurë dhe të plagosur
Dhjetë vjet nga heqja e barrikadës mbi urën në Mitrovicë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?