By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: GAP: Kryetarët e komunave përmbushin vetëm 42% të premtimeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > GAP: Kryetarët e komunave përmbushin vetëm 42% të premtimeve
Ballina 1Lajme

GAP: Kryetarët e komunave përmbushin vetëm 42% të premtimeve

Kosova Times
Last updated: 2024/09/27 at 12:03 PM
Kosova Times Published September 27, 2024
Share
SHARE

Instituti GAP njofton se me përkrahje të Helvetas/Projekti për Decentralizimin dhe Përkrahje Komunave (DEMOS), në platformën elektronike “Letërnjoftimi i komunave”, ka publikuar shkallën e përmbushjes së premtimeve zgjedhore të dhëna nga kryetarët e komunave për mandatin 2021-2025.  Ky përditësim përfshin periudhën deri në fund të qershorit 2024.

Bëhet e ditur se nga gjithsej 1,816 premtime të dhëna nga 27 kryetarë të komunave, 765 premtime apo 42% janë përmbushur plotësisht, 304 premtime apo 17% konsiderohen gjysmë të përmbushura, 326 premtime apo 18% janë të filluara, ndërsa 421 premtime apo 23% ende nuk kanë filluar dhe nuk është ndërmarrë asnjë hap për përmbushjen e tyre.

“Vlerësuar sipas fushave, përqindja më e lartë e premtimeve është përmbushur në fushën e administratës dhe atë të shëndetësisë me 66%, pasuar nga fusha e arsimit, bujqësisë dhe ekonomisë me së paku 50% të premtimeve të dhëna. Fushat me përmbushjen më të ulët të premtimeve janë infrastruktura, urbanizimi dhe shërbimet publike.Krahasuar me përditësimin e vitit të kaluar, ku përqindja e premtimeve të përmbushura ishte 26%, këtë vit kjo përqindje është rritur në 42%. Tek premtimet gjysmë të përmbushura, përqindja është rritur nga 16% në 17%, ndërsa për premtimet e filluara, përqindja ka rënë nga 23% në 18%. Për premtimet e pafilluara, ka pasur një rënie nga 35% në 23%, thuhet në raportin e Institutit GAP.

Sipas GAP,për dallim nga vitet e kaluara, kur përmbushja e premtimeve ishte kryesisht e fokusuar në fushën e infrastrukturës, këtë vit kjo vërehet më shumë në fushën e administratës dhe shëndetësisë.

“Në fushën e shëndetësisë, premtimet lidhen me rritjen e orarit të ofrimit të shërbimeve shëndetësore, modernizimin e pajisjeve, përmirësimin e cilësisë dhe përgjegjësisë gjatë ofrimit të shërbimeve, kontrollet specifike mjekësore për kategori të veçanta, si dhe përmirësimin e kushteve të punës dhe shërbimeve në shëndetësinë primare”, thuhet në këtë raport.

Sipas raportit të institutit GAP, numri më i ulët i premtimeve të përmbushura është në fushën e urbanizimit dhe infrastrukturës. Nga gjithsej 41 premtime të dhëna nga 27 kryetarë komunash në fushën e urbanizimit, deri më tani janë përmbushur vetëm 11.

Instituti GAP bën monitorim periodik të realizimit të premtimeve në 27 nga 38 komuna të Kosovës, ngase disa nga kryetarët aktualë nuk kanë zhvilluar fushatë aktive zgjedhore.

Për të parë detajet e premtimeve të dhëna dhe përmbushjen e tyre, mund të vizitoni platformën elektronike të Institutit GAP duke klikuar këtu dhe përmbledhjen grafike të përmbushjes së premtimeve për këtë periudhë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën

KRM `Pastrimi` njofton qytetarët dhe bizneset për çmimoren e re

Pas Vlorës, Ivanka Trump në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Edi Rama

Kurti në `Shtëpinë e SHBA-së` në Davos diskuton mbi besimin dhe udhëheqjen

Pas lirimit nga burgu serb, Haziri apelon: Mos kaloni përmes Serbisë

TAGGED: #GAP, #Kryetarët e komunave
Kosova Times September 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
EkonomiLajme

Këto janë vendet më të varfra në Evropë

Kosova Times Kosova Times August 10, 2025
Kurti për sulmin në Zveçan: Janë akte kriminale dhe terroriste
Gasperini: Ndeshja me Realin do të jetë e jashtëzakonshme
Haradinaj: Kosova nuk mund të jetë peng i destruktivitetit të Serbisë
IKD: Reforma në ndihmën juridike falas të bëhet përmes fuqizimit të mekanizmave aktual, duke ruajtur pavarësinë e gjyqësorit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?