By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Strategjia e Serbisë për paqëndrueshmëri të përhershme ne veriun e Kosoves
December 29, 2025
Hamza: PDK ka pritur rezultat më të mirë, nuk i iki përgjegjësisë
December 29, 2025
2025 përmes 30 fotove – Ngjarjet që shënuan vitin e kaluar
December 29, 2025
Rama uron Kurtin: Mandati i konfirmuar të kthehet në mbarësi për Kosovën
December 29, 2025
Ismaili: Rritja ekonomike në 2025 përmbyllet me 3.9 për qind
December 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kina shënon 75 vjetorin e Partisë Komuniste mes sfidave ekonomike dhe të sigurisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kina shënon 75 vjetorin e Partisë Komuniste mes sfidave ekonomike dhe të sigurisë
Rajon / Botë

Kina shënon 75 vjetorin e Partisë Komuniste mes sfidave ekonomike dhe të sigurisë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/01 at 9:06 PM
Kosova Times Published October 1, 2024
Share
SHARE

Kina po shënon 75-vjetorin e qeverisjes së Partisë Komuniste, ndërsa vendi vazhdon të përballet me sfidat ekonomike dhe kërcënimet e sigurisë.

Nuk pati njoftime për festime të martën, përveç një ceremonie të ngritjes së flamurit në sheshin Tiananmen.

Mediat tërësisht të kontrolluara nga shteti transmetuan raporte të vazhdueshme mbi përparimin ekonomik të Kinës dhe qëndrueshmërinë sociale, pa përmendur sfidat që variojnë nga rënia e lindjeve, deri te ndërprerja në zinxhirët e furnizimit, që ka dëmtuar ekonominë e orientuar kryesisht nga eksportet.

Përkujtimore u mbajtën gjithashtu në ish-koloninë britanike të Hong Kongut dhe ish territorin e Portugalisë, Makao, që u vunë sërish nën sovranitetin kinez në fund të viteve 1990, si një tregues kyç i vendosmërisë së Pekinit për të kapërcyer atë që e ka konsideruar “Shekull të Poshtërimit”.

Përgjatë dekadave të fundit, Kina ka organizuar parada ushtarake dhe shfaqje të fuqisë ekonomike të vendit vetëm në fund të 10-vjeçëve, si për 60-vjetorin dhe 70-vjetorin.

Ekonomia e dytë më e madhe në botë është përballur me vështirësi për t’u rimëkëmbur pas pandemisë COVID-19.

Rënia e interesit për pronat preku edhe pjesë të tjera të ekonomisë, nga ndërtimi tek shitjet e pajisjeve shtëpiake. Javën e kaluar, Kina njoftoi një sërë masash për të nxitur ekonominë, mes tyre, uljen e normave të interesit dhe zbutjen e kërkesave për të marrë kredi për shtëpi.

Që nga pandemia, udhëheqësi i partisë dhe kreu i shtetit Xi Jinping, kryesisht i ka shmangur udhëtimet jashtë shtetit ndërsa në politikën e brendshme, ka larguar zyrtarët e lartë të konsideruar si jo mjaftueshëm besnikë, ose të dyshuar për korrupsion.

“Rruga përpara nuk do të jetë e qetë, do të ketë vështirësi dhe pengesa dhe ne mund të hasim sprova të mëdha si erërat e forta dhe detet e trazuara, apo edhe dallgët e stuhishme”, paralajmëroi Presidenti Xi gjatë një banketi në prag të përvjetorit.

“Ne duhet të tregojmë vëmendje dhe kujdes të madh në kohë paqeje, të marrim masa dhe të mbështetemi ngushtë tek e gjithë partia, e gjithë ushtria dhe njerëzit e të gjitha grupeve etnike në të gjithë vendin”, tha ai, duke shtuar se “asnjë vështirësi nuk mund ta ndalë popullin kinez të ecë përpara”.

Ky përvjetor shënohet një kohë që Kina përballet me mosmarrëveshje në rritje me fqinjët, përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut dhe Filipinet për shkak të pretendimeve territoriale dhe marrëdhënieve të tyre të ngushta me rivalin kryesor të Pekinit, Shtetet e Bashkuara.

Komunistët nën drejtimin e Mao Ce Dunit morën pushtetin në vitin 1949 pas një lufte civile me nacionalistët Kuomintang (KMT) të drejtuar nga Chiang Kai-shek, të cilët u larguan dhe e zhvendosën pushtetin ekonomik, politik dhe ushtarak në ishullin të vetëqeverisur të Tajvanit.

Pekini vazhdon të këmbëngulë që Tajvani duhet të aneksohet dhe të jetë nën drejtimin e Partisë Komuniste, me forcë nëse është e nevojshme, ndërsa SHBA-ja ka siguruar armë për të bërë të mundësuar mbrojtjen e tij.

Kina, ndërkohë, është përfshirë në mosmarrëveshje lidhur me pretendimet e saj për pjesën më të madhe të Detit të Kinës Jugore dhe ishujve të pabanuar të kontrolluar nga Japonia, Filipinet, Vietnami dhe vendet e tjera fqinje.

Presidenti Xi e ka kthyer veten praktikisht në udhëheqës të përjetshëm të Kinës, duke i dhënë fund kufijve të mandatit dhe duke zgjeruar pushtetin e tij mbi organet kryesore qeveritare dhe partiake. Kina nuk lejon garë zgjedhore dhe partia ka pothuajse kontroll të plotë mbi mediat që informojnë 1.4 miliardë qytetarët e saj.

You Might Also Like

2025 përmes 30 fotove – Ngjarjet që shënuan vitin e kaluar

Turqi: Policia përleshet me anëtarë të ISIS për orë të tëra në rrugët e Gjalovës – Shtatë oficerë policie të plagosur

Fox News: Putin dhe Zelensky mund të telefonojnë me njëri-tjetrin për herë të parë që nga fillimi i luftës pas bisedimeve me Trump

Zogjtë e Madyarit godasin forcat speciale ruse në Ukrainën e pushtuar, të paktën 120 viktima

Presidenti francez njofton takim historik për të ardhmen e Ukrainës

TAGGED: #75 vjet, #Kinë, #Partia Komuniste
Kosova Times October 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

34 vjet nga mbyllja e dhunshme e RTP-së, Maloku: Ishte i vetmi zë i popullit

Kosova Times Kosova Times July 5, 2024
NATO: Rusia intensifikon sulmet hibride në territoret e vendeve anëtare
Kryetari i bashkisë humb punën, bukëpjekësi e punëson atë
Horoskopi ditor për 12 korrik 2025
Çfarë është inxhinieria e menusë dhe si ta bëni menunë mjetin tuaj më të fortë të shitjeve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?