By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump tërhoqi deklaratat për trupat britanike pas ndërhyrjes së mbretit
January 25, 2026
Qindra mijëra amerikanë pa energji elektrike për shkak të borës dhe akullit
January 25, 2026
Ukrainë: 1,700 pallate në Kiev pa ngrohje pas sulmit rus
January 25, 2026
Burri gjendet i vdekur në bagazhin e makinës – Djali i tij arrestohet, kishte vrarë nënën e tij në vitin 2014
January 25, 2026
Macron kërkoi urgjentisht armë që do të ndryshojnë rregullat e lojës
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Komandanti i KFOR-it: Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi kërkon kurajë dhe angazhim të palëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Komandanti i KFOR-it: Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi kërkon kurajë dhe angazhim të palëve
Ballina 1Lajme

Komandanti i KFOR-it: Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi kërkon kurajë dhe angazhim të palëve

Kosova Times
Last updated: 2024/09/25 at 6:58 PM
Kosova Times Published September 25, 2024
Share
SHARE

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, Ozkan Ulutash, tha se vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mbetet thelbësor, por tha se kërkon kurajë dhe angazhim të sinqertë, nga të dyja palët. Sipas tij, kjo është e mundur që të arrihet.

“Ky dialog nuk është thjesht një domosdoshmëri politike, por edhe një imperativ moral për hir të brezave të ardhshëm”, tha Ulutash.

Gjatë një adresimi në Bruksel, në selinë e NATO-s, në përmbyllje të mandatit të tij në krye të KFOR-it, Ulutash tha se procesi i dialogut po vazhdon të përballet me pengesa.

“Fatkeqësisht, ka ende shumë sfida. Ende ka tensione dhe mosbesim mes komuniteteve që po pengojnë përparimin. Dialogu politik mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të përballet me pengesa. Në këtë drejtim, NATO dhe KFOR mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian si kornizë për një zgjidhje afatgjatë për çështjet e pazgjidhura. Mbes optimist se me durim, përkushtim dhe qasje konstruktive nga të dyja palët, këto pengesa mund të tejkalohen”, tha ai, sipas një njoftimi për media.

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë udhëtuan në Bruksel më herët këtë muaj, por ata nuk mbajtën takim të përbashkët, për shkak të mospajtimeve rreth temave që do të duhej t’i shtjellonin.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar për herë të fundit më 14 shtator të vitit 2023, për shkak të mospajtimeve të dukshme.

Duke folur për situatën e sigurisë, Ulutash tha se KFOR-i ka punuar me të gjitha komunitetet për t’iu ofruar mjedis të sigurt. Ai tha se gjatë udhëheqjes së KFOR-it, ka mbikëqyrur koordinimin në një sërë fushash me BE-në, OSBE-në, OKB-në, institucionet e Kosovës dhe me komandantin e Forcave të Armatosura të Serbisë.

“Ky bashkëpunim mbetet kritik për të mirën e sigurisë në mbarë Kosovën dhe për stabilitetin e rajonit”, tha ai.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës që është e para dhe pas misionit të BE-së për sundim të ligjit, EULEX.

Misioni i NATO-s në Kosovë po ashtu është përgjegjës për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë. Ndërsa, pjesën tjetër të vijës kufitare e mbikëqyr Policia e Kosovës.

Së fundi, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur për shkak të një sërë vendimesh të Qeverisë së Kosovës në pjesën veriore të shtetit – të banuar me shumicë serbe – që Qeveria e Kosovës thotë se i ka ndërmarrë për të vendosur sundimin e ligjit. Faktori ndërkombëtar i ka cilësuar si veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.

KFOR-i disa herë kohëve të fundit ka deklaruar se është i gatshëm të ndërmarrë “çdo veprim të nevojshëm” për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi që mund të ndikojë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

You Might Also Like

Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së

Caktohet paraburgim njëmujor për 23 të dyshuar për manipulim votash

Mbingarkohet emergjenca në Prishtinë

Moti kryesisht i vranët dhe me riga shiu

Moti në Shqipëri me vranësira paradite dhe reshje shiu e bore në mbrëmje

TAGGED: #Dialogu Kosovë - Serbi, #Özkan Ulutaş
Kosova Times September 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Koreja e Jugut me të shtëna paralajmëruese në kufi me Veriun

Kosova Times Kosova Times June 21, 2024
Minatorët e Trepçës merren vesh me menaxhementin, i kthehen punës
Irani po largohet nga marrëveshja bërthamore. Rusët: Jemi gati të marrim në dorëzim uraniumin e Iranit
Konjufca takohet me presidenten e Bundestagut, pranon mbështetje të mëtejme diplomatike
Bullgaria do ta lejojë rafinerinë ruse të eksportojë naftë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?