By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fushata e Serbisë për të paraqitur serbët si pasardhës të ilirëve
June 3, 2025
Rusia sulmon qytetet ukrainase me dronë disa orë pas bisedimeve të paqes, duke vrarë dhe plagosur civilë
June 3, 2025
Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia shkakton zemërim tek vendasit
June 3, 2025
Qeveria britanike kërcënon të padisë Roman Abramovichin
June 3, 2025
Një tërmet i fortë trondit Turqinë jugperëndimore: Një vajzë (14) vdes nga një sulm paniku
June 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: FShF në shënjestër të kritikave për bashkëpunimin me Serbinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > FShF në shënjestër të kritikave për bashkëpunimin me Serbinë
Ballina 2Sport

FShF në shënjestër të kritikave për bashkëpunimin me Serbinë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/27 at 6:58 PM
Kosova Times Published September 27, 2024
Share
SHARE

Shqipëria është buzë fitimit të së drejtës për ta organizuar së bashku me Serbinë Kampionatin Evropian të futbollit për nën 21-vjeçarët në vitin 2027 – gjë që ka shkaktuar zemërim në mesin e tifozëve në Shqipëri dhe në Kosovë.

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) njoftoi më 26 shtator se vetëm kërkesa e përbashkët e Shqipërisë dhe e Serbisë ka zënë afatin për organizimin e turneut, ndërsa Komiteti Ekzekutiv i saj pritet ta pranojë zyrtarisht kërkesën e dy shteteve jofqinje gjatë një takimi më 16 dhjetor.

Kur Federata Shqiptare e Futbollit (FShF) njoftoi në muajin maj se u bë bashkë me atë të Serbisë për ta planifikuar organizimin e turneut me 16 kombëtare, i cili zhvillohet çdo dy vjet, ajo u përball me shumë kritika, sidomos në Kosovë. Por, ajo s’u zmbraps në synimin e saj, megjithëse i priti reagimet.

Grupi zyrtar i mbështetësve të Shqipërisë, i njohur si “Tifozat Kuq e Zi”, ka kërcënuar se do ta ndërpresë mbështetjen për kombëtaren, për shkak të këtij organizimi.

“Ky organizim assesi nuk mund të quhet i Shqipërisë, pasi FShF-ja nuk ka kompetencë të flasë në emër të shqiptarëve dhe Shqipërisë, por vetëm në emër të vetin si organizatë, e që pas këtij akti do të gjejë mbështetje vetëm te punonjësit e vet që u jep pagë”, tha grupi në Facebook.

Shefi i futbollit shqiptar, Armand Duka, nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për koment, por ai kishte thënë më herët këtë vit për Associated Press se “ky është 100 për qind projekt futbolli”.

Pas lajmit të së enjtes, FShF-ja u detyrua ta mbyllte hapësirën për komente në të gjitha postimet në llogaritë e veta në rrjetet sociale, për shkak të reagimeve.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, kishte thënë më herët këtë vit se nuk i kishte pëlqyer lajmi për organizimin e Euro U21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, por se kjo ishte “çështje e Federatës Shqiptare” dhe se Kosova nuk ka infrastrukturë për të menduar një organizim të tillë me Shqipërinë.

Shqipëria gëzon mbështetje të madhe mes futbolldashësve në Kosovë, një pjesë e të cilëve kanë aspirata për një kombëtare të përbashkët. Për shembull, njëri ndër grupet më të njohura të tifozëve në Kosovë, “Plisat”, refuzon ta mbështesë kombëtaren e Kosovës, dhe është ndjekëse e rregullt e kombëtares shqiptare.

Grupi zyrtar i tifozëve të kombëtares së Kosovës, “Dardanët”, e quajti “të turpshëm” për Shqipërinë organizimin e mundshëm të këtij turneu me Serbinë.

“Shqiptarët e Kosovës nuk kanë nevojë për poshtërim moral dhe emocional, por për ndihmë dhe përkrahje. Ngjarja edhe do të organizohet, por turpi do të jetojë përjetë dhe nuk do të falet. Kosova nuk do ta falë. Jo në emrin tonë”, shkroi grupi i mbështetësve të Kosovës.

Serbia nuk e njeh shtetësinë e Kosovës, ku shqiptarët përbëjnë mbi 90 për qind të popullsisë, dhe tensionet mes dy vendeve fqinje vazhdojnë të jenë të larta edhe pas përfundimit të luftës së përgjakshme më 1999.

Shumë kundërshtarë të organizimit Shqipëri-Serbi e kanë kujtuar hedhjen e një droni me flamurin e “Shqipërisë së Madhe” në ndeshjen e futbollit midis Serbisë dhe Shqipërisë, në Beograd, në vitin 2014, e cila shkaktoi përleshje mes futbollistëve në stadium, dhe thirrje nacionaliste të serbëve kundër shqiptarëve.

Ata kanë përmendur luftën në Kosovë dhe incidentin e 2014-tës në kryeqendrën serbe si ndër arsyet pse Shqipëria nuk është dashur ta merrte parasysh organizimin e këtij turneu së bashku me Serbinë.

Pak muaj pasi Shqipëria dhe Serbia bënë të ditur synimin e tyre, federatat e dy shteteve u bënë ndër më të gjobiturat nga UEFA për incidente nacionaliste që tifozët e tyre i shkaktuan gjatë Kampionatit Evropian të futbollit 2024 në Gjermani.

Tifozët shqiptarë dhe ata serbë shpalosën pankarta me motive politike në lidhje me Kosovën, si dhe thirrje të ndryshme nacionaliste kundër njëri-tjetrit.

Në njërin nga këto incidente u përfshi edhe sulmuesi i Shqipërisë, Mirlind Daku, i lindur dhe i rritur në Kosovë – i cili edhe u dënua për shkak se mori një megafon dhe iu bashkua thirrjeve të tifozëve kundër serbëve.

Kombëtarja e Shqipërisë ka një numër të madh futbollistësh me origjinë nga Kosova.

Në Kosovë, ditëve të fundit ka pasur edhe thirrje në mesin e komunitetit të futbollit që lojtarët kosovarë ta shqyrtojnë përfaqësimin e Shqipërisë.

Kosova u bë pjesë e UEFA-s dhe shtëpisë botërore të futbollit, FIFA, më 2016 – dhe që atëherë ka kombëtaren e vet të njohur, me të cilën përfaqësohet në gara ndërkombëtare.

Sipas një rregulloreje të UEFA-s, ekipet kombëtare të Kosovës dhe të Serbisë nuk lejohen të takohen mes vete në garat evropiane.

Duka – i cili është edhe nënkryetar i UEFA-s – tha gjithashtu se me këtë organizim “ne mund ta japim një mesazh shumë të mirë politik”.

“Ndoshta 10 vjet më parë ka qenë e paimagjinueshme që ne të garonin për një organizim të tillë”, tha Duka.

Ai gjithashtu e pranoi se Shqipëria kishte më shumë shanse ta fitonte organizimin e Euro U21 më 2027 duke garuar së bashku me një shtet tjetër.

You Might Also Like

Mustafa i PDK-së i reagon Muratit për pagat

“Tifozat Kuq e Zi” e bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi

Ademi i dhuron fanellën e Kosovës ministrit të Jashtëm të Tanzanisë

Hoxha në Turqi, zhvilloi takime në departamentet kryesore të sigurisë

‘Putini nuk duhet të marrë asgjë’ – Përfundoi raundi i dytë i bisedimeve të paqes Ukrainë-Rusi në Stamboll

TAGGED: #Serbia, #Shqipëria, #UEFA
Kosova Times September 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Izraeli po tenton ta “dobësojë” Hezbollahun si forcë politike dhe ekonomike

Kosova Times Kosova Times October 25, 2024
Horoskopi ditor për datën 28 ​​Dhjetor: Binjakët, bëni kujdes me një ofertë të re biznesi
Kjo erëz e njohur është “vrasëse” e oreksit, por edhe e peshës
Klopp largohet në fund të sezonit
Rusia konfiskoi 13 miliardë rubla nga IKEA
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?