By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 27 vjet nga protesta studentore kundër regjimit serb në Prishtinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > 27 vjet nga protesta studentore kundër regjimit serb në Prishtinë
Lajme

27 vjet nga protesta studentore kundër regjimit serb në Prishtinë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/01 at 9:32 AM
Kosova Times Published October 1, 2024
Share
SHARE

Sot bëhen 27 vjet nga protesta më e madhe studentore në Kosovë, e mbajtur më 1 tetor të vitit 1997, nën organizimin e Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës (UPSUP).

 

Protestës së atëhershme i prin anëtarët e kryesisë së UPSUP-së, në mesin e të cilëve ishte edhe kryeministri i tanishëm Albin Kurti,  që tani është kryeministër si dhe Bujar Dugolli, Driton Lajqi dhe Muhamet Mavraj. Në krye të protestës ishte edhe rektori i atëhershëm i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci.

Kjo protestë studentore ishte nismëtare e lëvizjes gjithëpopullore kundër regjimit të Slobodan Millosheviqit.

Kosova në atë periudhë ishte e ngulfatur nga regjimi serb dhe studentët ishin ngritur për të kërkuar lirimin e objekteve shkollore, përkatësisht Universitetin e Prishtinës, por kërkesa, sipas organizatorëve në thelb ishte për lirinë e Kosovës.

Bujar Dugolli, profesor universitar, një ndër ish-organizatorët e protestës gjithëpopullore të 1 tetorit të vitit 1997, tha se Lëvizja Studentore ka pasur sukses me protestën e 1 tetorit të ’97-së.

“Ne deshëm të tregonim që në Kosovë mohohet çdo gjë, edhe liria themelore e njeriut që është e garantuar me kartën për liri dhe të drejtat të njeriut të OKB-së, edhe e drejta në arsim në gjuhën shqipe. Lëvizja pat sukses me protestën e 1 tetorit, sepse menjëherë u bë një bum madh i lëvizjes së përgjithshme për liri dhe pavarësi”, deklaroi Dugolli në “Voyage” në RTK.

Një tjetër ish-organizator i asaj proteste, Driton Lajçi, deklaroi se protestat e  ’97 – ’98-së, që zgjaten shtatë muaj, kishin rrjedhën e vet.

“Në Kosovën e viteve ’97-’98 ka pasur disa protesta. Më 1 tetor 1997, më 29 tetor, më 30 dhjetor, më 2 mars, më 9 mars, më 13 mars, më 17 mars dhe më 30 prill. Janë shtatë muaj jo vetëm ndërlidhje, por edhe protagonizëm për lirinë e Kosovës”, tha ai.

“Kërkesat tona dhe organizimi ynë pasurohen dhe zgjerohen. 2 marsi vjen si rrjedhojë e masakrës së Qirezit dhe Likoshanit,  pastaj 9 marsi pas masakrës së Jasharëve. E më 30 prill për herë të parë studentët në Prishtinë brohorasin UÇK para objektit të Fakultetit Teknik”, shtoi Lajçi.

You Might Also Like

Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën

KRM `Pastrimi` njofton qytetarët dhe bizneset për çmimoren e re

Pas Vlorës, Ivanka Trump në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Edi Rama

Kurti në `Shtëpinë e SHBA-së` në Davos diskuton mbi besimin dhe udhëheqjen

Pas lirimit nga burgu serb, Haziri apelon: Mos kaloni përmes Serbisë

Kosova Times October 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Meloni pagoi faturën e italianëve që ikën pa paguar në Berat, pronarja i ruan paratë kujtim

Kosova Times Kosova Times August 19, 2023
Superliga e basketbollit rikthehet me duele interesante
Shefi i personelit të Ministrisë së Mbrojtjes nën Shoigu doli të ishte një milioner dollarësh
Sot luhen tri ndeshje interesante në Superligën e Kosovës
Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen 800 gram heroinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?