By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pulë në salcë mustardë: Kur doni të hani diçka të shijshme dhe nuk keni dëshirë të gatuani për një kohë të gjatë
January 8, 2026
Pesë euro për të hyrë në një dyqan në Barcelonë – një simbol i rezistencës ndaj turizmit masiv
January 8, 2026
VIDEO: Festë skandaloze me Daçiç, Brnabiç dhe Sheshel
January 8, 2026
Presidenti gjerman e sulmoi Trumpin
January 8, 2026
Gruaja sllovene (44) vdes pas liposuksionit në Turqi
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Interesat shtetërore nuk janë të harmonizuara me interesat kombëtare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Interesat shtetërore nuk janë të harmonizuara me interesat kombëtare
Opinion

Interesat shtetërore nuk janë të harmonizuara me interesat kombëtare

Kosova Times
Last updated: 2024/09/28 at 11:55 AM
Kosova Times Published September 28, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Milazim KRASNIQI

Ne shqiptarët që jetojmë në Shqipëri e Kosovë, po i bjerrim vitet duke u çuditur e duke u hatëruar me njëri tjetrin. Çmeritja më e re ka të bëjë me iniciativën e Federatës shqiptare të Futbollit, e cila synon të organizojë një kampionat futbolli me federatën serbe të futbollit. Çmeritja e dy ditëve më parë ishte lidhur me iniciativën e Edi Ramës për të formuar një shtet brenda shtetit shqiptar, një gjë e padëgjuar në botë. Çmeritje e hatërime të mëhershme patëm me idenë për Ballkanin e Hapur, e cila sheshit ishte kundër Kosovës. Ndërsa konfliktet e liderëve tanë janë meny e rregullt: konflikt ndërmjet Edi Ramës e Albin Kurtit, konflikt ndërmjet Sali Berishës e Hashim Thaçit, iritim ndërmjet Ibrahim Rugovës e Fatos Nanos (bile edhe ndërmjet Rugovës e Berishës më herët.) Ka pasur edhe akuza të rënda se gjoja në trazirat e vitit 1997 në Tiranë, ka pasur një falangë proberishiste nga Kosova. Historia e keqkuptimeve nga veprimet “me të futme” është e gjatë. (Unë nuk kam dëshirë ta shkruaj atë histori. Unë dëshiroj ta ndryshojmë atë histori.)

Pse na ndodhin këto gjëra? Na ndodhin për një shkak themelor: interesat shtetërore, nuk janë të harmonizuara me interesat kombëtare. Ne jo vetëm që nuk kemi evidencë mbi interesat tona kombëtare të sotme, po nuk kemi as histori të kombit tonë shqiptar. Ne as nuk po sillemi si një komb. Ne kemi hequr dorë nga nacionalizmi ynë shqiptar, i cili si ideologji kombëtare dhe si lëvizje kulturore na ka bërë komb dhe na ka ndihmuar të formojnë dy shtete. Një gjë duhet ta kemi të qartë 100%: në Europë e sidomos në Ballkan, pa nacionalizëm nuk mbijetohet. Ndërsa për fuqizim të shtetit e të kombit, as që mund të bëhet fjalë. Këtë të vërtetë duhet ta kuptojnë të gjithë ata që bëhen nervozë për iniciativën e FSHSh, për projektin e Bektashistanit cionist, për Ballkanin e paketuar si pansllavist, për intrigat neololonialiste të të huajve. Ata që nuk e kuptojnë këtë të vërtetë, vetëm bëhen kot nervozë, shfryjnë histerizma, kontaminojnë komunikimin brendashqiptar, por bash asgjë nuk mund të bëjnë. Pikë.

Ne na duhet të rivitalizojmë nacionalizmin shqiptar, atë ideologji kombëtare dhe lëvizje kulturore e cila na bëri komb. Natyrisht të përshtatur për realitetet e reja kombëtare e gjeopolitike.

P.S. Në librin tim modest “Nacionalizmi shqiptar”, jam munduar ta tërheq vëmendjen në këtë çështje, po ka qenë si me rrahë ujë në havan. Një injorim total! “Njeriu i ri socialist” i Shqipërisë dhe “elitat neokolonialiste” të Kosovës, nuk duan t’ia dinë për kombin. Mënyra e tyre e të menduarit vetvetiu është antikombëtare. Kush refuzon ta kuptojë të vërtetën, rrezikon të mbetet duke u çmeritur.

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

TAGGED: #Milazim Krasniqi
Kosova Times September 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Durmishi: Filloi betonimi i dy urave të reja në veri të Mitrovicës

Kosova Times Kosova Times July 4, 2025
Kurti do të takohet me Kaja Kallasin, të martën, në Bruksel
Kurti kujton masakrat në Stagovë, Studime, Poklek të ri e Tusuz
Aprovohet pjesa e dytë e buxhetit të RTK-së për 2024
Musk iu përgjigj Trumpit: “Zoti President, do ta bëj!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?