By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Liderë botërorë reagojnë ndaj ofensivës së Izraelit në Liban
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Liderë botërorë reagojnë ndaj ofensivës së Izraelit në Liban
Ballina 2Rajon / Botë

Liderë botërorë reagojnë ndaj ofensivës së Izraelit në Liban

Kosova Times
Last updated: 2024/10/01 at 5:09 PM
Kosova Times Published October 1, 2024
Share
SHARE

Liderët botërorë i kanë bërë thirrje Izraelit që të shmangë një pushtim të plotë të Libanit, pasi ushtria izraelite tha se kishte nisur operacione tokësore si pjesë e përballjes së saj të fundit me Hezbollahun, grupin militant dhe partinë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.

Dy rivalët e kamotshëm janë përfshirë në përplasje më të vogla që nga shpërthimi i luftës në Gazë, por tensionet janë rritur ndjeshëm javët e fundit, ndërsa Izraeli ka zhvendosur fokusin e tij në kufirin verior dhe ka kryer një sulm në të cilin u vra kreu i Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

Vetë Hezbollahu mohoi që trupat izraelite të kishin kaluar në Liban.

Hezbollahu është e shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja, ndërkaq Bashkimi Evropian e ka futur në listë të zezë krahun e tij ushtarak, por jo edhe partinë politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

Shefi i OKB-së kërkon armëpushim të menjëhershëm

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, bëri thirrje të martën për një armëpushim të menjëhershëm në Liban dhe për respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

“Një luftë e plotë duhet të evitohet në Liban me çdo kusht”, tha Dujarric në një deklaratë, duke shtuar se Guterres foli me kryeministrin e përkohshëm të Libanit, Najib Mikati, më herët gjatë ditës, duke i thënë se OKB-ja ishte e gatshme t’i ndihmonte ata që kishin nevojë.

“Sekretari i Përgjithshëm do të vazhdojë kontaktet e tij, dhe përfaqësuesit e tij në terren gjithashtu do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të qetësuar situatën”, tha Dujarric.

ShBA: Mbështetje e kufizuar

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, deklaroi më 30 shtator se ishte kundër dërgimit të trupave izraelite në Liban, duke shtuar se “duhet të kemi një armëpushim tani”.

Megjithatë, disa orë më vonë, sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, dha mbështetjen e Uashingtonit për
“shkatërrimin e infrastrukturës sulmuese përgjatë kufirit”.

BE: Koha që armët të heshtin dhe të flasë diplomacia

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka përsëritur thirrjet e bllokut evropian për armëpushim të menjëhershëm dhe u ka kërkuar të dyja palëve të “tregohen të pëmbajtur në interes të de-përshkallëzimit të situatës”.

“Armët duhet të heshten tani dhe zëri i diplomacisë duhet të flasë dhe të dëgjohet nga të gjithë”, thuhet në deklaratën e shefit të politikës së jashtme të BE-së.

Borrell shprehu keqardhje për dëmet e shkaktuara tashmë në Liban dhe për numrin e madh të personave të zhvendosur nga shtëpitë e tyre në Liban dhe Izrael.

“Gjuajtja e raketave që Hezbollahu ka lëshuar në territorin izraelit që nga 8 tetori duhet të ndalet. Sovraniteti i Izraelit dhe Libanit duhet të garantohet. Çdo ndërhyrje ushtarake e mëtejshme do ta përkeqësonte ndjeshëm situatën”, shtoi Borrell.

Irani: S’do të dërgojë trupa në mbështetje të Hezbollahut

Edhe pse mbështetësi kryesor i Hezbollahut, Irani, kishte premtuar “shkatërrimin” e Izraelit për vrasjen e liderit të grupit militant, Nasrallah, Teherani tha se nuk do të dërgonte trupa në Liban.

“Nuk ka nevojë të dërgohen forca shtesë apo vullnetare të Republikës Islamike të Iranit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Nasser Kanani.

E njëjta gjë u tha edhe për Gazën, ku Izraeli është përfshirë në luftë me Hamasin — grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe BE-ja, që gjithashtu mbështetet nga Teherani — që nga sulmi në Izrael më 7 tetor.

Rusia: Izraeli të tërhiqet nga Libani

Rusia, që ka lidhje të ngushta me Iranin, bëri thirrje që Izraeli “të ndalojë menjëherë armiqësitë, të tërheqë trupat nga territori libanez dhe të angazhohet në një kërkim të vërtetë për zgjidhje paqësore të konfliktit në Lindjen e Mesme”.

“Ne shprehim solidaritetin tonë me udhëheqjen dhe popullin e Libanit miqësor, i cili është përballur me agresion të armatosur”, tha Ministria e Jashtme ruse.

Kina: Thellësisht e shqetësuar

Pas njoftimit të Izraelit, Kina tha se ishte “thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin” dhe kundërshtonte “shkeljet e sovranitetit, sigurisë dhe integritetit territorial të Libanit”.

Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme, Kina gjithashtu paralajmëroi kundër “veprimeve që përshkallëzojnë konfliktet dhe çojnë në një përkeqësim të mëtejshëm të situatës rajonale”.

Turqia: Ofensiva e Izraelit, përpjekje për pushtim të paligjshëm

Si kritik i shpeshtë i sulmeve të Izraelit ndaj Libanit dhe sjelljes së shtetit izraelit gjatë luftës në Gazë, Turqia dënoi ofensivën tokësore të Izraelit si një “përpjekje të paligjshme pushtimi”.

“Ky sulm duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe ushtarët izraelitë duhet të tërhiqen nga territori libanez”, tha Ministria e Jashtme turke.

“Të gjitha shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, veçanërisht OKB-ja, duhet tëandalojnë Izraelin pa humbur më shumë kohë”, tha presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili shtoi se Izraeli mund ta synojë edhe Turqinë.

You Might Also Like

Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë

Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse

WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë

Uashington D.C. përgatitet për paradën ushtarake historike të ushtrisë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

TAGGED: #Izrael, #Liban, #Ofensiva tokësore
Kosova Times October 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1

Qeveria “po e fsheh të vërtetën” për raportet me ShBA-në

Kosova Times Kosova Times February 16, 2024
Rita Ora shkëlqen nën gjoksin e saj ndërsa zbulon një tatuazh të ri
Pa marrë Serbia përgjegjësinë dhe pa pranuar fajin për të gjitha veprimet kundër Kosovës, vazhdimi i dialogut është tërësisht i pakuptimtë
Dramë në qiellin rus.Sapo goditi mes krahëve të avionit, kamera regjistroi gjithçka (VIDEO)
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?