By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Universiteti i Sofjes dhe Universiteti Teknik renditen në një klasifikim prestigjioz botëror
November 19, 2025
“Bansko Film Fest” bashkon dashamirësit e aventurës dhe sporteve ekstreme
November 19, 2025
Thaçi: Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje
November 19, 2025
Çitaku: PDK është për mbrojtjen e rendit kushtetues
November 19, 2025
Sllovakia i kërkon NATO-s mbrojtje ajrore më të fortë, por te Ukraina refuzon një gjë
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Personave me diabet në Kosovë u mungon përkrahja institucionale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Personave me diabet në Kosovë u mungon përkrahja institucionale
Ballina 1Shëndetësi

Personave me diabet në Kosovë u mungon përkrahja institucionale

Kosova Times
Last updated: 2024/09/28 at 4:49 PM
Kosova Times Published September 28, 2024
Share
SHARE

Edhe pse në vendin tonë ende nuk ka shifra të sakta se sa persona vuajnë nga diabeti, familjarët vazhdojnë të përballën më sfida rreth mjekimit të personave me diabet. Sipas tyre, trajtimi i sëmundjes së diabetit ka një kosto të lartë, ku veçmas sigurimi i sensorëve diabetik në Kosovë, është i vështirë dhe shumë i kushtueshëm.

Personave me diabet në Kosovë, u mungon përkrahja institucionale ani pse kjo sëmundje për trajtim ka një kosto të lartë. Kështu ka thënë për Radio Kosovën Ardiana Zenelaj, njëra nga prindërit që ka fëmijën me diabet. Ajo ka thënë se përveç një lloj të insulinës që e marrin nga Ministria e Shëndetësisë, të tjerat i sigurojnë vet.

“Institucionet ofrojnë vetëm insulinat, por edhe insulinat që i merr djali ynë vetëm njërën prej tyre e siguron ministria, kurse tjetrën e sigurojmë jashtë vendit. Më e keqja është që institucionet nuk ofrojnë as fishat që matet sheqeri në mollëzat e gishtërinjve. Ato duhet mei ble ne vetë. Po ashtu edhe sensorët për monitorimin e sheqerit  i sigurojmë vet dhe kjo ka një kosto të lartë. Sepse një sensor mund të përdorët vetëm 14 dite dhe ai kushton 70 euro. Brenda muajit vetëm me sensorë i shpenzojmë 140 euro”, tha Zenelaj.

Ndërsa endokrinologia Vjosa Mulliqi-Kotori për Radio Kosovën ka deklaruar se përveç insulinës, personave me diabet duhet t’u plotësohen edhe nevojat e tjera për trajtimin e sëmundjes. Ajo ka thënë se Kosova duhet domosdoshmërisht të sigurojë sensorë diabeti për pacientë.

“Matja e vlerës është kyçe për personat me diabet, dhe gjatë ditës duhet të bëhen matje se paku 4-6 herë në ditë. Dhe për një gjë të tillë duhet të sigurohen falas fijet për matje të glikemisë, se paku 100 fije për një muaj duhet t’i këtë një familje. Pastaj sensorët elektronikë, prandaj është domosdoshmëri që Kosova të sigurojë edhe sensorë, pastaj pompat e insulinës etj”, ka deklaruar Mulliqi-Kotori.

Radio Kosova ka pyetur edhe Ministrinë e Shëndetësisë se kur pritet të furnizohen me sensorë diabetikë, por që deri në publikimin e këtij raporti nuk ka marrë përgjigje.

Ndërsa nga Klinika e Endokrinologjisë në QKUK, në një përgjigje me shkrim për Radio Kosovën kanë thënë se planifikimin për pompa insulinike dhe sensorë për 3 vitet e ardhshme, e kanë bërë në mënyrë institucionale në kuadër të QKUK-së nga një grup punues me specialistë të Klinikës së Endokrinologjisë dhe asaj të Pediatrisë. Në përgjigje thuhet po ashtu se kërkesa është dorëzuar në QKUK, SHSKUK dhe në Komitetin e Listës Esenciale të barnave.

“Për momentin nuk kemi gjetur përkrahjen për shkak se këto pajisje janë konsideruar të kushtueshme sa i përket buxhetit aktual, edhe pse planifikimi është bërë për një numër shumë të vogël të pacientëve me parashikimet e rritjes së këtij numri në vitet në vazhdim”, thuhet në përgjigjen e Klinikës së Endokrinologjisë.

 

You Might Also Like

EULEX prezanton Raportin e Monitorimit të Drejtësisë 2025

Pse këtë lëng duhet konsumuar të gjithë njerëzit në moshë?

A pini ujë mineral? Shumë veta as nuk janë të vetëdijshëm për efektet e tij në trup

Presidentja Osmani uron Letoninë për Ditën e Pavarësisë

LVV thërret deputetët për votimin e buxhetit dhe marrëveshjet ndërkombëtare

TAGGED: #Diabetikët, #Përkrahja institucionale
Kosova Times September 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Si u prit Viti i Ri nëpër botë

Kosova Times Kosova Times January 1, 2025
Kurti pret në takim lamtumirës ambasadoren holandeze, e falënderoi për miqësinë dhe mbështetjen
Gjykata hedh poshtë akuzat për terrorizëm kundër ish-kryeministrit pakistanez
Të hënën në Shkup mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor
Succurro: Peja, qytet me gjallëri dhe dinamizëm të vazhdueshëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?