By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rama në Ditën e Veteranit të UÇK-së: Janë vlera të sakrificës
December 31, 2025
Grabitet nga një burrë që hiqej si oficer policie
December 31, 2025
Një qytet i tërë suedez po zhvendoset për shkak të metaleve të rralla tokësore
December 31, 2025
Preteksti i Valdait: Putini i hedh çelësin Trumpit në përpjekjen për paqe
December 31, 2025
Erdogan dhe Putin perseri se bashku: “Midis tyre u vendos…!”
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: E djathta ekstreme fiton zgjedhjet në Austri për herë të parë, sipas rezultateve fillestare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > E djathta ekstreme fiton zgjedhjet në Austri për herë të parë, sipas rezultateve fillestare
Ballina 2Rajon / Botë

E djathta ekstreme fiton zgjedhjet në Austri për herë të parë, sipas rezultateve fillestare

Kosova Times
Last updated: 2024/09/29 at 6:36 PM
Kosova Times Published September 29, 2024
Share
SHARE

Partia e së djathtës ekstreme, Partia e Lirisë (FPO), i ka fituar të dielën zgjedhjet e përgjithshme në Austri për herë të parë, tregojnë rezultatet fillestare.

Rezultatet fillestare i kanë dhënë partisë së udhëhequr nga Herbert Kickl 29.1 për qind të votave, gati tri pikë më shumë se partisë konservatore në pushtet, Partia Popullore Austriake (OVP), e cila thuhet t’i ketë marrë 26.2 për qind të votave.

Megjithatë, FPO-ja ka dështuar ta fitojë shumicën në Parlament për ta formuar vetë Qeverinë e re të Austrisë.

Partia e Lirisë ka qenë në koalicion qeveritar më parë, por partia konservatore ka thënë se nuk do të pranojë të futët në një koalicion qeveritar të udhëhequr nga Kickl.

Rivali kryesor i Kickl, kancelari në largim Karl Nehammer i OVP-së, ka thënë se “është e pamundur të formosh Qeveri me dikë, i cili i adhuron teoritë konspirative”.

Rreth 6.3 milionë austriakë kishin të drejtë vote në një garë të mbizotëruar nga çështjet si, emigracioni dhe azili, si dhe inflacioni e lufta në Ukrainë.

Qendra e votimit u hapën në orën 7:00 dhe u mbyllën në orën 17:00.

Nëse konfirmohet, fitorja e Kicklit mund të jetë e padobishme, pasi 55-vjeçari është figurë polarizuese nën udhëheqjen e të cilit liderët e partisë kanë refuzuar të punojnë.

Ai nuk ka dhënë ndonjë shenjë deri tani se mund të heqë dorë për t’u siguruar që partia e tij ta udhëheqë Qeverinë.

“Çështja është kancelari do emërohet nga radhët e FPO-së”, tha Katherin Stainer-Haemmerle, profesoreshë e shkencave politike në Universitetin Carinthia.

“Nëse ndodh kjo, atëherë më duhet të them se roli i Austrisë në Bashkimin Evropian do të jetë krejtësisht tjetër. Kickl ka thënë shpesh se [kryeministri i Hungarisë] Viktor Orban është shembull për t’u ndjekur për të dhe ai do ta mbajë këtë qëndrim”, shtoi ajo.

Fitorja e FPO-së do ta bëjë Austrinë vendin më të fundit në BE që shënon rritje të mbështetjes për të djathtën ekstreme, pas vendeve si Holanda, Franca dhe Gjermania.

FPO-ja është euroskeptike dhe miqësore ndaj Rusisë, si dhe kritike ndaj islamit dhe është zotuar për rregulla të ashpra ndaj azilkërkuesve.

You Might Also Like

Një qytet i tërë suedez po zhvendoset për shkak të metaleve të rralla tokësore

Preteksti i Valdait: Putini i hedh çelësin Trumpit në përpjekjen për paqe

Erdogan dhe Putin perseri se bashku: “Midis tyre u vendos…!”

Vdekje tronditese ne Serbi: Vdekja e një burri (55) trupi i të cilit u gjet i lidhur në një shtyllë

Ata mbërritën fshehurazi dhe shkaktuan shqetësim të madh në NATO

TAGGED: #Austri, #E djathta ekstreme, #Zgjedhje
Kosova Times September 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

AKK dhe OSBE nisin programin për trajnimin e kuvendeve komunale

Kosova Times Kosova Times December 3, 2025
Nga nesër nis puna në Dhomat e Monitorimit të Zhurmave për gastronominë
Dyshohet së një grua në Obiliq është dhunuar, arrestohet një burrë
DW: Përfaqësuesit e opozitës besojnë se Bjellorusia po krijon një analog të Wagner
Kroacia deporton migrantët në Bosnje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?