By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fati i të zhdukurve, Serbia vazhdon të refuzojë hapjen e arkivave
December 27, 2025
Kurti: Fitore mbi 50% e nevojshme për qeverisje të shpejtë dhe stabile
December 27, 2025
KEK sqaron keqkuptimin për ndërprerjet e energjisë elektrike
December 27, 2025
Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, votuan 81.29%
December 27, 2025
Gjykimet në mungesë rrisin aktakuzat për krime lufte
December 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli thotë se po përgatitet për një operacion të mundshëm tokësor në Liban
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Izraeli thotë se po përgatitet për një operacion të mundshëm tokësor në Liban
Ballina 2Rajon / Botë

Izraeli thotë se po përgatitet për një operacion të mundshëm tokësor në Liban

Kosova Times
Last updated: 2024/09/25 at 8:59 PM
Kosova Times Published September 25, 2024
Share
SHARE

Ushtria izraelite po përgatitet për një operacion të mundshëm tokësor në Liban, tha më 25 shtator shefi i ushtrisë izraelite, teksa Hezbollahu – grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – gjuajti dhjetëra predha në Izrael, përfshirë një raketë në Tel Aviv.

Duke iu adresuar trupave në kufirin verior, gjenerali Herzi Halevi, tha se sulmet e fundit ishin të dizajnuara për “të përgatitur terrenin, me mundësinë që ju të hyni dhe të vazhdoni të degradoni Hezbollahun”.

Në një referencë për raketën që u gjuajt në Tel Aviv, ai u tha trupave: “Sot, Hezbollahu zgjeroi rrezen e tij të zjarrit dhe më vonë gjatë ditës së sotme, ata do të marrin një përgjigje të fuqishme. Përgatituni”.

Nuk është e qartë nëse Halevi po i referohej një operacioni tokësor, sulmeve ajrore apo ndonjë formë tjetër të hakmarrjes.

Ushtria izraelite ditëve të fundit ka thënë se nuk ka plane për një ofensivë tokësore. Por, deklarata e Halevit është deklarata më e fuqishme deri më tani që sugjeron se trupat mund të hyjnë në Liban.

Me armiqësitë që janë intensifikuar, ushtria izraelite tha të mërkurën se do të aktivizojë dy brigada rezervë për misionet në veri – një tjetër sinjal se Izraeli po planifikon një veprim më të ashpër.

Tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut janë përshkallëzuar gjatë 11 muajve të fundit. Hezbollahu ka gjuajtur raketa, dronë në veri të Izraelit në solidaritet me palestinezët në Gazë dhe me Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Izraeli është përgjigjur me intensifikim të sulmeve ajrore që kanë lënë të vrarë qindra persona ditëve të fundit, përfshirë edhe komandantë të Hamasit.

Luftimet veçse kanë detyruar dhjetëra mijëra persona të zhvendosen në dy anët e kufirit.

Izraeli është zotuar se do të bëjë gjithçka që është e nevojshme që qytetarët e saj në veri të mund të kthehen në shtëpitë e tyre, teksa Hezbollahu ka thënë se do të vazhdojë sulmet raketore derisa të arrihet një marrëveshje armëpushimi në Gazë.

You Might Also Like

Greqi-Turqi: Fundi i “ujërave të qeta”

Rusia nisi një sulm masiv ndaj Kievit. Ka viktima

Bullgaria hyn në Eurozonë, i thotë lamtumirë levit

I maskuari grabit recepsionistin në Çagllavicë

Imazhe të reja të bazës sekrete të Lukashenkos

TAGGED: #Izrael, #Liban
Kosova Times September 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Senatorja Shaheen: Kosova dhe Serbia t’i rikthehen dialogut

Kosova Times Kosova Times November 1, 2023
Haxhiu: Radomir Llaban paraqet kërcënim për rendin kushtetues të Kosovës
Tragjedia në Jabllanicë, reagon kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini
“Bussines Day”: Shqipëria mes 5 destinacioneve më të bukura për t’u vizituar kët vit
6 civilë viktima të bombardimeve në rajonin e Donetskut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?