By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Amerikanja iku me femiet ne Kroaci per shkak te fundit te botes
January 26, 2026
Një parajsë italiane pa rrugë dhe turistë
January 26, 2026
Ja sa para duhet të keni nëse doni të udhëtoni rreth botës – me anije
January 26, 2026
Republikanët kërkojnë hetim për vrasje
January 26, 2026
Lista serbe: U formua një ekip i posaçëm për të zgjidhur çështjen e Ligjit për të Huajt
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gallant aludon për mundësinë e një ofensive tokësore në Liban
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gallant aludon për mundësinë e një ofensive tokësore në Liban
Ballina 2Rajon / Botë

Gallant aludon për mundësinë e një ofensive tokësore në Liban

Kosova Times
Last updated: 2024/09/30 at 2:17 PM
Kosova Times Published September 30, 2024
Share
SHARE

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, aludoi më 30 shtator se shteti i tij po përgatitet për një ofensivë tokësore në Liban.

Duke folur me trupat e brigadës 188 të armatosur dhe të trupave të këmbësorisë Golani në kufirin verior, Gallant tha:

“Eliminimi i [Hassan] Nasrallahut është një hap shumë i rëndësishëm, por nuk është gjithçka. Ne do të përdorim të gjitha aftësitë që kemi”.

Ai iu referua vrasjes së udhëheqësit të Hezbollahut – grup militant dhe parti politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor – më 27 shtator gjatë sulmeve në periferi të Bejrutit.

Gallant shtoi se “nëse dikush nga ana tjetër nuk e ka kuptuar se çfarë nënkuptojnë aftësitë, do të thotë të gjitha aftësitë dhe ju jeni pjesë e kësaj përpjekjeje”.

Izraeli së fundi ka intensifikuar sulmet në jug të Libanit, por edhe në Bejrut, duke vrarë disa komandantë të lartë të Hezbollahut.

Hezbollahu është organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërkaq Bashkimi Evropian e ka në listë së zezë krahun e tij të armatosur, por jo dhe partinë politike. Partia politike Hezbollah ka ulëse në Parlamentin libanez.

Po ashtu, Hezbollahu ka intensifikuar sulmet me raketa drejt Izraelit, por ushtria izraelite ka thënë se shumica e raketave janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore.

Javën e kaluar, edhe shefi i ushtrisë izraelite aludoi se shteti mund të nisë një operacion tokësor në Liban.

Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr pothuajse në baza ditore përgjatë kufirit mes Izraelit dhe Libanit që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor 2023, mes Izraelit dhe Hamasit.

Ushtria izraelite ka thënë se sulmet e saj në Liban kanë për synim të degradojnë aftësitë e Hezbollahut.

You Might Also Like

Amerikanja iku me femiet ne Kroaci per shkak te fundit te botes

Republikanët kërkojnë hetim për vrasje

Një çerek milioni njerëz që ktheheshin nga fronti nuk mund të gjenin punë

Diplomatëve rusë po u ndalohet lëvizja e lirë brenda BE-së

Interpoli transferoi në Rusi të dhënat e udhëtimit të rusëve që jetojnë jashtë vendit

TAGGED: #Ofensivë tokësore në Liban, #Yoav Gallant
Kosova Times September 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Biden njofton për sanksione të reja kundër Rusisë

Kosova Times Kosova Times February 23, 2024
Frontex: Ulet numri i migrantëve të parregullt që përdorin Ballkanin Perëndimor për të kaluar në BE
Degradon debati në Lezhë, dy persona përleshen me sëpatë
Aksident i rëndë në magjistralen Gjilan-Prishtinë, rrotullohet vetura
Sulmohet fizikisht këshilltari i MPJD-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?