By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Theren me thikë tre persona në Podujevë, arrestohet një i dyshuar
May 12, 2025
Gërxhaliu: 50% e Fitimit Neto të Bankave Komerciale të investohet në Kosovë
May 12, 2025
Policia shqiptoi 1900 gjoba trafiku për 24 orë
May 12, 2025
Sot Dita e Infermierëve, QKMF: Roli i tyre, i pazëvendësueshëm
May 12, 2025
Pesë të arrestuar në Viti, u përleshën me dy persona
May 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Karvani i ish ministrave dështak në sektorin e bujqësisë i frikësohet debatit publik, nuk kanë fakte të ballafaqohen as rezultate me të cilat do të duhej të mbrohen e krenohen
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Karvani i ish ministrave dështak në sektorin e bujqësisë i frikësohet debatit publik, nuk kanë fakte të ballafaqohen as rezultate me të cilat do të duhej të mbrohen e krenohen
Ballina 1Bujqësi

Karvani i ish ministrave dështak në sektorin e bujqësisë i frikësohet debatit publik, nuk kanë fakte të ballafaqohen as rezultate me të cilat do të duhej të mbrohen e krenohen

Kosova Times
Last updated: 2024/09/28 at 8:19 PM
Kosova Times Published September 28, 2024
Share
SHARE

Ministri i Bujqësisë, i Pylltarisë dhe i Zhvillimit Rural, Faton Peci, u ka bërë një ftesë publike të gjithë ish-ministrave të bujqësisë, të pas pavarësisë, duke përfshirë Blerand Stavilecin, Memli Krasniqin, Nenad Rikallon, Dijana Zhiviqin dhe Besian Mustafën, për një debat të hapur dhe përmbajtësor, por ata duket se nuk janë të gatshëm ta pranojnë një sfidë të tillë ballafaqimi publik e medial.

Peci fton ish-kolegët e tij të zgjedhin ditën, orën dhe studion televizive për të diskutuar ballafaqimin me të vërtetën dhe për të krahasuar rezultatet konkrete në sektorin e bujqësisë, duke vënë në pah të arriturat e mandatit të tij dhe të Qeverisë Kurti 2. Në këtë ftesë nuk ka pasur asnjë reagim të vetëm prej asnjërit nga ish ministrat. Kosova Times ka dërguar pyetje për secilin nga ata, duke i pyetur nëse janë të gatshëm të ballafaqohen me këtë propozim sfidues, por ata në vend të përgjigjes kanë zgjedhur heshtjen.

Analistët politik vlerësojnë se sado që ka pasur disa përpjekje simbolike për avancimin e Bujqësisë, rezultatet e pritshme dhe të nevojshme nuk janë arritur akoma, edhe pse nga mandate në mandate dallimet janë të dukshme.

Analisti politik Arsim Aziri konsideron se vetëm në Qeverinë Kurti dy ka pasur shkëputje të madhe nga stagnimi dhe dështimi prej dekadash, ndonëse nevojat janë akoma të mëdha për secilën fushë zhvillimore, duke përfshirë edhe bujqësinë e cila sipas tij, meriton të veçohet për sukseset e shënuara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti 2 dhe ministri Faton Peci. Ministrat e mandateve të kaluara, sipas Azirit, nuk kanë me çka të krenohen prandaj edhe nuk do t’i përgjigjen ftesës së ministrit Peci.

“Në shumicën e dikastereve vendi ynë ka shënuar progres dhe kjo s’ka nevojë të dëshmohet kur rezultatet janë të prekshme dhe kanë quar në ngritjen e mirëqenies e qytetarëve në disa hapa para. Jemi të vetëdijshëm se disa sektorë institucionalë ashtu siç kemi pritur të funksionojnë, nuk ka ndodhë një gjë e tillë dhe kjo duhet ta ngrisë shqetësimin e të parit të ekzekutivit, në mënyrë që vendi të mos e pësojë atë që me dekada e ka prekur gjithnjë, destruktivitetin. Ndërsa sa i përket ftesës së ministrave të bujqësisë prej atij të tanishëm, konsideroj se është e panevojshme kur dihet puna minore e gjithsecilit, dhe assesi s’mund të bëhen krahasime me punën e ministrit Peci, që suksesshëm ka drejtuar një sektor me rëndësi dhe ka sjellë një progresivitet të pakrahasueshëm deri më tani dhe kjo s’do mend për sa janë valide dëshmitë konkrete”, tha analisti Aziri për “Kosova Times”.

Jo vetëm Bujqësia, por secili resort ministror, sipas Azirit ka shënuar një shkëputje të avancuar zhvillimore nga mandate e kaluara, kurse rezultate akoma më të mëdha, priten në mandatin e radhës, nëse arrin ta rikonfirmon atë, sepse në këtë mandate vetëm është shtruar dhe krijuar bazamenri I qëndrueshëm për të vazhduar përpara.

“Përgjithësisht kjo qeveri ka ditur t’ju bëjë progres çështjeve të saja edhe pse në disa dimensione nuk ka dhënë rezultat të përkryer, mirëpo i mbetet në mandatin tjetër ta inicioj ndryshimin e kabinetit të ardhshëm qeveritar dhe kështu ta rris akoma më shumë nivelin e cilësisë së punëve”, tha Aziri për “Kosova Times”.

Ndryshe mendon analisti Blerim Burjani, sipas të cilit, bujqësia nuk e ka pasur trajtimin meritor në asnjë mandat të deritashëm qeverisës, dhe nga asnjë ministër që e ka pasur për përgjegjësi sektorin e Bujqësisë.

Sipas Burjanit, të gjithë ministrat mund të dalin në një debat televiziv për të bërë fushatë elektorale, por asnjëri prej tyre nuk mundë të krenohet me atë që ka bërë, pra as ministri aktual Faton Peci.

“Asnjëri prej tyre nuk ka bërë diçka të veçantë apo që ka pasur ndonjë përparim të madh, prandaj asnjëri nuk është për tu lavdëruar. Ata mundë të ballafaqohen njëri me tjetrin për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por çka fitojnë bujqit, blegtorët dhe tjerët. Peci në prag të zgjedhjeve të ardhshme dëshiron të del në sipërfaqe, por ai nuk do të jetë as deputet as ministër në mandatin tjetër. Edhe Lista Guxo nuk ekziston, kjo listë është bërë vetëm për ta bërë Vjosën presidente. Këtu edhe përfundon edhe kjo listë edhe njerëzit që e përbëjnë atë”, tha Burjani për “Kosova Times”.

You Might Also Like

Bie interesimi për t`u marrë me blegtori, ndonëse terreni ofron kushte

Osmani në kampin Mauthausen: T’i mbrojmë vlerat për të cilat ata u flijuan

Osmani: Miqësia me Austrinë, shtyllë e fortë e rrugëtimit tonë evropian

Begaj pas votimit: Qytetarët të shprehin vullnetin e tyre

Kusari-Lila fton deputetët që të zhbllokohet situata

TAGGED: #Debat televiziv, #Faton Peci, #MBPZhR
Kosova Times September 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Boletini: Gjobat e Inspektoratit i kemi ankimuar, presim të fitojmë

Kosova Times Kosova Times October 4, 2023
Serbia në Ballkan po e luan vallen e demonëve
Qeveria i ndan 100 mijë euro për familjen e Enver Hadrit
Diaspora shqiptare, pasuri e paçmuar
Osmani: Lidershipi i Serbisë mund të ketë ndryshuar, por jo qëllimet e tij
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?