By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 21 janar
January 21, 2026
Një adoleshent vdiq në Rusi. Një pjesë e tankut të ekspozuar ra mbi të
January 21, 2026
Presidenca përshëndet marrëveshjen për heqjen e vizave me Bahamasin
January 20, 2026
Kosova dhe Bahamasi nënshkruajnë marrëveshje për heqjen reciproke të vizave
January 20, 2026
Dështon seanca fillestare për krimet e dhunës seksuale në luftë
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hezbollahu e sulmon Tel Avivin me raketë balistike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Hezbollahu e sulmon Tel Avivin me raketë balistike
Ballina 2Rajon / Botë

Hezbollahu e sulmon Tel Avivin me raketë balistike

Kosova Times
Last updated: 2024/09/25 at 9:23 AM
Kosova Times Published September 25, 2024
Share
SHARE

Hezbollahu e ka hedhur një raketë balistike drejt Tel Avivit të mërkurën në mëngjes, duke e përshkallëzuar edhe më tej situatën, një ditë pasi ushtria izraelite e bombardoi Libanin duke vrarë qindra njerëz dhe militantët hodhën raketa në veri të Izraelit.

Ushtria izraelite tha se e ndaloi raketë balistike tokë-tokë, e cila aktivizoi sirenat për sulme ajrore në Tel Aviv dhe përgjatë Izraelit qendror. Ajo tha se nuk u raportua për viktima apo dëme.

Ajo tha se u përgjigj duke goditur vendin nga ky u shkrep kjo raketë në jug të Libanit.

Hezbollahu – grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – tha se e shkrepi një raketë balistike Qader 1 në drejtim të selisë qendrore të agjencisë së inteligjencës së Izraelit, Mosad.

Ky grup i mbështetur nga Irani e fajëson Mosadin për sulmet e javës së kaluar gjatë të cilave bomba e fshehura në pajisje komunikimi, pejxherë dhe radiolidhje, shpërthyen duke vrarë dhjetëra njerëz dhe plagosur mijëra të tjerë, përfshirë pjesëtarë të Hezbollahut.

Ushtria izraelite tha se kjo ishte hera e parë që një raketë balistike e shkrepur nga toka libaneze arrin në Izraelin qendror.

Ky sulm i ka rritur edhe më shumë tensionet në Lindjen e Mesme, e cila po shkon drejt një lufte të përgjithshme, edhe pse Izraeli po vazhdon të luftojë kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA dhe BE – në Rripin e Gazës.

Së paku 560 njerëz u vranë në Liban dhe mijëra të tjerë u detyruan të shpërngulen nga shtëpitë e tyre si pasojë e një vale bombardimesh izraelite të hënën dhe të martën.

Banorët kanë ikur nga jugu i Libanit, duke u grumbulluar në Bejrut dhe në qytetin bregdetar Sidon, ku flenë në shkolla të shndërruara në strehimore, si dhe nëpër vetura, parqe dhe plazhe. Disa prej tyre u përpoqën të ikin nga vendi, duke shkaktuar rrëmujë në trafik në kufi me Sirinë.

Ushtria izraelite ka thënë se nuk ka synime tani për tani për të kryer inkursion tokësor në Liban.

Tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut janë përshkallëzuar vazhdimisht në 11 muajt e fundit. Hezbollahu ka hedhur raketa dhe ka lëshuar dronë në veri të Izraelit vazhdimisht në mbështetje të palestinezëve në Gazë dhe të aleatit të vet, Hamas.

Izraeli është përgjigjur me bombardime të ashpra dhe duke ia vrarë komandantët e lartë grupit militant.

Luftimet gati njëvjetor mes Hezbollahut dhe Izraelit i kanë detyruar dhjetëra mijëra njerëz të shpërngulen nga të dyja anët e kufirit. Izraeli është zotuar se do të bëjë gjithçka për të garantuar kthimin e sigurt të të zhvendosurve në veri të vendit, derisa Hezbollahu ka thënë se do të vazhdojë të shkrepë raketa derisa të arrihet një armëpushim në Gazë, diçka që duket jo fort e arritshme.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka thirrur takim emergjent për Libanin për të mërkurën, me kërkesë të Francës.

You Might Also Like

Një adoleshent vdiq në Rusi. Një pjesë e tankut të ekspozuar ra mbi të

Moldavia ka filluar procesin e anulimit të marrëveshjeve të anëtarësimit në CIS

VIDEO Trump kërcënon Macronin: ‘A e tha këtë? Do të vendos tarifa 200 përqind…’

Miliona njerëz përballen me katastrofë humanitare. Kievi pa energji elektrike, gaz dhe ujë në -20 gradë

Kina: Trump na ftoi në Komitetin e Paqes

TAGGED: #Hezbollahu, #Raketa balistike, #Tel Aviv
Kosova Times September 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Njerëz të afërt me Greta Thunberg pretendojnë se ajo është në kushte të këqija në një burg izraelit, e dehidratuar

Kosova Times Kosova Times October 4, 2025
Sa vota fituan krerët partiakë dhe kandidatët për kryeministër?
ATK në takim me partnerët institucionalë dhe përfaqësuesit e bizneseve
Anija më e fuqishme e Marinës Amerikane hyn në Adriatik
Moti në Shqipëri vranësira kalimtare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?