By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tregu evropian i hoteleve 2025: Katër vende përbënin më shumë se gjysmën e të gjitha transaksioneve
October 9, 2025
Spanja thyen rekorde në turizëm në vitin 2025 pavarësisht masave kundër turizmit masiv
October 9, 2025
Dogana sekuestron municion të kontrabanduar në rajonin e Prishtinës
October 9, 2025
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e zyrtarit policor, Shemë Mustafa
October 9, 2025
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite zgjedhja e nënkryetarit nga serbët
October 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Le Pen në gjyq për keqpërdorim të pretenduar të fondeve të BE-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Le Pen në gjyq për keqpërdorim të pretenduar të fondeve të BE-së
Rajon / Botë

Le Pen në gjyq për keqpërdorim të pretenduar të fondeve të BE-së

Kosova Times
Last updated: 2024/09/30 at 2:52 PM
Kosova Times Published September 30, 2024
Share
SHARE

Marine Le Pen, udhëheqësja e partisë së ekstremit të djathtë në Francë, Tubimi Kombëtar (RN), do të paraqitet në gjyq më 30 shtator në Paris, së bashku me 26 persona të tjerë dhe vetë partinë RN, për akuzat për keqpërdorim të fondeve të Bashkimit Evropian.

Pothuajse një dekadë pas fillimit të hetimeve, gjyqi mund t’ia ndalojë Le Pen të mbajë poste publike për deri në 10 vjet shkaku i akuzave, të cilat ajo i mohon.

Le Pen, e cila prej kohësh ka punuar për ta pastruar imazhin e partisë së saj, humbi përballë Emmanuel Macronit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Francës në vitet 2017 dhe 2022. Ajo shihet gjerësisht si një nga favoritet kryesore për zgjedhjet e ardhshme më 2027.

Zyrtarët dhe punonjësit e partisë, ish-deputetë dhe asistentë parlamentarë akuzohen se kanë përdorur paratë e destinuara për punë parlamentare të BE-së për ta paguar stafin që punonte për RN-në, që në atë kohë quhej Fronti Kombëtar.

Parlamenti Evropian e ka vlerësuar dëmin në 3.5 milionë euro.

Ligjvënësve të BE-së u alokohen fonde për të mbuluar shpenzimet, përfshirë asistentët e tyre, por nuk duhet t’i përdorin ato për të financuar aktivitetet partiake.

Shumë parti politike evropiane – veçanërisht ato më të vogla që përfitojnë më pak financim kombëtar – kanë përdorur paratë e BE-së për të punësuar talente premtuese si ndihmës të ligjvënësve të BE-së.

Udhëheqësi aktual i partisë RN, Jordan Bardella, që është gjithashtu anëtar i Parlamentit Evropian, dikur ka punuar në një rol të tillë asistent. Ai nuk është akuzuar për keqpërdorim.

Partia e Marine Le Pen – që është në grupin kryesor të partive euroskeptike dhe nacionaliste në Parlamentin Evropian dhe argumenton për politika nacionaliste në çështje që variojnë nga imigracioni, tregjet e energjisë dhe bujqësia – i mohon akuzat.

Marine Le Pen përballet me akuza si për rolin e saj si udhëheqëse partie, ashtu edhe si një ligjvënëse e BE-së në atë kohë, që thuhet se ka punësuar asistentë fiktivë.

Prokurorët thonë se një tjetër nga të pandehurit, Thierry Legier, në të vërtetë ka punuar si truproje për Le Pen dhe baban e saj, Jean-Marie Le Pen, themeluesin e Frontit Kombëtar, ndërsa merrte një pagë si asistent parlamentar midis viteve 2005 dhe 2012.

Ligjvënësi i RN-së dhe zëdhënësi i partisë, Laurent Jacobelli, i tha Reuters javën e kaluar se Marine Le Pen, tani ligjvënëse në parlamentin francez, nuk është e shqetësuar për gjyqin.

“Ajo e di që ajo për të cilën akuzohemi është një kuptim i ndryshëm, si një parti franceze, i asaj se çfarë është roli i një asistenti, krahasuar me kuptimin e Parlamentit Evropian”, tha ai.

Nëse shpallet fajtore, Le Pen dhe të pandehurit e tjerë mund të përballen me një dënim potencial me burg deri në 10 vjet dhe një gjobë prej një milion eurosh. Përveç kësaj, ata si Le Pen që ishin zyrtarë të zgjedhur në kohën e veprave të dyshuara rrezikojnë të përjashtohen nga postet publik për deri në 10 vjet. Ata që nuk ishin zyrtarë të zgjedhur mund të përjashtohen deri në pesë vjet.

Prokuroria publike e Parisit hapi një hetim në vitin 2016, nxitur nga një raport i presidentit të Parlamentit Evropian drejtuar ministrit të drejtësisë së Francës, i ndjekur nga një hetim policor.

Gjyqi do të zgjasë deri më 27 nëntor.

RN-ja është nën një hetim tjetër paraprak, të nisur në korrik nga prokuroria e Parisit, për financimin e paligjshëm të pretenduar të fushatës së saj presidenciale të vitit 2022.

You Might Also Like

Drecun perhap panik: “Dronët turq në Kosovë mund të jenë përgatitje për një konflikt me forcat tona të sigurisë…”

Reagimi i parë i Presidentit turk Erdogan pas marrëveshjes për t’i dhënë fund luftës…

Momenti kur Rubio i jep Trumpit një shënim në lidhje me marrëveshjen e armëpushimit

Marrëveshja Izrael-Hamas pas dy vitesh lufte

Shtëpia e Bardhë ushtron presion ndërsa dritarja diplomatike mbyllet për shkak të paralajmërimit të Rusisë

TAGGED: #Gjyq, #Marin Le Pen
Kosova Times September 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Presidentja Osmani falënderon ambasadorin bullgar për kontributin në forcimin e marrëdhënieve bilaterale

Kosova Times Kosova Times November 21, 2024
Politikanët e opozitës bënë thirrje për mbështetje për emërimin e Nadezhdin
Berlini planifikon të lejojë ushtrinë të rrëzojë dronët mes tensioneve në Rusi
“Putini nuk do të mbetet i pandëshkuar”
Thirrje japonezëve të bëjnë blerje racionale mes frikës për megatërmet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?