By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjykata refuzon kërkesën e minatorëve, reagon Sindikata
October 23, 2025
Osmani: Kosova në NATO dhe BE, jo vetëm aspiratë, interes strategjik
October 23, 2025
BKK nikoqire e takimit rajonal të bibliotekave kombëtare
October 23, 2025
Zbulohen 50 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë, konfiskohen 25% e tyre
October 23, 2025
Rruga “Marin Barleti” në Prizren rikthehet në pamjen historike
October 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Realiteti shqetësues i martesave të hershme në Shqipëri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Realiteti shqetësues i martesave të hershme në Shqipëri
Ballina 2Rajon / Botë

Realiteti shqetësues i martesave të hershme në Shqipëri

Kosova Times
Last updated: 2024/09/29 at 12:15 PM
Kosova Times Published September 29, 2024
Share
SHARE

Në fillim të shtatorit, një 14-vjeçe solli në jetë fëmijën e saj në maternitetin e Korçës në juglindje të Shqipërisë.

Bashkëshorti i saj, 21 vjeç, u arrestua për veprën penale “marrëdhënie seksuale me të mitur”.

E mitura që u bë nënë, i përket komunitetit rom.

Ajo u tha mediave në Shqipëri se është martuar para një viti e gjysmë dhe kërkoi lirimin e bashkëshortit, duke thënë se është personi i vetëm që i sjell të ardhura për rritjen e foshnjës së sapolindur.

Prindërit e së miturës kërkuan, po ashtu, lirimin e 21-vjeçarit dhe thanë se vajza e tyre është martuar me dëshirë.

Nëna e 14-vjeçes u tha mediave se martesa në moshë të hershme është normale në komunitetin e tyre, duke treguar se vetë është martuar që 12 vjeçe.

Me të gjitha konventat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, martesat e hershme konsiderohen dhunë me bazë gjinore dhe shkelje e të drejtave të tyre.

Me ligjin në Shqipëri, martesë mund të lidhë çdo person që e ka kaluar moshën 18 vjeçe.

Megjithatë, gjykata e vendit ku lidhet martesa, “për shkaqe me rëndësi”, mund të lejojë martesë edhe përpara kësaj moshe.

REL-i mori vesh se avokati i bashkëshortit të 14-vjeçes ka kërkuar leje që klienti i tij dhe e mitura të paraqitën në gjykatë për të ligjëruar martesën e tyre.

Çështja e martesave të hershme në Shqipëri përmendet edhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në botë, për vitin 2023.

Aty thuhet se “legjislacioni nuk parashikon masa për të parandaluar martesën e fëmijëve”.

Raporti citon Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve të ketë thënë se “martesa e detyruar ose e hershme nuk është një problem i përhapur në Shqipëri, megjithëse më i zakonshëm në komunitetet rome dhe ballkano-egjiptiane”.

Instituti i statistikave në Shqipëri, Instat, disponon të dhëna për martesat për vitin 2022 dhe, sipas tyre, atë vit janë lidhur mbi 18.000 martesa, por asnjë nën moshën 18-vjeçare.

Emiljano Aliu, drejtues i organizatës “Roma Veritas Albania”, që kontribuon në përfshirjen sociale të romëve dhe lufton kundër diskriminimit të tyre, thotë se martesat e hershme brenda këtij komuniteti nënraportohen ose nuk regjistrohen.

“Ky nuk është rasti i vetëm i martesës në moshë të mitur. Thjesht, u bë publik dhe po merremi me të. Fejesa dhe martesa në moshë të hershme te ky komunitet ka me qindra”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, ato ndodhin për shkak të arsimimit jo të duhur, pasi shumë fëmijë të këtij komuniteti e braktisin shkollën herët.

“Pastaj, mentaliteti, varfëria ekstreme dhe veçimi i këtyre njerëzve”, numëron Aliu si arsye.

“Këto [martesa] ndodhin në disa zona të vendit, në Gjirokastër, Fier, Korçë, Bilisht etj., por ato janë të gjitha lagje të segreguara, lagje periferike të këtyre rretheve”, sipas tij.

Aliu shton se statistikat tregojnë se në ato familje që janë ndërgjegjësuar për arsimimin, nuk ka fejesa apo martesa të hershme.

Statistikat e organizatës së tij tregojnë se, vitin e kaluar, kanë qenë vetëm 20 studentë romë në shkallë vendi.

Ai thotë se arrestimi i bashkëshortit të së miturës 14-vjeçare nuk zgjidh asgjë.

“Jam dakord që duhet zbatuar ligji dhe i riu ka kryer shkelje, por, thjesht, familjes i mungojnë të ardhurat që ai i sillte. Pyetja që lind është: ku ishin institucionet përpara se kjo vajzë ta braktiste shkollën, të fejohej dhe të martohej?”, thotë Aliu.

Institucionet vendore në Korçë dhe as ato qendrore nuk reaguan zyrtarisht për rastin e 14-vjeçares që u bë nënë.

Shqipëria ka hartuar Agjendën Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, si një angazhim të sajin për të përmbushur të drejtat e fëmijëve me një kohështrirje prej vitit 2021 deri më 2026.

Institucionet nuk japin hollësi se si është duke shkuar përmbushja e agjendës, por pranojnë se martesat e hershme nuk raportohen në nivelin e duhur, kryesisht për shkak të pabarazisë gjinore, varfërisë dhe përjashtimit social.

Për Altin Hazizajn, drejtues i organizatës “Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri”, rasti i 14-vjeçares në Korçë është “një ngjarje tipike e shfrytëzimit seksual” dhe “fakt që vajzat dhe gratë në Shqipëri kanë probleme serioze të respektimit të të drejtave të tyre”.

“Por, çfarë shoh unë me shqetësim, është fakti se institucionet janë të paafta që të kuptojnë, të ndjekin gjendjen e fëmijëve, në mënyrë të veçantë të vajzave. Sistemi social e ka për detyrë që çdo fëmijë të jetë i identifikuar, të marrë shërbime, të ndjekë shkollën…”, thotë Hazizaj për Radion Evropa e Lirë.

Të dhëna të unifikuara se sa fëmijë romë ndjekin mësimet nuk ka, por, sipas organizatës “Roma Veritas Albania”, vitin e kaluar, ishin rreth 60-70 romë në arsimin e mesëm të përgjithshëm.

Hazizaj thekson nevojën e më shumë fondeve dhe bashkëpunimeve për parandalimin e martesave të hershme te komunitet pakicë.

“Nuk mund të justifikohet askush duke thënë se martesat e hershme janë traditë te komuniteti rom dhe egjiptian”, sipas tij.

Dukuria, megjithatë, është e përhapur globalisht.

Fondacioni për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) vlerëson se që nga marsi i vitit 2018, në të gjithë botën, diku rreth 21 për qind e grave të reja janë martuar para moshës 18-vjeçare.

Po ashtu, sipas UNICEF-it, 650 milionë gra dhe vajza që janë gjallë sot, janë martuar para moshës 18-vjeçe.

Çdo vit, 12 milionë vajza në të gjithë botën, martohen para moshës 18-vjeçare dhe pritet që 150 milionë vajza të martohen para se t’i mbushin 18 vjet deri në vitin 2030.

You Might Also Like

Biden, Obama dhe republikanët “së bashku” në Cafe Milano në Uashington

Trupat e mijëra ushtarëve të rënë janë kthyer në Ukrainë

Rafineritë më të mëdha të Indisë kanë vendosur të ulin blerjet e naftës nga Rusia në pothuajse zero për shkak të sanksioneve të Trump

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s kritikon aleatët e Kievit

Në Poloni, një shtetas ukrainas u akuzua për spiunazh për Rusinë

TAGGED: #Martesat e hershme, #Shqipëri
Kosova Times September 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Koreja e Veriut do të lëshojë satelitin e parë spiun ushtarak në qershor

Kosova Times Kosova Times May 30, 2023
Kryeministri grek kërkon falje për aksidentin me trena
Është e trishtë po më vretë: Stallone flet për gjendjen e Willis
Ukrainasit përpiqen të shmangin votën për aneksim që shihet si “mashtrim”
Pagat në Gjermani, sa fitoni në Kaufland, Lidl, Dm?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?