By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ndërron jetë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës
December 16, 2025
Vrasje në tentativë dhe lëndim i rëndë trupor në Partesh
December 16, 2025
Kalimi ilegal i kufirit dhe kontrabandë me mallra në Podujevë
December 16, 2025
44 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 16, 2025
Gjashtë të arrestuar në Obiliq për dëmtim të varrezave
December 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: AAK-ja dhe partnerët e koalicionit prezantojnë programin zgjedhor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > AAK-ja dhe partnerët e koalicionit prezantojnë programin zgjedhor
Lajme

AAK-ja dhe partnerët e koalicionit prezantojnë programin zgjedhor

Kosova Times
Last updated: 2024/09/25 at 1:56 PM
Kosova Times Published September 25, 2024
Share
SHARE

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, bashkë me partnerët e koalicionit parazgjedhor, kanë prezantuar programin zgjedhor 2025-2029. Sipas krerëve të koalicionit, ky program është zhvillimor dhe integrues në mekanizmat ndërkombëtar.

 

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se programi është rezultat i një punë dy vjeçare që përfshinë katër shtylla kryesore, e siç janë anëtarësimi urgjent i Kosovës në NATO, zhvillimi i hovshëm ekonomik, përmbyllja e dialogut me Serbinë me njohje reciproke dhe integrim në BE dhe me konceptin Kosova shtet i jetueshëm, e jo i braktisur.

“Programi ynë si moto e ka ‘Për një Kosovë ndryshe’. Për një Kosovë, për të cilën është punuar ndër breza dhe janë burgosur dhe e kanë dhënë jetën mijëra luftëtarë e patriotë”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, me këtë program synohet në Kosovë më të fortë, më demokratike dhe më të zhvilluar.

“NATO, Liria dhe Shteti i Kosovës, janë projekt i përbashkët i yni me demokracitë perëndimore, dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Kosova do të jetë aty ku e ka vendin në NATO dhe BE. Kosova mund të jetë vend i sigurt dhe i pa cenueshëm duke qenë pjesë e NATO-s, e kjo nuk mund të bëhet me udhëheqje autoritare. Shtylla e rëndësishme është zhvillimi i hovshëm ekonomik”, ka thënë Haradinaj.

E kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se ky program jep shpresë dhe mundësi, me ç’rast ka përmendur edhe objektivat e koalicionit.

“Është një program i kapshëm konkret që atakon nevojat e njerëzve, një program që jep shpresë dhe mundësi. Ka për objektiv çlirimin e këtij populli. Ne kemi mbledhur shqetësimet, është një program dinamik që do të ju përshtat nevojave dhe kërkesa te vazhdueshëm. Objektivat tona janë në reforma, Kosovës i duhet urgjentisht një reformë fiskale. Mbështetja e bizneseve të vogla dhe të mesme. Kosovës i duhet kthimi i modelit të partneritetit publiko-privat. Objektivi ynë është mirëqenia në familje”, ka thënë Limaj.

Sipas tij, objektiv i koalicionit është edhe sektori energjetik.

“Termocentralet do të jenë objektivi i yni. Për të pasur një zhvillimi ekonomik, bujqësia duhet që të jetë epiqendra. Për të pasur një zhvillim ekonomik na duhet sektori i turizmit të fuqizohet”, ka thënë ai.

Kryetari i Forumit Intelektual E-30, Artan Nimani ka thënë se koalicioni ka një përkushtim për të ndalur degradimin e skajshëm diplomatik, ekonomik e social të vendit.

Kurse, kryetar i Listës  Konservatore, Abdullah Klinaku, ka thënë se në këtë program qeverisës familja ka qenë po ashtu një nga prioritete e programit, me ç’rast edhe i ka bërë të ditura propozimet në kuadër të kësaj çështje.

You Might Also Like

Ndërron jetë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës

Vrasje në tentativë dhe lëndim i rëndë trupor në Partesh

Kalimi ilegal i kufirit dhe kontrabandë me mallra në Podujevë

44 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjashtë të arrestuar në Obiliq për dëmtim të varrezave

Kosova Times September 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Përfundon numërimi i votave me postë, nesër përmbyllet i gjithë procesi

Kosova Times Kosova Times March 4, 2025
Muja i reagon Dreshajt: Eja puno, e ke detyrim ligjor të paraqitesh në Komision
Rusia, Kina dhe Irani do të zhvillojnë nesër stërvitje të përbashkëta ushtarake në Oqeanin Indian
Vendet e BRICS refuzuan të luftojnë me Putinin kundër Perëndimit dhe dollarit
Pothuajse 90 mijë njerëz kërkuan që Komiteti Hetues t’i lëshojë trupin e Navalny familjes së tij
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?