By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Kroati fiton gjashtë çmime Eurojackpot me nga pothuajse 60,000 euro secila
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani në Nju Jork: Kosova është shteti më demokratik në rajon
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani në Nju Jork: Kosova është shteti më demokratik në rajon
Lajme

Osmani në Nju Jork: Kosova është shteti më demokratik në rajon

Kosova Times
Last updated: 2024/09/27 at 4:47 PM
Kosova Times Published September 27, 2024
Share
SHARE

Kosova është shteti më demokratik në rajon dhe kampione kur vjen fjala për sundim të ligjit. Kështu u shpreh presidentja Vjosa Osmani gjatë një diskutimi në Këshillin për Marrëdhënie të Jashtme në Nju Jork, teksa theksoi se gjatë sulmit terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar Serbia u përpoq të aneksojë veriun e Kosovës.

“Kur fokusohemi te sundim i ligjit, luftimi i grupeve kriminale, ne kemi qenë shumë efektiv. Këto grupe në veri të vendit, që janë udhëhequr nga Milan Radojçiq dhe shokët e tij, të cilët i kanë shërbyer presidentit serb Aleksandër Vuçiq, e që janë në listë të zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar, kanë përfituar miliona euro për vete në kurriz të qytetarëve të thjeshtë, që jetojnë në komunat veriore të Kosovës”, tha Osmani.

Ajo tutje tha se kur  institucionet e rendit e të sigurisë janë fokusuar në luftimin e këtyre grupeve, ato janë bërë më të dhunshme. “Sa më shumë që e kemi dëshmuar se nuk bëjmë kompromis me kriminelët aq më të dhunshëm janë bërë”, tha presidentja.

E para e shtetit tha se presidenti serb përdor metoda nga e kaluara që t’i mbajë peng qytetarët serbë të Kosovës, në vend që t’i lejojë ata të ecin përpara e të integrohen në një shoqëri multietnike siç është Kosova.

“Ne, në Kosovë besojmë të kundërtën, edhe pse mbi 90 përqind e popullsisë është shqiptare, ne u kemi ofruar sistemin më të mirë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive elementare, sepse ne nuk duam që askush të kalojë nëpër atë që kemi kaluar ne. E dimë çfarë është të jetosh i diskriminuar, kështu që ne duam që secili të ndihet i barabartë dhe i sigurt”, nënvizoi Osmani.

Osmani gjithashtu shpjegoi situatën e zgjedhjeve lokale në veri dhe pse ishin ato të nevojshme. “Presidenti i Serbisë i detyroi serbët të japin dorëheqje nga pozitat e tyre, përfshirë edhe kryetarët në katër komunat veriore. Për shkak të situatës së sigurisë në veri, unë i kam shtyrë zgjedhjet lokale që gjërat të qetësoheshin në aspektin e sigurisë dhe ata të kishin mundësi të organizohen dhe të marrin pjesë në zgjedhje. Fatkeqësisht për shkak të presionit ndaj qytetarëve serbë që jetojnë në veri, kishte një bojkot, një bojkot i detyrueshëm. Ne ju dhamë edhe një shans. Vuçiq kishte premtuar se nëse serbëve u jepet edhe një shans nuk do të ndërhyjë. Ata nënshkruan një peticion dhe organizuam sërish zgjedhje dhe ai sërish ndërhyri dhe nuk mbajti fjalën e tij, dhe sërish kishte bojkot, dhe kryetarët nuk u ndryshuan”, shtoi Osmani.

Presidentja foli edhe për sulmin terrorist në Banjskë një vit më parë, si dhe për forcat e shumta ushtarake dhe artilerinë e shtetit serb në kufij me Kosovën. “Serbia kreu akt agresioni ndaj Kosovës në shtatorin e kaluar. Përveç kësaj, kanë shtuar edhe artilerinë dhe forcat ushtarake përreth kufirit me Kosovën, që nuk ishte parë në 25 vitet e fundit, duke rrezikuar paqen e stabilitetin jo vetëm në Kosovë por në tërë rajonin. Nga ajo që është konfiskuar në veri kur terroristët u larguan, dokumente, harta, armë, të gjitha treguan se qëllimi ishte aneksimi i veriut të Kosovës. Ata deshën që kur të ulemi të dialogojmë në Bruksel, të ngritet çështje tjetër, kush cilën pjesë të territorit ta marrë”, theksoi Osmani. /Kosovatimes/

You Might Also Like

KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Rasti i BSK-së, i përkeqësohet gjendja të dyshuarit gjatë seancës

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero

TAGGED: # Council on Foreign Relations, #Vjosa Osmani
Kosova Times September 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Trump: Po përgatisim sanksione ndaj të gjitha vendeve që bëjnë biznes me Rusinë

Kosova Times Kosova Times November 17, 2025
Pothuajse 1500 tërmete në Santorini në pesë ditë
Borel: Në aneks shkruhet qartë se Prishtina duhet të krijojë menjëherë AKS!
Moti sot me diell, temperatura deri në 33°C
Dhjetëra mijëra njerëz në sheshet siriane, duke festuar rënien e Asadit. Shikoni pamjet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?