By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Grossi mirëpret “njoftimet për situatën në Iran”
June 24, 2025
Irani e mohon lëshimin e raketave drejt Izraelit, sipas mediave iraniane
June 24, 2025
Izraeli e akuzon Iranin për shkelje të armëpushimin pak orë pasi hyri në fuqi
June 24, 2025
Aktakuzë për punime ndërtimore të kundërligjshme në qendër të qytetit
June 24, 2025
Përmbyllet afati, vetëm dy koalicione në zgjedhjet e 12 tetorit
June 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Me “dyfish më shtrenjtë”, Kosova trumbeton inflacion të ulët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Me “dyfish më shtrenjtë”, Kosova trumbeton inflacion të ulët
Ballina 1Lajme

Me “dyfish më shtrenjtë”, Kosova trumbeton inflacion të ulët

Kosova Times
Last updated: 2024/09/26 at 5:39 PM
Kosova Times Published September 26, 2024
Share
SHARE

“Ngritje pa kontroll e çmimeve”, “Çmimi i bukës në rritje”, “Çmimet e patundshmërive shkojnë në qiell”…

Këta dhe tituj të ngjashëm mund të lexoheshin shpesh në ballinat e mediave në Kosovë, sidomos nga fillimi i vitit 2022 e këndej.

Atëkohë, Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës dhe konflikti mes tyre – që të dyja eksportuese të mëdha të produkteve në botë – shkaktoi rritje të inflacionit – apo të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve – gjetiu.

Kosova, si vend importues i shumicës së produkteve, nuk mbeti e paprekur. Vitin 2022 e mbylli me normë mesatare të inflacionit rreth 12 për qind. Më 2023 dhe këtë vit, inflacioni shkoi duke rënë në numra njëshifrorë, por jo edhe çmimet e shërbimeve dhe të produkteve të konsumit.

Të mërkurën e 25 shtatorit, REL-i publikoi një tabelë krahasuese të inflacionit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së e Eurozonës.

Shifrat e siguruara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, e nxorën vendin me inflacionin më të ulët në gusht – 1.4 për qind – që është më pak se edhe mesatarja e BE-së, edhe e Eurozonës.

Për krahasim, inflacioni në gushtin e vitit 2023 ishte 3.2 për qind.

Autoritetet e Kosovës i trumbetuan shifrat si sukses të tyrin.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, listoi në Facebook një sërë masash që tha se i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës, në mënyrë që ndikimi i rritjes së çmimeve në nivel global të ishte sa më i përballueshëm.

“Nuk ka asnjë qeveri në rajon që ka ndërmarrë kaq shumë masa për mbështetjen e qytetarëve e bizneseve, për të përballuar inflacionin. Këtë e konfirmojnë edhe të dhënat zyrtare të Eurostat-it dhe të agjencive përkatëse të statistikave”, shkroi Murati në Facebook.

Shifrat për Kosovën i shpërndau edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, por ajo ia atribuoi ato Eurostat-it – agjencisë së statistikave të BE-së – dhe jo ASK-së.

Kjo nxiti reagimin e disa kritikëve në rrjetet sociale.

“Ministrja abuzon me një institucion të BE-së”, shkroi në Facebook Shenoll Muharremi, njohës i integrimeve evropiane.

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, tani deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë, shpreh mosbesim ndaj shifrës 1.4% inflacion.

“Qytetarët jetojnë më keq, sepse çdo gjë kushton më shumë, ndërsa pagat kanë mbetur njëjtë”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

“Prej vitit 2021 deri më sot, çmimi i miellit është rritur për 52 për qind, çmimi i bukës për 48%, çmimi i qumështit për 37%…”, shton Bajrami.

“Çmime dyfish”

REL-i kërkoi komente edhe nga disa qytetarë në Prishtinë për çmimet në treg.

Për Nysret Ahmetin, inflacioni është shumë më i lartë se shifra e ASK-së prej 1.4%.

“Këtë e shohim në furnizimet e përditshme, në ushqime, në veshmbathje… Nëse i krahasojmë ushqimet, për shembull – tash është sezoni kur ne kemi qejf të konservojmë turshi – [çmimet] janë dyfish më të larta se vitin e kaluar”, thotë juristi në pension.

“Jam duke shpenzuar dyfish më shumë në disa produkte të caktuara, krahasuar me shumën që kam shpenzuar para një viti”, thotë Rita Mulaj, punonjëse në marketing.

“Merr qumësht, varësisht prej llojit, ke ngritje goxha të madhe të çmimit. Ujin kur duhet ta blesh, apo të gjitha produktet që nuk bën pa to… ato të higjienës… e vërej që kanë ngritje të madhe [çmimesh]”, shton ajo.

Edhe Albatrit Matoshi, i cili punon në njërin prej institucioneve të Kosovës, thotë se produktet ushqimore janë shumë më shtrenjtë, krahasuar me vitin e kaluar.

“Mund të them se çfarë kemi blerë më herët me 200 euro – harxhin mujor – sot nuk mund ta marrësh ndoshta as me 300 euro. Jetesa jonë është shtrenjtuar dhe nëse nuk dimë ta menaxhojmë paranë, e kemi problem ta lidhim muajin me muaj”, thotë Matoshi.

Paga mesatare në Kosovë është rreth 520 euro, ndërsa minimalja nga 1 tetori pritet të jetë 350 euro.

E pandryshuar nga viti 2011, vlera e minimales aktualisht është 130-170 euro.

Çka thonë ekspertët?

Profesori i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi, thotë se është paradoksale që inflacioni në Kosovë – vend që përdor euron – të jetë më i ulët se në vendet e Eurozonës.

“Besoj se mund të ketë ndonjë gabim në përllogaritje ose ndonjë vonesë të përllogaritjes së shportës, çmimeve të produkteve…”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Ai kujton se inflacioni ka rënë krahasuar me kulmin e vitit 2022, por thotë se një gjë e tillë është rezultat i rënies së çmimeve në tregjet botërore.

“Ky inflacion i ulët nuk është rezultat i politikave ekonomike të Qeverisë aktuale, por është rezultat i stabilizimit të çmimeve në bursat botërore. Inflacioni është i importuar”, sipas Bektashit.

Rënia e inflacionit nuk do të thotë edhe rënie e çmimeve, por nënkupton se çmimet rriten më ngadalë. Vetëm herë pas here ato mund të bien pak në krahasim me muajin paraprak.

“Në shumicën e tregjeve, përfshirë edhe Kosovën, nuk kemi rikthimin e çmimeve të vjetra, ndonëse ato çmime janë ulur në bursa. Merreni çmimin e vajit, të bukës, të shumë produkteve esenciale… të cilat faktikisht kanë mbetur nga periudha kur inflacioni ka qenë dyshifror”, thotë Bektashi.

Kosova importon gati të gjitha produktet nga vendet e rajonit, të BE-së dhe më larg.

Mesatarisht në vit, ajo importon mallra në vlerë prej 5 miliardë eurosh – duke filluar nga produktet bazë deri tek ato ndërtimore – ndërsa eksporton nën vlerën e 1 miliard eurove – më së shumti produkte të metalit dhe plastikës.

Sipas të dhënave të ASK-së, importi i mallrave në gusht kishte vlerën e 582 milionë eurove, ndërsa eksporti 83.5 milionë euro.

“Dhe, përderisa norma e inflacionit mbetet ende e lartë edhe në vendet nga të cilat importon Kosova, atëherë mund të themi se në fund të këtij viti do të kemi një inflacion prej rreth 3%”, thotë ish- guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, për Radion Evropa e Lirë.

You Might Also Like

Përmbyllet afati, vetëm dy koalicione në zgjedhjet e 12 tetorit

Gërxhaliu: Në Kosovë ka tregti spekulative

​MAShTI heton vendimin për drejtorin e ri të Institutit Albanologjik

Shënohet sot Dita Nacionale e komunitetit Egjiptian të Ballkanit

Moti sot me diell, temperaturat pritet të arrijnë nga 28 deri në 32°C

TAGGED: #Çmimet, #Inflacioni, #Kosova
Kosova Times September 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Parodi apo propagandë ruse: Shikoni videon gazmore të “realitetit” në Rusi dhe Britani (VIDEO)

Kosova Times Kosova Times November 6, 2022
Gjigantët e politikës kosovare!
SHBA do të prodhoje ‘avionin e ri për fundin e botës’ për herë të parë në 30 vjet
Macron njofton një fjalim surprizë në Francë të mërkurën në orën 20:00.
Dhjetëra të arrestuar në Rusi pas homazheve për Navalnyn dhe solidaritetit me Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?