By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Madonna mezi e mban gjoksin me një fustan të prerë
September 19, 2025
Për herë të parë që nga fillimi i luftës: Një rezolutë mbi njohjen e shtetit palestinez u paraqit në Senatin e SHBA-së
September 19, 2025
Këngëtari amerikan, në makinën e se cilit u gjet trupi i copëtuar i një vajze 15-vjeçare, e përmendi emrin e saj në këngë
September 19, 2025
Axhenda ndërkombëtare
September 19, 2025
Një vakt i plotë në këtë restorant kushton vetëm 4 euro: Shikoni çfarë merrni
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: CDC: Vetëvrasjet në ShBA mbeten në nivelin më të lartë në histori
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > CDC: Vetëvrasjet në ShBA mbeten në nivelin më të lartë në histori
Rajon / Botë

CDC: Vetëvrasjet në ShBA mbeten në nivelin më të lartë në histori

Kosova Times
Last updated: 2024/09/29 at 8:35 PM
Kosova Times Published September 29, 2024
Share
SHARE

Vetëvrasjet në ShBA vazhduan të mbeten në nivelin më të lartë në historinë e vendit vitin e kaluar.

Sipas disa të dhënave paraprake nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), në vitin 2023 u raportuan mbi 49,300 vdekje nga vetëvrasjet. Ky numër që mund të rritet paksa, ndërsa përfundojnë dhe raportohen hetimet për disa vdekje.

Në vitin 2022, u raportuan afro 49,500 raste, sipas të dhënave përfundimtare të publikuara të enjten. Këto shifra janë aq afër njëra-tjetrës, saqë shkalla e vetëvrasjeve për dy të dyja vitet konsiderohet e njëjtë, thanë zyrtarët e CDC-së.

Niveli i vetëvrasjeve në ShBA është rritur për gati 20 vjet, përveç një rënieje në dy vite rreth fillimit të pandemisë COVID-19.

Pra, “mbetja e pandryshuar e nivelit të vetëvrasjeve, është një lajm disi premtues,” thotë Katherine Keyes, një profesoreshë e shëndetit publik në Universitetin e Kolumbias që studion vetëvrasjen.

Në të vërtet, ka arsye për optimizëm. Një linjë kombëtare krize e krijuar para 2 vjetësh, i jep mundësinë kujtdo në Shtetet e Bashkuara që të telefonojë numrin 988 për të kontaktuar specialistë të shëndetit mendor. Kjo dhe përpjekjet e tjera mund të kenë filluar të japin rezultat, thotë Prof. Keyes, por “mbetet për t’u parë”.

Ekspertët paralajmërojnë se vetëvrasja – shkaku i 11-të kryesor i vdekjeve në vend në vitin 2022 – është një problem i ndërlikuar dhe se përpjekjet për kryerjen e saj mund të nxiten nga një sërë faktorësh. Mes tyre janë nivelet e larta të depresionit, mangësitë në shërbimet e shëndetit mendor dhe armët në dispozicion.

Rreth 55% e të gjitha vdekjeve nga vetëvrasjet në vitin 2022 kishin të bënin me përdorimin e armëve të zjarrit, sipas të dhënave të CDC-së.

Gjetjet kryesore të CDC-së për vitin e kaluar

Vetëvrasja ishte shkaku i dytë kryesor i vdekjes për moshat 10-14 dhe 20-34 vjeç dhe shkaku i tretë kryesor për moshat 15-19 vjeç.

Vetëvrasjet vazhdojnë të jenë më të shpeshta mes djemve dhe burrave sesa vajzave dhe grave. Shkalla më e lartë e vetëvrasjeve për çdo grup – me një diferencë të madhe – ishte tek meshkujt e moshës 75 vjeç e lart, me rreth 44 vetëvrasje për çdo 100,000 meshkuj të asaj moshe.

Mes grave, shkalla më e lartë ishte tek ato që ishin të moshës së mesme, rreth 9 në çdo 100,000. Por rritjet më dramatike janë parë tek adoleshentet dhe gratë e reja. Niveli për këtë grup është dyfishuar në dy dekadat e fundit.

Niveli i përgjithshëm i vetëvrasjeve në vitet 2022 dhe 2023 ishte 14.2 për çdo 100,000 vetë. Po kaq ishte niveli edhe në vitin 2018. Para vitit 2018, shkalla e depresionit nuk kishte qenë aq e lartë që nga viti 1941. /Associated Press/

You Might Also Like

Për herë të parë që nga fillimi i luftës: Një rezolutë mbi njohjen e shtetit palestinez u paraqit në Senatin e SHBA-së

Axhenda ndërkombëtare

MI6 do të kërkojë informatorë të rinj në rrjetin e errët

18 oficerë rusë të vrarë në sabotimin e Zaporizhzhya-s

Mashtruesi më i kërkuar në BE, nga bankieri, spiuni e deri në vijën e parë të Rusisë

TAGGED: #CDC, #ShBA, Vetëvrasje
Kosova Times September 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shtypi gjerman: A do të shpërthejë në Kosovë?

Kosova Times Kosova Times February 18, 2024
GLPS: Shumë gra dorëzohen nga trashëgimia në Kosovë
Lavrov njoftoi gatishmërinë e Rusisë për të përdorur çdo mjet për të shmangur humbjen në Ukrainë
Dënohet personi që kishte goditur me veturë burrin e Shkurte Fejzës
Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?