By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
OVL kërkon shkarkimin e Bashës
August 28, 2025
Joaquin Phoenix dhe Brad Pitt do të prodhojnë një film për një vajzë të vrarë nga ushtria izraelite
August 28, 2025
Foto reportazh: Kievi pas sulmit rus
August 28, 2025
Rusia pas sulmit vdekjeprurës në Kiev: Jemi të interesuar për bisedime paqeje
August 28, 2025
BE-ja thërret të dërguarin rus pas dëmtimit të misionit në sulmin në Kiev
August 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA: Izraeli po kryen operacione të kufizuara në Liban
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA: Izraeli po kryen operacione të kufizuara në Liban
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA: Izraeli po kryen operacione të kufizuara në Liban

Kosova Times
Last updated: 2024/09/30 at 9:48 PM
Kosova Times Published September 30, 2024
Share
SHARE

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, tha më 30 shtator se Izraeli ka njoftuar ShBA-në se “është aktualisht duke kryer” disa operacione të kufizuara që kanë në shënjestër Hezbollahun brenda Libanit fqinj.

Hezbollahu është një grup militant dhe një parti politike që kontrollon një pjesë të madhe të Libanit jugor.

“Kjo është ajo që na kanë informuar se janë duke kryer për momentin, operacione të kufizuara që synojnë infrastrukturën e Hezbollahut pranë kufirit”, u tha gazetarëve Miller.

Më herët gjatë ditës, Izraeli paralajmëroi se mund të dërgojë trupa për ta luftuar Hezbollahun, me ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, që deklaroi se “do të përdorim të gjitha mjetet që mund të nevojiten… nga ajri, nga deti dhe në tokë”.

Këto komente u bënë në të njëjtën ditë kur ushtria izraelite shpalli disa pjesë të kufirit të saj verior me Libanin si zonë të mbyllur ushtarake, në një veprim që mund të jetë sinjal për një pushtim tokësor të Libanit.

Urdhri kufizon hyrjen dhe daljen nga komunitetet vetëm për forcat ushtarake. Qytetet përfshijnë Metulan, Misgav Amin dhe Kfar Giladin.

Ky urdhër nuk do të thotë domosdoshmërisht se trupat izraelite do ta pushtojnë Libanin menjëherë, pasi që një zonë mund të shpallet zonë e mbyllura ushtarake, edhe nëse zbulohet ndonjë kërcënim.

Megjithatë, ushtria izraelite ka përforcuar rëndë forcat përgjatë kufirit me Libanin në ditët e fundit, dhe komandantët kanë thënë se janë të gatshëm të dërgojnë forca nëse qeveria jep urdhrin.

Hezbollahu filloi sulme me intensitet të ulët ndaj trupave izraelite një ditë, pasi aleati i tij palestinez, Hamasi – grupi i shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe BE-ja – nisi një sulm të paprecedentë ndaj Izraelit më 7 tetor, që çoi në luftën në Rripin e Gazës.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian ka futur në listën e zezë vetëm krahun e tij të armatosur, por jo partinë politike. Partia politike e Hezbollahut ka vende në parlamentin libanez.

Përplasjet në kufi janë përshkallëzuar shpejt këtë muaj, me Izraelin që ka kryer sulme të shumta në kufi dhe brenda territorit libanez, duke vrarë qindra njerëz, përfshirë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, lëshoi një paralajmërim ndaj Iranit të hënën, vetëm disa ditë pasi një sulm ajror në jug të Bejrutit vrau liderin e grupit libanez Hezbollah, i cili mbështetet nga Teherani.

Netanyahu tha se “nuk ka asnjë vend në Lindjen e Mesme ku Izraeli nuk mund të arrijë”.

Lideri i përkohshëm i Hezbollahut premtoi se grupi do të vazhdojë luftën pas vdekjes së liderit të tij të kahmotshëm, Hassan Nasrallah. Izraeli gjithashtu ka vrarë disa komandantë të tjerë të lartë të grupit në ditët e fundit.

Naim Kassem, në një deklaratë të transmetuar, tha se nëse Izraeli nis një ofensivë tokësore, luftëtarët e Hezbollahut janë të gatshëm. Ai shtoi se komandantët e vrarë tashmë janë zëvendësuar.

Një sulm ajror të hënën në orët e para goditi një ndërtesë banimi në qendër të Bejrutit në atë që ishte hera e parë që kryeqyteti libanez goditet në gati një vit konflikti. Videot tregonin ambulanca dhe turma të mbledhura pranë ndërtesës në një rrugë të frekuentuar tregtare.

Ende nuk është raportuar për përplasje të drejtpërdrejta midis trupave izraelite dhe militantëve të Hezbollahut në Liban. Herën e fundit që këta dy armiq u përfshinë në luftë tokësore ishte gjatë një lufte njëmujore në vitin 2006.

You Might Also Like

Foto reportazh: Kievi pas sulmit rus

Rusia pas sulmit vdekjeprurës në Kiev: Jemi të interesuar për bisedime paqeje

BE-ja thërret të dërguarin rus pas dëmtimit të misionit në sulmin në Kiev

Inteligjenca ukrainase pretendon se një anije e vogël raketore ruse është goditur në Detin Azov

Rasti i spiunazhit: Gjykata sjelle vendim….

TAGGED: #Izrael, #Liban, #Matthew Miller, #ShBA
Kosova Times September 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

87,000 Vende Pune apo Manipulim Masiv? Kryeministri Kurti në Qendër të Skandalit Ekonomik

Kosova Times Kosova Times May 19, 2024
Mirë e kurrqysh hiq!
Rusia vendos veto për zgjatjen e marrëveshjes për dërgimin e ndihmës në Siri
Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën në Fushë Milot, zbardhen detajet e para
Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin ‘Banjska’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?