By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare Giorgio Armani
September 4, 2025
ZKA-ja evidenton shkelje në menaxhimin e pronës publike në tetë komuna
September 4, 2025
Progresi i Kosovës në fokus të takimit të Bislimit me ambasadorët në Berlin
September 4, 2025
Basha e njofton diplomatin britanik për procesin e seancës konstituive
September 4, 2025
Kurti falënderon Finlandën për mbështetje në rrugëtimin euro-atlantik
September 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Oda Amerikane nis Javën e Arbitrazhit, diskutohet mbi rolin e gjyqësorit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Oda Amerikane nis Javën e Arbitrazhit, diskutohet mbi rolin e gjyqësorit
Lajme

Oda Amerikane nis Javën e Arbitrazhit, diskutohet mbi rolin e gjyqësorit

Kosova Times
Last updated: 2024/09/25 at 11:57 AM
Kosova Times Published September 25, 2024
Share
SHARE

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, njofto se ka nisur Javën e Arbitrazhit me një diskutim mbi “Qasjet e ndërthurura nga gjyqësia, praktika arbitrazhit dhe fusha akademike”, me një panel të përbërë nga Mahir Tutuli, Keyetar i Gjykatës Komerciale, Iset Morina nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës, dhe Sokol Elmazaj, arbitër në Qendrën e Arbitrazhit të Odës Ekonomike Amerikane.

 

Bëhet e ditur se Kujtesa Nezaj-Shehu, kryesuese e Këshillit Drejtues të Qendrës së Arbitrazhit, foli për përkushtimin e Qendrës së Arbitrazhit për të zgjeruar përdorimin e arbitrazhit dhe ndërmjetësimit në Kosovë. Nezaj-Shehu iu referua edhe iniciativës së fundit të Odës Amerikane për të pasuruar listën e arbitrave, duke inkurajuar profesionistët që të shqyrtojnë mundësinë për t’u bërë pjesë e listës.

“Kryetari i Gjykatës Komerciale, Mahir Tutuli, foli për sfidat në të cilat hasin gjykatat në lidhje me arbitrazhin, veçanërisht keqkuptimet rreth procedurave dhe pritshmëritë e palëve. Ai theksoi se vendimet e arbitrazhit janë të detyrueshme dhe gjykatat luajnë një rol të kufizuar, por thelbësor, për të siguruar respektimin e vendimeve të arbitrazhit”, thuhet në njoftimin e OEAK-ut.

Kurse profesori Iset Morina, ofroi një analizë përmbajtësore akademike të arbitrazhit. Morina diskutoi mbi rëndësinë e bashkëpunimit të arbitrazhit me gjyqësorin, veçanërisht sa i përket ekzekutimit të vendimeve të arbitrazhit, si dhe mbi sfidat e krijuara nga mungesa e dispozitave specifike ligjore në Kosovë.

“Arbitri Sokol Elmazaj vijoi diskutimin me një qasje praktike, duke theksuar arsyet për të cilat palët zgjedhin arbitrazhin në vend të gjyqësorit tradicional, dhe  rëndësinë e përfshirjes së një klauzole arbitrazhi në kontrata. Elmazaj gjithashtu trajtoi rolin kritik të përzgjedhjes së arbitrave dhe nevojën për ekspertizë në fushën përkatëse dhe në praktikën e arbitrazhit”, thuhet tutje në këtë njoftim.

OEAK thotë se mbetet e përkushtuar për të promovuar shfrytëzimin e mekanizmave alternativë për zgjidhjen e kontesteve dhe zhvillimin e praktikës së mirëfilltë të arbitrazhit. Gjatë kësaj jave, ekspertë vendorë e ndërkombëtarë do të ndajnë ekspertizën e tyre me një audiencë që përfshin avokatët, zyrtarët ligjorë, bizneset dhe studentët.

You Might Also Like

September 3, 2025

Sindikatat: Pagat nuk përputhen me koston e jetesës

Dogana parandalon hyrjen e 7,500 produkteve të falsifikuara në vend

Shefi i BQE-së: Politika monetare e SHBA-së nuk duhet të varet nga diktatet e një personi

AIP paralajmëron qytetarët për mashtrimet online

Kosova Times September 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Në vorbullën e luftës dhe shtypjes, Putin pranë sigurimit edhe të një mandati

Kosova Times Kosova Times March 15, 2024
Kandidatët presidencialë, dallime të thella mbi të drejtat e komunitetit LGBTQ
Arrestime e bastisje në Prishtinë e Pejë për shkak të bixhozit
Osmani me Mitsotakis diskutojnë liberalizimin e vizave
Selmani: Zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut janë shumë shqetësuese
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?